FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Kreu i PL–së, Ilir Meta, në një intervistë për radion britanike "LBC", ka folur largimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Sipas tij ikja e shqiptarëve është për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk duhet të provojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike, pasi gjithçka po ndodh për faj të qeverisjes së tij të korruptuar.
“Autoritet britanike të jenë fleksibël, pasi një pjesë e të rinjve minorenë mund të jenë viktimave të rrjetit të trafikantëve”, ka paralajmëruar Meta në intervistë.
Të gjitha deklaratat e tij, përveçse politike, nuk kanë asnjë grimcë shqetësimi. Pasi Ilir Meta ka qenë mbi 30 vite në çdo karrige pushteti dhe është fajtor sa qeverisja e tanishme. Ndërsa të rinjtë shqiptarë dergjen kampeve dhe ujrave të Lamanshit, fëmijët e Metës, udhëtojnë mes luksit me avion për në Britaninë e madhe.
Intervista e plotë:

Meta: Ikja e shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës
Përse po ikin shqiptarët?
Meta: Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend.
Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi.
Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?
Meta: Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.
Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.
Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend.
Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.
Meta: Kryeministri Rama të mos provokojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike, situata për shkak të qeverisë së tij të korruptuar
Por a mendoni atëherë se autoritetet britanike duhet të pranojnë kërkesat për azil të të rinjve shqiptarë, nisur nga rrethanat që po përshkruani?
Meta: Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike, sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar dhe së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, sepse jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe.
Pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil?
Meta: Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare, në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar për arsye politike nga qeveria shqiptare.
Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokra
Meta: Autoritetet britanike të jenë fleksibël, një pjesë e të rinjve minorenë, viktima të rrjetit të trafikantëve dhe keqqeverisjes në Shqipëri
Por ka shqiptarë që kthehen në Shqipëri nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga Franca, nga e gjithë Evropa, kërkesat e të cilëve për azil kanë dështuar. A mendoni se qeveria britanike duhet të lejojë që ata shqiptarë që presin përpunimin e kërkesave për azil në Britani, a mendoni se duhet të lejohen të qëndrojnë e punojnë në Britani?
Meta: Do të doja që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të tregojnë fleksibilitetin maksimal, sepse gjithashtu nuk duhet të harrojmë se shumë prej tyre janë nën 16 vjeç dhe është shumë e rëndësishme të tregohet fleksibilitet dhe maturi. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga vendi.
Gjithsesi, qeveria gjermane, franceze, spanjolle, a është në të drejtat e saj që t'i kthejë të gjithë ata shqiptarë që kanë dështuar kërkesat për azil?
Meta: Ne nuk mund t'i dënojmë autoritetet e huaja pse ato përpiqen të zbatojnë legjislacionin e tyre, por dëshirojmë të shohim trajtim të barabartë dhe pa diskriminime për të gjithë këta shqiptarë të pashpresë, që rrezikojnë jetën duke marrë gomonet për të kaluar La Mansh.
Por a mendoni se shqiptarët diskriminohen nga qeveria britanike?
Meta: Nga autoritetet britanike do të doja të bënin maksimumin, të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë, që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve, të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre dhe përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën, edhe duke kaluar La Mansh me gomone./CNA.al
Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, ka prezantuar kand...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar një deklaratë të fo...
“Çfarë do të ndodhë pas 12 nëntorit?” Kjo ishte një nga p...
“Pa diskutim 'Ballkani i Hapur' është i vdekur”. Kështu ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka premtuar sot, se vota e 14 ...
Kreu i PD-së , Sali Berisha, ka shuar përfundimisht shpres...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se shkaku themelor i ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qy...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka dalë me një thirrje në rrjete...
Gjatë fushatës në Lushnje, kryeministri Edi Rama, një ditë...
Gerti Bogdani, kandidati inceneratorëve në primaret e ...
Belind Këlliçi, kandidati i primareve të PD-së për Bas...
Kandidati i primareve në Partinë Demokratike për Tiran...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ‘ka larë duart si pilati’ du...
Enkelejd Alibeaj ka vijuar me misionin e përçarjes së ...
Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare pë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i përfolur dh...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Aleksandër Bibera, ka koment...
Analisti Lorenc Vangjeli ka hedhur dritë mbi planet e kreu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...