Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministin Edi Rama në lidhje me deklaratat që ky i fundit bëri për vrasjen e 14-vjeçarit.
Berisha tha në protestën e përnatshme të mbështetësve të tij se nuk duhet fajësuar askush tjetër për këtë ngjarje përveç kreut të qeverisë.
Ai deklaroi se Rama është gjeneratori i bullizmit në Shqipëri dhe personi që ka promovuar bullistët.
“Sot Edi Rama në një dalje para mediave shpërndau vrer kundër opozitës, kundër gazetarëve dhe mediave, kundër rrejteve sociale dhe nuk gjeti përgjegjësinë më të vogël në narkoshtetin e tij. Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës.
Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit. Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat.
Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se, kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty.
A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat.
Atëherë ku ke fytyrë të dalësh ti mor, të akuzosh opozitën në parlament, të akuzosh mediat, por a e din ti mor, a e di apo jo që mediat shkuan tek rrahjet e fundit të Martin Canit, para se të shkonte policia jote e krimit.
A e di ti se ato kamera, ato media ishin aty para se të shkonte shërbimi i ambulancës i yti. Çke ti me mediat, ti meriton çdo epitet, por unë nuk e prish gojën sonte sepse po flas për shpirtin e një engjëlli që nuk është më.
Edi Rama, po si mund të flasësh ti për shkollë dhe për nxënës, kur i ke vërshuar shkollat dhe nxënësit me drogë. Kush e mbolli Shqipërinë e anë e kënd kanabis. Por kujt ja thua ti, ti je mitra e krimit. Edi Rama kur fle me krimin, zgjohesh me vrasjen. Po, po. Ti çdo natë, ti fle me krimin, ndaj dhe zgjohesh me vrasjet”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një tjetër denoncim që...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka dërguar n...
Ish-presidenti Bamir Topi kritikoi kryeministrin Edi R...
Kryeministri Edi Rama, disa javë pasi ka emëruar drejt...
Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli, ndodh...
Lëvizja Shpreson e avokatit Altin Goxhaj ka bërë një draft...
Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë konsultim...
Prej tre ditësh, i madh dhe i vogël është tronditur nga vr...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një mesazh kri...
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes ...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për media ka rea...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me tensione dhe...
Është ndërprerë mbledhja në Këshillin e Mandateve për shka...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me tensione dhe...
Sot mbushen 11 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e So...
Sekretari për Çështjet Vendore në PD, Ylli Asllani, në një...
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve për mand...
Ditën e sotme partitë politike në vend gjatë një takimi me...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...