“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, në një deklaratë për mediat në selinë blu, është shprehur se do të ketë një kallëzim ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sa u përket deklaratave të tij për mbjelljen e 1 milion pemëve.
Sipas Kalasë, ky është një refren mashtrimi dhe propagande që vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë.
Për këtë arsye, Kalaja thotë se i janë drejtuar me një shkresë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:
1. Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e në vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?
2. Sa është sasia e fidanëve të mbjellë nga shtator 2015 e vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?
3. Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?
4. Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilët janë hapat e marrë nga ju për zëvendësimin e pemëve të prera?
5. Cila është mënyra e prokurimit të pemëve dekorative të mbjella në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?
Në fund ajo i bën thirrje SPAK-ut të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar.
DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARES SË KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA
Më datë 26 mars kryetari i Bashkisë Tiranë, deklaroi se mbolli pemën e 1 miliontë në territorin e Tiranës.
Edhe sipas faqes zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë mbjellë 1 milion pemë në territorin e Tiranës.
Këtë refren mashtrimi dhe propagande vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë.
Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të bashkisë, Veliaj do kishte filluar të mbillte pemë, atij do t'i duhej të mbillte 342 pemë në ditë:
1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë
Për këtë arsye, përveç faktit se po përgatisim një kallëzim penal ndaj Veliajt dhe mashtruesve të tjerë rreth tij, ne i jemi drejtuar me një shkresë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:
1. Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?
2. Sa është sasia e fidanëve të mbjellë nga shtatori 2015 e në vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?
3. Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?
4. Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilat janë hapat e marrë nga ju për zëvendësimin e pemëve të prera?
5. Cila është mënyra e prokuriomit të pemëve dekorative të mbjella në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?
Nga investigimi i rastit në fjalë, pa hyrë në arsyetimin e ekspertëve të fushës, se nuk del sipërfaqja e Tiranës për këtë sasi pemësh, na rezulton se jo vetëm nuk janë mbjellë 1 milion pemë, por me vendim të Këshillit Bashkiak është hequr sipërfaqja prej 1,442 m2 nga fondi pyjor publik, e shtrirë në ngastrën pyjore 43/a, të ekonomisë pyjore Krrabë-Gurrë, në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Sipas VKB-së Nr. 138, datë 23.12.2022, ngarkohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për zbatimin e këtij vendimi, por nuk na sqarohet se:
1. Pse kjo sipërfaqe e konsiderueshme hiqet nga fondi pyjor publik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe sa pemë përfshin kjo sipërfaqe?
2. Kujt i kalon në pronësi ky fond pyjor dhe cili do të jetë destinacioni i mëtejshëm i tij?
3. Cilat janë arsyet e këtij vendimi dhe sa vendime janë marrë me të njëjtin objekt?
Nëse bën një kontroll të thelluar të vendimeve të Këshillit Bashkiak me këtë objekt, gjen me qindra të tilla që lidhen me pronën publike dhe me këtë rast.
I bëjmë thirrje SPAK-ut të vrasë frikën ndaj kryebashkiakut të Tiranës e të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar.
Faktet dhe veprat penale janë aty. Mjafton që SPAK-u të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe që paguhen mjaftueshëm.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statis...
Kreu i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se nj...
Analisti Andi Bushati ka komentuar hap[jen e fushatës ...
Gazetari Arian Çani ka “zbërthyer” mbrëmjen e sotme st...
Kryeministri Edi Rama ironizoi kandidatin e opozitës për T...
Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale për zgj...
Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme Kryesin...
Pas hapjes së fushatës elektorale në sheshin “Skënderb...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Partisë Demokratike të vulës, Roland Bejko...
Agron Gjekmarkaj, njeriu që u katapultua si nënkryetar...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boç...
Kryeministri Edi Rama “mburri” kryebashkiakun e Tiranë...
Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën me sulme kundrejt ...
Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” opozitën nga shesh...
Partia Socialiste pasi përfundoi mbledhjen me kryesinë ësh...
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, G...
Mëngjesin e sotëm shpërtheu një sasi eksplozivi që i i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...