Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar për rritjen e çmimeve të ushqimeve pas publikimit të të dhënave nga INSTAT të indeksit të çmimeve për muajin korrik.
Sipas tij, kjo që po ndodh në Shqipëri është kriminale sepse në bursë prej më shumë se dy muaj çmimet kanë pësuar një rënie të lehtë duke përfshirë karburantet dhe produktet e shportës.
Sula i bën thirrje Prokurorisë, Policinë së shtetit (sektorin e Krimit Ekonomik) që të jenë vigjilent e të mos lejojnë grosistët e mbështetur nga pushtetarët në qeveri e Parlament që t’i pinë gjakun qytetarëve.
“Të gjithë duhet të dalin në protestë, jo për liderët e partive por kundër qeverisë dhe kundër arrogancës së Kryeministrit që dëgjon vetëm thirrjet e oligarkëve për më shumë para pa derdhur djersë”, shkruan Sula.
POSTIMI I PLOTË
????Çmimet e ushqimeve bazë nuk ndalen, vazhdon rritja.
Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë nuk ndalet. Instituti i Statistikave ka publikuar sot indeksin çmimeve për muajin Korrik të këtij viti ku vërehet një trend rritës i produkteve bazë. Kjo do të thotë se qytetarët përballen çdo ditë dhe duhet të shtojnë lekë më shumë për të blerë të njëjtën sasi buke, veze, vaji, djathi etj. 7.5 % më shtrenjtë kanë blerë qytetarët gjate korrikut krahasuar me një vit më parë. Por rritje nuk ka vetëm në krahasim me një vit më parë, shqetësim ngelet se çmimet rriten edhe krahasuar me muajin paraardhës.
Kjo që po ndodh në Shqipëri është kriminale sepse në bursë prej më shumë se dy muaj çmimet kanë pësuar një rënie të lehtë duke përfshirë karburantet dhe produktet e shportës. Por këtu nuk kemi të bëjmë me ulje, por rritje të vazhdueshme. Unë inkurajoj Prokurorinë, Policinë e shtetit (sektorin e Krimit Ekonomik) që të jenë vigjilent e të mos lejojnë grosistët e mbështetur nga pushtetarët në qeveri e Parlament që t’i pinë gjakun qytetarëve.
Ndërkohë ka një mospërfillje totale nga ana e “Sulltanit” i cili ka marrë pushimet e gjata dhe as që e vendos ujin në zjarr për qytetarët. Prej shumë muajsh çdo statistikë tregon se xhepat e qytetarëve janë boshatisur e pos shkojnë në zgrip. Unë, ne deputetët dhe mediat i kanë dhënë zë shqetësimeve të tyre por, “Sulltani” i ka jashtë radarit qytetarët sepse ai kujdeset për oligarkët që t’u jap tendera korruptivë, të ndaj paratë me ta dhe më pas me akt normativë tu japë edhe më shumë para. Ndërkohë për qytetarët nuk heq taksën e qarkullimit te nafta. Nuk e bën TVSH 6% për ushqimet e shportës. Nuk subvencionon materialet bujqësore që të nxisë prodhimin vendas. Për hallexhinjtë, kryeministri është 2 metër i gjatë dhe nuk arrin t’i dëgjojë hallet e tyre.
Është faji i Ramës që qytetarët shpenzojnë vetëm për të blerë bukë dhe s’kanë para për produkte të tjera. Është faji i kreut të qeverisë dhe politikave të tija shpopulluese që 4 në 10 emigrantë të jashtëligjshëm që hynë në Angli, janë shqiptarë.
Kjo mazhorancë e ka bërë “baltë”, e ka kaluar cakun ndaj qytetarët duhet të ngrihen e t’ia tregojnë se nuk mund të shkelen me këmbë nga një qeveri arrogante. Të gjithë duhet të dalin në protestë, jo për liderët e partive por kundër qeverisë dhe kundër arrogancës së Kryeministrit që dëgjon vetëm thirrjet e oligarkëve për më shumë para pa derdhur djersë./CNA.al

Ministri Niko Peleshi ka informuar qytetarët në lidhje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë me disa kërkesa sot dr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për si...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka zbuluar sot me n...
Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për të marrë p...
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) organ...
Gazetari Mentor Kikia, ka renditur disa pika ku tregon...
Raporti i DASH ka treguar edhe një herë se korrupsioni...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cil...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, në një ko...
Monika Kryemadhi ka publikuar dosjet e dërguara në SPA...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,Tedi Blus...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përsërit veten th...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e r...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një deklarate për...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...