Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...

Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon” të Pogradecit u zhvillua koncerti “Atdheu mbi të gjitha”, një aktivitet artistik që solli në skenë këngët më të njohura të traditës shqiptare nga të gjitha trevat. Artistë të njohur interpretuan repertorin e tyre në një atmosferë festive, duke përcjellë mesazhe për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe muzikës shqiptare.
Artisti nga Struga, Selami Kolonja, u shpreh se koncerti në Pogradec ishte një përjetim i veçantë, ndërsa vlerësoi mikpritjen e publikut dhe organizimin e Bashkisë Pogradec. Ai theksoi se pas koncertit të zhvilluar një natë më parë në Strugë, edhe publiku pogradecar e priti me shumë dashuri repertorin që përfshinte këngë nga jugu në veri i Shqipërisë. Sipas tij, muzika shqiptare duhet të vazhdojë të dëgjohet në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

"Kënaqësi e jashtëzakonshme që të performosh sonte në një atmosferë kaq të mrekullueshme në Pogradecin e Lasgushit dhe të Mitrush Kutelit, të dy poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe e shfrytëzoj momentin dhe rastin që të falënderoj bashkinë për ftesën që na bëri, për mundësinë që na dha për realizimin e këtij koncerti. Ne mbrëmë performuam në Strugë, morëm një dashuri ndryshe, dhe sonte morëm një dashuri ndryshe. Përzgjodhëm një mori këngësh nga jugu në veri dhe u vure re që nga publiku pogradecar dhe gjithë ata mysafirë dhe të ftuar, turistë që ishin, u vure re që ne e morëm atë dashuri dhe dhamë shumë dashuri. Kështu që le të dëgjohet kënga e bukur shqipe në të gjitha sheshet tona, kudo që jetojnë shqiptarët."

Tenori Kastriot Tusha tha se koncerti është pjesë e një turi artistik me këngë nga të gjitha krahinat shqiptare, ndërsa finalja me këngën “Nën një flamur të pandarë” mbart një simbolikë të veçantë. Ai vlerësoi publikun pogradecar për respektin ndaj artistëve dhe falënderoi organizatorët për ftesën, duke kujtuar se edhe koncerti i zhvilluar një natë më parë në Strugë ishte pritur me të njëjtin entuziazëm.
"Është vazhdimësi e koncerteve me këtë program të bukur nga Shqipëria. Këngë të veriut, të jugut, të Shqipërisë së Mesme, por edhe fillimi me këngët pothuajse dhe sidomos finalen e kemi me këngën 'Nën një flamur të pandarë'. Është kënaqësi të vish në Pogradec. Ju falënderoj shumë që na bëni pjesë të eventit, të gëzimit veror. Unë shikoj që publiku është i mrekullueshëm si gjithmonë, di t'i presë dhe respektojë artistët. Një falënderim për organizatorët, kryetarin dhe shpresojmë që jemi në vazhdimësi të koncertit që besoj publiku do të mbetet i kënaqur. Mbrëmë ishim në Strugë dhe me një atmosferë festive, kishin ardhur shumë emigrantë si sonte këtu, në sheshin e Strugës, buzë Drinit, me një pritje dhe duartrokitje të mrekullueshme."
Këngëtarja Enkelejda Arifi u shpreh se mbeti e impresionuar nga natyra, mikpritja dhe atmosfera që krijoi publiku në Pogradec. Ajo theksoi se grupi artistik përfaqëson treva të ndryshme shqiptare dhe synon të promovojë kulturën, traditat dhe muzikën popullore në çdo vend ku performon. Pas Pogradecit, artistët do të vijojnë turneun me koncerte në Gjilan dhe më pas në Dibër të Madhe.

"Unë u ndjeva shumë këndshëm. E para e punës nga natyra e bukur, nga mikpritja, nga interesi i qytetarëve. Sigurisht, gjatë performancës u duartrokit shumë, por dhe u kërcye shumë dhe njerëzit u kënaqën shumë. Po, domethënë vetë grupi ynë është formuar i tillë. Domethënë ka një përfaqësim gjeografik, historik të mbarë Shqipërisë. Mendoj që përpiqemi të përcjellim muzikën, kulturën dhe traditat e trevave tona kudo që shkojmë. Ndalesa e radhës do të jetë Gjilani në Kosovë, dhe më pas do të jemi në Dibër të Madhe."
Këngëtari Hysni Alushi tha se pjesëmarrja e madhe e të rinjve dhe duartrokitjet e publikut ishin shpërblimi më i bukur për artistët. Ai zbuloi se kishte interpretuar një këngë të orkestruar posaçërisht në stilin pogradecar, si një homazh për qytetin. Në fund, Alushi përcolli një mesazh për ruajtjen e traditës, identitetit kombëtar dhe këngës shqiptare, duke e cilësuar atë një pasuri që duhet trashëguar brez pas brezi.

"Edhe pse ndikoi sporti, po unë pashë sonte që kishte plot të rinj edhe një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, shumë të bukur, shumë të ngrohtë. Duartrokitjet nuk na munguan, ajo ishte dhurata më e bukur për ne. Po, unë kam orkestruar një këngë në stilin e Pogradecit edhe e kisha kënaqësi ta këndoja sot në Pogradec. Atë e kam bërë enkas për këtë zonë. Jemi në sezon, vijmë nga mbrëmë që ishim në Strugë, edhe atje ishte një koncert madhështor, një ambient shumë shumë i ngrohtë, shumë i bukur dhe i këndshëm. Ishim nga ana tjetër e liqenit edhe erdhëm këtej liqenit në fakt, dy qytetet e mrekullueshme. Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare, ju uroj mos ta harrojmë traditën, të ruajmë shqiptarinë tonë, të ruajmë këngët tona të bukura shqiptare. Janë me të vërtetë shumë të bukura."
Koncerti “Atdheu mbi të gjitha” mblodhi në sheshin “Odeon” qytetarë, pushues dhe turistë, të cilët shoqëruan me duartrokitje dhe këngë interpretimet e artistëve. Mbrëmja u kthye në një festë të muzikës shqiptare, duke përcjellë mesazhin e bashkimit përmes artit dhe traditës, në një prej destinacioneve më të frekuentuara të sezonit veror./ CNA
Në Kolonjë turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sa...
Edicioni i nëntë i MIK Festival ka çelur siparin në Korçë,...
Pedonalja e qytetit të Bilishtit u mbush me atmosferë fest...
Zhurma karakteristike e motorëve, flamujt e klubeve nga Sh...
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë është ndezur ...
Korça do të jetë një nga destinacionet më të gjalla kulturor...
Prej orës 10:00 të paradites së kësaj të premteje, në vijë...
Një stuhi e fortë pasditen e djeshme me reshje intensive s...
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sist...
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...