“Atdheu mbi të gjitha”/ Koncerti që bashkoi artistët dhe publikun në Pogradec
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Pogradeci është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e motoristëve nga Shqipëria dhe rajoni. Moto Fest Pogradec ka çelur siparin e aktiviteteve me një mbrëmje festive në qendër të qytetit, ku motorët, muzika rock dhe atmosfera e krijuar nga qindra pjesëmarrës kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Aktiviteti, i organizuar nga Moto Club Pogradeci, synon jo vetëm të bashkojë komunitetin e motoristëve, por edhe të promovojë qytetin liqenor si një destinacion turistik dhe mikpritës për vizitorët vendas e të huaj.
Organizatori i Moto Fest Pogradec, Dritan Hoxha, thotë se aktiviteti synon të promovojë Pogradecin përmes pasionit për motorët, ndërsa thekson se kulmi i festivalit pritet një ditë më vonë, me pjesëmarrjen e rreth 1000 motoristëve nga Shqipëria dhe disa vende të Europës. Sipas tij, veç atmosferës festive, eventi do të shoqërohet edhe me një nismë humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara.

“Ne sot në Pogradec organizuam një festë me çunat e motorave, me Moto Club Pogradecin. Siç e kam thënë dhe më përpara, promovimi më i mirë që mund t’i bëhet një qyteti janë motorat. Edhe siç e shikoni dhe sot sheshi është plot. Por neve festën më të madhe e kemi nesër në datën 18, ku presim të vijnë rreth 1000 motorista nga shtete të ndryshme të Ballkanit, Italisë, Gjermanisë dhe tre kamionë me ndihma që po i përcjellin për qytetin e Pogradecit, për invalidët edhe personat me aftësi të kufizuara. Sot ne e kishim për qytetarët e Pogradecit, që të kënaqeshin, të shijonin me muzikë live, muzikë rock. Kemi marrë një DJ që luan me video, edhe po ta shikoni, çfarë kënge luan ai, ajo jepet në LED Ëall. Unë i shikoj që janë shumë njerëz, janë shumë të kënaqur. Shpresoj që të shkojë gjithçka mbarë."
Qindra motorë të llojeve të ndryshme u ekspozuan në sheshin e qytetit, duke tërhequr veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët, të cilët shfrytëzuan rastin për të parë nga afër modelet e ndryshme dhe për t’u njohur me kulturën e motoristëve. Përveç paradës së motorëve, organizatorët kishin menduar edhe aktivitete argëtuese, muzikë live dhe performanca artistike që e kthyen mbrëmjen në një festë të hapur për të gjithë.
Moto Fest po zhvillohet për të disatin vit radhazi dhe sipas organizatorëve, interesi po rritet nga viti në vit. Këtë vit pjesëmarrësit nuk vijnë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, duke e kthyer aktivitetin në një ngjarje me përmasa ndërkombëtare.

“Për mua është viti i parë që marr pjesë në këtë event. Unë jam ndër nismëtarët e këtij grupi, por ne kemi marrë në mënyrë individuale pjesë me disa motora motokros para 10-12 vitesh. Unë kam emigruar kaq e aq vite tani në Los Angeles dhe duke parë dëshirën e gjithë shokëve të mi që kemi parë disa motora shumë shumë ndryshe nga tani, jam bërë unë pjesë e këtij grupi dhe kam sjellë dhe motorin tim nga Amerika njëkohësisht dhe këtë vit jam bërë anëtar me të drejta të plota e këtij grupi. Dhe po e shijojmë shumë këtë event që është shumë i bukur dhe besoj çdo vit të ngelet si traditë dhe të inspirojë të rinjtë e të rejat për ta zhvilluar këtë sport sepse është diçka që, në qoftë se do liri në këtë botë, merr një motor. Po si jo, ka shumë të apasionuar pas motorëve në Pogradec. Ka shumë, shumë, shumë. Po thjesht duhet të jemi ne që t’i motivojmë e t’i inspirojmë. Si i inspirojmë? Mënyra më e mirë është që duke bërë këto lloj eventesh dhe të jetë sa më bukur, duke u gërshetuar me muzikë rock edhe njëkohësisht me dëshirën për të bërë gjëra të bukura", tha Artur Berberi.
Pjesë e festivalit janë bërë edhe motoristë nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët prej vitesh ndjekin aktivitete të tilla. Për ta, motori nuk është thjesht një mjet transporti, por një pasion që krijon miqësi të reja dhe lidh njerëz me të njëjtat interesa. Shumë prej tyre kanë udhëtuar qindra kilometra për të qenë pjesë e këtij takimi në Pogradec.

