Zbulohet shifra/ KQZ shpërndan fondet për partitë politike
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se ...
Nga Njësia Administrative e Shëngjergjit, ku takoi banorë të kësaj zone, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas edhe për ta. Banorët e Shëngjergjit sot e paguajnë 2 mijë lekë të vjetër biletën e autobusit për të shkuar në Tiranë.
“Ka premtuar tren elektrik dhe e ka çuar mashtrimin në atë pikë, tha: duke qenë se ka problemin e ajrit të ndotur në Tiranë, se ju këtu nuk e keni, por Tirana e ka shumë te qendra, tha; kur të jetë brenda qytetit treni elektrik do të punojë me energji elektrike dhe sapo të lërë Tiranën, për të shkuar në Vorë, në Durrës apo në aeroport, ka për të punuar me karburant. Ju jeni zona më e largët në raport me qendrën e qytetit, zona, e cila për transportin urban, për autobusin, korrigjojeni nëse jam gabim, paguani 2 mijë lekë të vjetër. A bini dakord sikur pas 14 majit ta keni pa pagesë. A e ndihmon zonën ky premtim? A e dini se për buxhetin e bashkisë kjo nuk është asnjë gjë, është vetëm çështje vullneti. Kështu që këtë lehtësi unë ua premtoj se do ta bëjë realitet pas 14 majit. Autobusi Shëngjergj-Kinostudio do të jetë pa lekë. Për këtë u jap fjalën”, - u shpreh Këlliçi.
Një tjetër problematikë që hasin banorët e zonave rurale, janë dhe procedurat burokratike për marrjen e lejeve në bashki, sa herë u duhet të kryejnë riparime në banesat e tyre. Pas 14 majit, sipas Belind Këlliçit, do të ketë lehtësira për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë riparime apo investime në pronat e tyre.
“U garantoj se do të keni lehtësira të padiskutueshme në të gjithë procesin e riparimit të shtëpive, apo të ndërhyrjeve që bëni për shtëpiat tuaja, për pronat tuaja private. Sigurisht ne si forcë e djathtë e kemi të shenjtë pronën dhe e respektojmë pa diskutim. Kjo është një lehtësi që u prek të gjithëve drejtpërdrejtë”, - u shpreh Këlliçi.
Rrugët e brendshme rurale, janë një tjetër angazhim që do të ketë Belind Këlliçi pas 14 majit, për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e Shëngjergjit.
“Ato para që ne do të destinojmë në Njësinë Administrative këtu në Shëngjergj, që edhe administratorin do ta zgjidhni ju vetë, kë doni ju t'ju përfaqësojë, pjesën kryesore, pjesën më të rëndësishme të buxhetit ne do t`ia dedikojmë për rregullimin, sistemimin e rrugëve të brendshme në Shëngjergj, sepse ka një nevojë urgjente aty”, - u shpreh Këlliçi.
Para banorëve të kësaj njësie, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi edhe paketën fiskale, e cila prek banorët e zonave rurale me heqjen apo reduktimin e disa taksave dhe tarifave vendore, përfshirë taksën për tokën.
“Kam premtuar në paketën time të uljes së taksave dhe tarifave, diçka që ju u prek drejtpërdrejt, përveç reduktimit të taksës së arsimit që është një taksë që ka shkuar dëm, ka mbledhur 41 milionë euro nuk ka bërë një shkollë, përveç uljes së taksave me 30% dhe përgjysmimit të tarifës me 50% të tarifës së pastrim gjelbërimit edhe të hapësirës publike, ka një premtim që juve u prek drejtpërdrejtë është taksa zero për tokën bujqësore për pjesën që i përket bashkisë”.
Belind Këlliçi u shpreh para banorëve se me ndryshimin e administratorit të Njësisë Administrative, do të ketë edhe menaxhim të mirë të situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.
“Premtimi i fundit, sigurisht këtu ka një problem edhe me menaxhimin e situatës me ujin e pijshëm, me punonjësit e të gjitha. Ajo është një çështje që rregullohet fare thjeshtë përmes administratorit të ri që do të jetë në njësinë administrative, kjo çështje merr drejtim fare thjeshtë”, - u shpreh kandidati i opozitës.
Duke prekur plagën e madhe të shpopullimit dhe largimit të të rinjve nga vendi, Belind Këlliçi u shpreh se do të punojë pas 14 majit, që në Tiranë dhe zonat rurale të rikthehen të rinjtë dhe familjet që kanë ikur gjatë këtyre viteve.
“Unë do të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim, në fuqinë time, që të bëj të mundur që këtu të rikthehen sa më shumë të rinj e të reja apo qytetarë burra e gra, që kanë shkuar jashtë dhe sytë i kanë nga vendi i tyre, nga Shqipëria, nga Tirana”, - u shpreh Belind Këlliçi.
Banorët e Shëngjergjit kanë mirëpritur programin e Belind Këlliçit, duke u shprehur se ai do të ndihmojë në cilësinë e jetës. Gjithashtu, banorë të Shëngjergjit, u shprehën se ndihen të persekutuar nga pushteti aktual vendor, aq sa shpesh i shohin me përbuzje për shkak të bindjeve të tyre politike.
“Programi për mua është shumë domethënës. Do të rrisë shpresën, do t'i detyrojë njerëzit të shtojnë bagëti, sipas programit që keni për shtimin e subvencionit, qoftë për bujqësinë, qoftë për blegtorinë, që ky vend të marrë frymë dhe të mos ikin të rinjtë. Këtu te ne do të rikthehen të rinjtë, fëmijët tanë, vëllezërit tanë, sikur ke ardhur ti apo do të vazhdojnë të ikin sikur kanë ikur. Nga ky fshat e dimë se kush është me ne dhe se kush është me Veliajn. Në fshat vazhdon lufta e klasave, në qytet nuk ndihet. Ne jemi të persekutuar përpara pushtetit vendor, sa dalim ne na shikojnë me përbuzje. Njerëzit që janë jo të pasur një pjesë, që janë me asistencë, këtu para fushatës qëllojnë fusin në punë njerëz tre veta, katër veta, të një shtëpie, ata rrehen me 50 mijë lekë”, - u shprehën banorët e Shëngjergjit./CNA.al
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se ...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, në...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statis...
Kreu i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se nj...
Analisti Andi Bushati ka komentuar hap[jen e fushatës ...
Gazetari Arian Çani ka “zbërthyer” mbrëmjen e sotme st...
Kryeministri Edi Rama ironizoi kandidatin e opozitës për T...
Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale për zgj...
Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme Kryesin...
Pas hapjes së fushatës elektorale në sheshin “Skënderb...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Partisë Demokratike të vulës, Roland Bejko...
Agron Gjekmarkaj, njeriu që u katapultua si nënkryetar...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boç...
Kryeministri Edi Rama “mburri” kryebashkiakun e Tiranë...
Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën me sulme kundrejt ...
Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” opozitën nga shesh...
Partia Socialiste pasi përfundoi mbledhjen me kryesinë ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...