Banorët e Vërdovës kundër projektit për lumin në Unazë/ Kërkojnë sistemim të shtratit dhe ruajtjen e urave
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sist...
Një stuhi e fortë pasditen e djeshme me reshje intensive shiu dhe breshëri ka lënë pas dëme të konsiderueshme në fushat bujqësore të fshatit Orman në Bashkinë Maliq. Fermerët thonë se fenomeni atmosferik, i cili zgjati rreth gjysmë ore, ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave, kryesisht grurin, por edhe qepën, elbin dhe jonxhën.
Në parcelat e mbjella, pamja është e njëjtë. Bimët janë rrëzuar në tokë, ndërsa fermerët shprehen se një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të pritshëm është humbur. Për ta, kjo është një nga stuhitë më të forta të viteve të fundit, me pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë e familjeve që jetojnë nga bujqësia.
“Ishin reshje të papara, ishte stuhi. Kujt i thonë stuhi. Unë isha këtu dhe nuk hyja dot në shtëpi. Djali ishte në parcelë kur më mori në telefon. Zgjati mbi 25-30 minuta. Shi dhe breshër i paparë. Grurin e dëmtoi shumë. Qepën e ka çarë, të gjithë gjethen e qepës. Kemi frikë se hyn kalbëzimi tani dhe na e dëmton shumë”, tha një banor.
Fermerët tregojnë se dëmet janë të mëdha edhe për shkak të sipërfaqeve të konsiderueshme që kanë mbjellë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të bërë një vlerësim të dëmeve dhe për të parë mundësinë e një mbështetjeje financiare.
“Ne kemi sipërfaqe të madhe, kemi goxha dëm, po s’kemi ku ankohemi, kujt t’i ankohemi? Nuk na merr përsipër asnjë. Më ka ndodhur edhe më parë, para disa vitesh, na regjistruan me procesverbal, por nuk na ndihmoi njeri. Specialistët duhet të përcaktojnë përqindjen e dëmit, sepse varet nga varieteti”, u shpreh fermeri.
Një nga shqetësimet kryesore të fermerëve është gruri, i cili ndodhet në fazën përpara korrjes. Sipas tyre, breshëri ka rrëzuar kallinjtë dhe ka ulur ndjeshëm pritshmëritë për prodhimin.
“Ra breshër dhe e ka gjysmuar, iku gruri njëherë, mbaroi. Edhe jonxha që ishte e korrur pothuajse e thatë, edhe ajo mbaroi. Çfarë prodhimi do të marrim? Ajo ra përtokë, është gati për t’u mbjellë për vitin tjetër. Mbështetje kërkojnë të gjithë ata që kanë grurë, sidomos ata që kanë hektarë shumë”, tha njëri prej fermerëve.
Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që zona përballet me dëme nga fenomenet ekstreme të motit, por këtë vit situata paraqitet më problematike. Ata thonë se reshjet e forta janë përsëritur dy herë brenda një periudhe të shkurtër.
“Zgjati gati 30 minuta. Dëme më shumë në grurë ka bërë. Grurë dhe perime. S’ka bërë asnjë vit si sivjet. Ka ndodhur edhe herë të tjera, por pak. Këtu u bënë dy herë që ka rënë. Ra para 10 ditësh dhe ja edhe mbrëmë”, u shpreh fermeri.
Për disa fermerë, humbjet janë të konsiderueshme dhe ata thonë se nga prodhimi që prisnin të merrnin këtë sezon, mund të mbetet vetëm një pjesë e vogël.
“Unë i thashë edhe një kushëririt tim: korre grurin atë që është dhe lëre të mbijë për mot. Nuk marrim prodhim këtë vit. Mund të marrë 10%. Do të merrte 50-60 kuintalë, do të marrë 5 kuintalë grurë. Aq do të marrë, më shumë s’merr”, tha fermeri.
Edhe kulturat e tjera bujqësore nuk kanë shpëtuar nga dëmet. Fermerët tregojnë se breshëri ka prekur elbin, jonxhën dhe kulturat e tjera të mbjella në zonë.
“Bëri tërë fushat, i rrëzoi poshtë të gjitha, edhe elbin. Mua më janë dëmtuar gruri dhe elbi. Kisha 13 dynym grurë dhe 7 dynym e gjysmë elb. Dëm i madh është bërë. Çfarë të marrësh? Asgjë, vetëm për bagëti”, deklaron fermeri.
Banorët e Ormanit kërkojnë që institucionet vendore të dalin në terren dhe të verifikojnë situatën. Ata thonë se shumë familje në fshat varen nga prodhimi bujqësor dhe se një vit i keq mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e tyre.
“Gruri ka rënë pothuajse 50-60% për tokë. Ka shumë që kanë mbjellë patate dhe u janë dëmtuar edhe kulturat e tjera. Ka shumë fermerë të dëmtuar. Nga bisedat që kemi bërë sot me banorët, dëmet janë goxha të mëdha”, u shpreh një tjetër fermer.
Në një zonë ku bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave, fermerët e Ormanit thonë se pasojat e stuhisë do të ndihen gjatë gjithë sezonit. Ata presin tashmë një vlerësim zyrtar të dëmeve dhe një reagim nga institucionet për të përballuar humbjet e shkaktuara nga moti i keq./CNA
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sist...
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...