Elona: “Atëherë, ne vijmë nga Durrësi.”
Eno: “Unë jam nga Tirana.”
Elona: “Por bashkëpunojmë në Tiranë.”
Eno: “Jemi shokë nga motoklubet e ndryshme.”
Elona: “Jashtë mase shumë, sepse është i vetmi event që mbledh njerëz nga të gjitha anët e botës, dhe jo vetëm motoristë.”
Eno: “Kam 21 vite me motorin.”
Elona: “Me shkëputje, 6-7 vite. Adrenalina nuk shpjegohet, përjetohet.”
Eno: “Do të duhet një natë, do të ulemi një natë dimri. Deri tani super, urime çunave, kanë bërë një gjë të bukur. Nesër pritet që të jetë akoma më e bukur, do na bashkohen shumë vëllezër e motra motoristë të tjerë.”
Atmosfera festive ka vijuar deri në orët e mbrëmjes me performanca muzikore dhe argëtim për pjesëmarrësit. Organizatorët kanë zgjedhur që këtë vit programi artistik të ndërthuret me kulturën e motoristëve, duke sjellë në skenë artistë të njohur dhe muzikë rock, një zhanër që tradicionalisht shoqëron eventet e këtij komuniteti. Këngëtari Rubin Kaso, i ftuar në festival, vlerësoi organizimin dhe mikpritjen e qytetit të Pogradecit, duke e cilësuar aktivitetin si një nga ngjarjet më të bukura të sezonit veror.

“Po ndihem shumë shumë mirë. Me shishqebap, birrën s’e kam marrë akoma, po do ta marr së shpejti. Më thënë të drejtën është organizim i mirëfilltë, shumë i bukur, i organizuar në detaje. Besoj që do të kënaqemi sonte me muzikë rock, rock & roll, pop-rock, everything. Pogradeci, me thënë të drejtën, është një nga qytetet që unë e kam shumë për zemër. Përveçse ka liqenin që është i mrekullueshëm, njerëzit shumë të dashur, edhe shumë detaje të tjera që s’po më kujtohen tani, po sa herë vij në Pogradec kaloj mirë.”
Dita e dytë e Moto Fest Pogradec pritet të jetë edhe më e ngarkuar me aktivitete, ku sipas organizatorëve do të mbërrijnë rreth 1000 motoristë nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera europiane. Parada e motorëve në rrugët e qytetit, koncertet dhe aktivitetet sociale do të jenë pjesë e programit, ndërsa Pogradeci pritet të mirëpresë një nga grumbullimet më të mëdha të komunitetit të motoristëve të zhvilluara ndonjëherë në juglindje të vendit./ CNA
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Në Kolonjë turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sa...
Edicioni i nëntë i MIK Festival ka çelur siparin në Korçë,...
Pedonalja e qytetit të Bilishtit u mbush me atmosferë fest...
Zhurma karakteristike e motorëve, flamujt e klubeve nga Sh...
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë është ndezur ...
Korça do të jetë një nga destinacionet më të gjalla kulturor...
Prej orës 10:00 të paradites së kësaj të premteje, në vijë...
Një stuhi e fortë pasditen e djeshme me reshje intensive s...
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sist...
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...