Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Prej tre ditësh, i madh dhe i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjeçar me thikë nga një adoleshent tjetër.
E gjithë dinamika e tragjedisë nxjerr në pah kërcënimin permanent me të cilin jetojnë të gjithë familjet që rrisnin fëmijë në botën e sotme ku rrjetet sociale dhe posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët tanë qysh në moshat më të vogla.
Autoritetit i prindërve dhe i mësuesve, si dhe të gjitha përpjekjet tona në familje apo në shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen orë e çast nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, asnjë stimul pozitiv në mbështetje të këtyre përpjekjeve dhe ku jo vetëm edukimit, por deri dhe shëndeti mendor i më të vegjëlve, i adoleshentëve vihen seriozisht në pikëpyetje.
Këto janë të vërteta të thjeshta me të cilat nuk është e vështirë të biem të gjithë dakord si prindër apo si qytetar dëshmitar të shoqërisë të kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona, por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por ende pa asnjë rezultat domethënës.
Ndërkohë çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve ndaj ekraneve të smartphone-ve bëhet gjithmonë e më i papërballueshëm edhe brenda vetë mureve të shtëpisë.
Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm.
Faktikisht janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku aktualisht po tentohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të të gjithë fëmijëve deri në 16 vjeç, deri te Franca e cila po diskuton vendosjen si kusht të aprovimit të prindërve për hapjen e një llogarie online nën 15 vjeç apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos lejohen të hapin llogari online dhe së fundmi ku kufi është rritur në 16 vjeç. Po përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur me këto nisma, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë të cilët nuk është vendi t’i shtjellojmë këtu sot.
Tani, dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme në Europë apo përtej Europës, mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët, ndërkohë që stimujt e dhunës dhe rastet e bullizmit në botën online të fëmijëve dhe të adoleshentëve, vetëm rriten apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik-Tok-ut e pse jo, të SnapChat-it në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për një diskutim të gjerë me të gjithë komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por e përsëris, kompleks në përmbajtjen dhe në zgjidhjen e vet.
Nga ana tjetër siç e kam lajmëruar në vigjilje të vitit shkollor kur së bashku me ministrat e Arsimit dhe të Rendit kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë, jemi duke punuar intensivisht për projektin e ngritjes së një sistemi të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase në kuadrin e sistemit të ri kombëtar të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të rrugëve të qyteteve tona.
Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara ku ky sistem është realizuar me një sukses të jashtëzakonshëm në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate absolutisht mbresëlënës në rritjen e sigurisë dhe të uljes së bullizmit nëpër shkolla.
Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit me mbështetjen e fondit të Abu Dhabit, dhe së shpejti do ta prezantojmë publikisht projektin dhe do të nisim punën për zbatimin e tij, të cilën synojmë ta përmbyllim plotësisht, hap pas hapi në harkun e 20 muajve, ndërkohë që hap pas hapi shkollat duhet të fillojnë të pajisen me këtë sistem.
Prej disa vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar po ashtu sanksionet lidhur me shkeljet e këtij rregulli të përgjithshëm, ndërkohë që vendosja e punonjësve të sigurisë dhe psikologëve në shkollat tona kanë sjellë një sërë rezultate pozitive të cilat padyshim do të thellohen shumë ndjeshëm me futjen e syve të teknologjisë në mbikëqyrjen e perimetrit të çdo shkollë dhe madje të çdo klase ku praktikisht prindërit do mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijët e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre.
Në mbyllje, dua të nënvizoj se tragjedia e nxënësit 14 vjeçar, e familjes së tij dhe e komunitetit të shkollës Fan Noli është shumë e madhe për tu futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudo elite politike dhe mediatike e cila përditë, përnatë devijon çdo interes kombëtar e publik, çdo problem apo ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi e tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet e për biznes me ndjenjat dhe me hallet e popullit.
Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe si qytetarë për të kuptuar se gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vetë të frontit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda mureve të shkollës dhe shtrihet kudo ku zhvillohet jeta e fëmijëve tan, përfshirë dhe ekranet e televizorëve ku shumica dërrmuese e atyre që derdhin lot krokodili për Shqipërinë dhe për popullin janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe herë pas here dhe nxitës të hapur të dhunës duke përfshirë dhe vet sallën e Parlamentit të Shqipërisë që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitjeje e gjuhës së dhunës.
I siguroj të gjithë prindërit se personalisht unë jam shumë i vetëdijshëm, plotësisht i angazhuar që në pjesën time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë së bashku me ta të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur në tërësi cilësinë e sigurisë së tyre.
Pres me padurim rezultatet e këshillimit të gjerë me komunitetet e prindërve, lidhur me qasjen që duhet të zgjidhim së bashku ndaj Tik-Tok-ut, SnapChat-it apo të dyve bashkë sepse nga të gjitha hulumtimet tona, janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri dhe pastaj në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me një përgjigje sa më efektive./ CNA
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një mesazh kri...
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka deklar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes ...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për media ka rea...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me tensione dhe...
Është ndërprerë mbledhja në Këshillin e Mandateve për shka...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me tensione dhe...
Sot mbushen 11 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e So...
Sekretari për Çështjet Vendore në PD, Ylli Asllani, në një...
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve për mand...
Ditën e sotme partitë politike në vend gjatë një takimi me...
Mund të duket e pabesueshme, por socialistët kanë zgje...
Presidenti i Republikes, Bajram Begaj nis sot konsulti...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për he...
Deputetët votuan mbrëmjen e kësaj të marte në Kuvend për p...
Ministri Niko Peleshi "shigjetoi" opozitën gjatë disku...
Një debat është zhvilluar në seancën plenare mes deputetit...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në protestën p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...