Tensione në Kuvend/ Rama largohet nga salla, revoltohet opozita
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...

Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një tjetër goditje në kulturën e misrit. Pas përmbytjeve të muajve të kaluar, dhjetëra hektarë tokë janë prekur nga një dëmtues i njohur si “krimbi i rrënjës”, duke shkaktuar tharjen e bimëve dhe humbje të prodhimit. Në parcelat e fermerit Petrit Ymeri, dëmi është i dukshëm.
Nga 9 hektarë misër të mbjellë, ai thotë se më shumë se 70% e sipërfaqes është dëmtuar, ndërsa investimi i bërë prej tij rrezikon të humbasë tërësisht.
“Këto janë situata që përsëriten ka nja 6-7 vjet. Njëherë nga thatësira, njëherë nga lagështira e tepërt. Këtë vit ka hyrë një krimb, ngaqë u përmbyt toka dhe ka marrë një infeksion të rëndë. Ia ka ngrënë rrënjën misrit dhe tani bie, thahet, nuk nxjerr kallinj. Është i mbaruar i gjithi. Unë kam 9 hektarë. Kostoja shkon rreth 13-14 milionë lekë. Dëmi deri tani llogaritet mbi 70%. Kemi njoftuar edhe strukturat e bujqësisë, erdhën e panë, por nuk ka shumë mundësi për ta luftuar. Kërkojmë ndihmën e shtetit, të na thonë çfarë të përdorim dhe si të veprojmë”, tha fermeri.
Ymeri thotë se përmbytjet kanë krijuar kushtet për zhvillimin e infeksioneve në tokë. Për shkak të qëndrimit të gjatë të ujit, sipërfaqet nuk kanë pasur kohën e nevojshme për t’u tharë dhe për t’u përgatitur para mbjelljes.
“Toka duhet të punohej dhe të rrinte pak kohë, të merrte diellin. Ne e korrëm në prill se kishte qëndruar e përmbytur, misri u kalb dhe infeksioni mbeti brenda. Pastaj brenda pak ditësh u bë plugimi, frezimi dhe mbjellja. Detyrimisht do të ketë këto probleme”, u shpreh Ymeri.
E njëjta situatë është edhe për fermerë të tjerë në këtë zonë. Fermerja Bike Ymeri thotë se ka mbjellë rreth 17 dynymë misër, por këtë vit nuk pret të marrë prodhim.
“Krimbi i ka rënë. Këtë vit nuk marrim prodhim, shikojeni vetë si është. Dëmtimi mendoj se ka ardhur nga përmbytja dhe kanalet. Nuk ka ndodhur më parë. Më parë na ka rënë miza, e kemi bërë me ilaç, por raste të tilla nuk kemi pasur. Këto janë të ardhurat tona. Djali ka katër fëmijë, këtu e mbajmë familjen. Unë jam 77 vjeç dhe gjithë jetën kam punuar. Si mos të më vijë keq për mundin”, tha fermerja.
Nga strukturat e bujqësisë në Bashkinë Maliq bëjnë me dije se rreth 50 hektarë janë prekur nga ky dëmtues. Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një vatër që shfaqet periodikisht, rreth një herë në katër vite, ndërsa dëmi i shkaktuar në bimë është i pakthyeshëm. Specialistët shpjegojnë se larva dëmton sistemin rrënjor të misrit dhe më pas kalon në fazën e fluturës, duke shkaktuar dëmtime edhe në pjesën e sipërme të bimës.
Lufta ndaj këtij dëmtuesi kërkon ndërhyrje me preparate të posaçme, ku një nga mënyrat më efikase është përdorimi i dronëve për shpërndarjen e ilaçit në parcelat ku makineritë nuk mund të futen.
Sipas tyre, kostoja e ndërhyrjes me dron është rreth 650 lekë për dynym. Fermerët e Maliqit kërkojnë ndërhyrje dhe mbështetje konkrete, pasi kjo është një tjetër humbje pas dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Për shumë prej tyre, misri është burimi kryesor i të ardhurave dhe ushqimit për familjet, ndërsa një sezon i humbur përkthehet në vështirësi të mëdha ekonomike./CNA
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...