Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ka krijuar tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ngjela thotë se arrestimi i Fredi Belerit po “tregon sot forcën e Shqipërisë kundër terroristëve të Greqisë dhe vetë politikës skizofrenike të Greqisë”.
Ai shprehet se SPAK nuk duhet të bëjë asnjë lëshim, pasi pretendon se Beleri është terrorist aktiv, kriminel i dënuar në Shqipëri dhe në Greqi dhe pjesëmarrës në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në kufi.
Avokati deklaron se çështja Beleri nuk është një çështje e thjeshtë, ndërsa i quan mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës injorantë.
Ngjela shkruan në rrjetet sociale se grekët nuk kanë zënë mend, pasi thekson se fillimisht duhet të kesh mend.
Analiza e plotë:
Çështja Beleri është një çështje serioze që ka të bëjë me personalitetin e kombit shqiptar.
Arrestimi i tij, po tregon sot forcën e Shqipërisë kundër terroristëve të Greqisë dhe vetë politikës skizofrenike të Greqisë me të ashtuquajturin Vorip-Epir.
Prandaj...
I.
SPAK nuk duhet të bëjë asnjë lëshim, sepse Beleri është një terrorist aktiv, kriminal i dënuar në Shqipëri dhe në Greqi, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në kufi, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg.
Bashkë me një parti që se njeh askush në Shqipëri, ky person ka dashur të krijojë pështjellim në Himarë, por duke përfituar nga antikombtarizmi Berisha që e ka quajtur Himarën zonë minoritare, në një kohë që dihet që Himara është kryeqendra e Labërisë, kanë dashur të abuzojnë, por që SPAK më në fund u theu hundët.
Zotërinj, Epir grek as ka pasur në shekuj dhe as që ka edhe tani. Epiri është Shqipëri e kulluar. Dhe, bashkë me të, edhe Çamëria që ndodhet brenda tij.
E pra, Epiri është Shqipëri që nga koha e Piros së Madh e deri tani, pa ndërprerje. Të gjitha të tjerat janë trillime dashakeqe kundër shqiptarizmit, dhe falsifikime historike kundër Arbërisë dhe Shqipërisë nga qarqet e reaksionit grek por edhe të qeverive greke, që janë trembur tani me zhvillimin dhe personalitetin historik të Shqipërisë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
II.
Por...
Është gjuha shqipe që i ka mbrojtur me gjak shqiptarët që, pikërisht sot, ka sjellë kohën e re të shqiptarizmit të madh në histori. Etnia shqiptare në Gadishullin Ilirik tani është në suksesin e saj drejt njohjes reale të të gjithë historisë së Shqipërisë.
Pavarësia e Kosovës sigurisht që do të pasohet në ngritjen e tharmit shqiptar në të gjithë Gadishullin Ilirik.
Por, gjysma e tij, nga Janina e deri në Prevezë, është pushtim i Greqisë njëlloj sikurse ka qenë edhe pushtimi i Kosovës nga Serbia.
Ja pra, këtu fillon dhe e ka shkakun e vet edhe reaksioni i sotëm i Greqisë kundër etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Dhe, pikërisht në këtë gjendje, reaksioni banal grek, hyn edhe çështja Beleri.
Turp për Greqinë dhe politikën greke që me një ndjenjë fëminore, mendon të shuajë historinë e madhe të Shqipërisë në vijën historike të saj: ilirë, arbër dhe shqiptarë, si vijimësi heroike dhe e pandërprerë në histori. Historia, kur ka dalë në të vërtetën e saj, ka shembur perandori dhe diktatura e tirani, njëra pas tjetrës.
Përfundimisht...
Kush e mendon se çështja Beleri është një çështje e thjeshtë duhet ta kuptojë se: ose është naiv, ose është kundër Shqipërisë.
Është terroristi që sulmoi postën kufitare të Peshkopisë në 10 prill 1994, dhe pas kësaj çfarë nuk ka bërë me antishqiptarizmin e tij kriminal që, në thelb të të gjithë asaj që ka si motiv të bëjë, është futur në një hulli kriminale për të arritur një gjë të pamundur: Himarën.
Por Greqia që i shtyn këta injorantë, është mirë që ta shfletojë historinë për ta kujtuar edhe një herë forcën e madhe të Shqipërisë së Jugut: Gjirokastër, Vlorë, Himarë.
Tani mori fund...
Po Athina, a ka zënë mend?
Që të zësh mend në çështje të tilla me pamundësi arritjeje, duhe që, së pari, të kesh mend.
Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e 4 shtator...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka fol...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet nga gazeta...
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, e ka të qartë se ...
“Hiq Lenën dhe vër Prenën”. Kështu i ka ironizuar kreu i P...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë preza...
Oerd Bylykbashi, deputeti i PD-së së Sali Berishës, gj...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se ajo që ka n...
Deputeti Dash Sula është penduar për mbështetjen që i ...
Një batutë e bërë nga kryeministri Edi Rama në Forumin...
KQZ rrëzoi kërkesën e Sali Berishës dhe regjistroi si ...
Analisti Artur Zheji ka bërë një analizë për zhvillime...
Lulzim Basha, i cili më 2 shtator mbajti mbledhjen e K...
Avokati Spartak Ngjela analizoi gjuhën e kryeministrit...
Lulzim Basha është parë duke festuar me alkool në shoq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezolutën mbështetëse...
Partitë Popullore Evropiane kanë hartuar një rezulotë me k...
Këtë të martë të 5 shtatorit bëhen plot 7 vite nga shenjtë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të thirrur nga...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...