Basha nuk tërhiqet nga misioni i përçarjes/ Hedh hapin e radhës
Lulzim Basha, i cili më 2 shtator mbajti mbledhjen e K...

Analisti Artur Zheji ka bërë një analizë për zhvillimet e fundit në frontin opozitar, ku Gazment Bardhi ka nisur bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Zheji e ka paralelizuar situatën mes Bardhi dhe Berishës me përrallën e ujkut dhe kecave. Ai deklaron se Berisha, duke parë ambicien e fshehur të Bardhit, e ushqeu me vëmendje.
Sipas tij, këtë gjë ish-kryeministri e bëri për të blerë kohë dhe keca për të shtuar vathën dhe për të lënë në vetmi të plotë parlamentare Lulzim Bashën.
Analisti thekson se Bardhi është një kec që ëndërron të bëhet ujk, ndërsa Ujku i vërtetë e di mirë, se ujk bëhet vetëm një këlysh ujku.
Analiza e plotë:
Ndërkohë që Rama mbaroi punë me operacionet kirurgjikale në qeverinë e tij, duke ndërruar ministra e ministresha, Gaz Bardhi, një virtuoz i paparë i politikës së re, kish filluar negociatat me Berishën.
Në të vërtetë deri ca kohë më parë, Bardhi njihej si një zbulim, apo si një shpikje e Lulzim Bashës dhe deri ca muaj më parë, Berisha dhe zgjatimet e tij politike apo mediatike, ishin të pamëshirshëm me dyshen Basha-Bardhi. Por edhe Bardhi, ja zbardhte faqen Bashës, duke ja nxirë Berishës me topa balte euroatlantike dhe akuza zymtake.
Mirëpo ndërkohë që Lulzim Basha, u dorëhoq si pasojë e mospërballimit të trysnisë, gjërat ndryshuan, ditë pas dite dhe një embrion i fshehur ambicioz në zemër të Bardhit, u rrit dhe u bë burrë. Berisha, në mënyrë dhelpërore e nuhati nga larg këtë ambicie dhe filloi ta vadisë e ta ushqejë me vëmendje, me mënyrën e tij të sprovuar shumë herë dhe me shumëkënd.
Shumëkush me pak mend në kokë, e kupton pa folur se çfarë mendon në intimitetin e tij mendor Sali Berisha për Bardhin dhe Gështenjën: ai i konsideron ata dhe kush u shkon pas, si lajthi të lajthitura. Mirëpo ay, Berisha ka nevojë edhe për ata në ditët sotme, ndonëse dikur do ti kish shtypur dhe zvoshkur nga lëvozhgat e tyre cipëholla, por sot nuk mundet.
Sot Berisha ka nevojë edhe për ata.
Kanë filluar negociatat ndërmjet tyre. Ky është lajm! E çfarë mund të negociojnë ata sot?
Çfarë fuqie ka Bardhi apo Gështenja & Co, që duken përpara Berishës si kecat që i ngrenë gishtin tregues Ujkut të murmë? Po Berisha ka nevojë të blejë kohë dhe të blejë keca për të shtuar vathën dhe për të lënë në vetmi të plotë parlamentare Lulzim Bashën. Çfarë bajgërie kanë lëshuar ndaj njeri tjetrit, i shplan koha dhe i aromatizon nevoja.
Saliu e di që këta “të rinjtë”, janë intelektualisht shumë inferior në lidhje me Bashën, por e kapërcejnë Lulzim Bashën në ambicie. Saliu e di mirë se ata, nuk e duan fare atë, por se Saliu ju duhet atyre, duke shpresuar që kanë të bëjnë me një lider të përkohshëm dhe më pas do të shqyhen për trashëgiminë e partisë.
Kecat ëndërojnë të bëhen ujqër, ndërsa Ujku i vërtetë e di mirë, se ujk bëhet vetëm një këlysh ujku dhe kështu Saliu ua bën më të lehtë ëndërimin dhe i lëkund në djepin e ambicieve të tyre. Sepse Saliu ka axhendë tjetër, ai kërkon pushtetin absolut të kryeopozitarit, ndërsa këta ëndërimtarët që hedhin valle në gojë të ujkut, mendojnë se do bëjnë karierë mbi kurrizin e tij.
Dhe në këtë lojë sugjestive, Saliut i marrin të keqen dhe nuk ja hedhin dot.
Kjo është edhe arsyeja sepse Rama, ndërsa mbante fjalimin e vet në asamblenë e socialistëve, ku vetëm ai foli dhe të tjerët vetëm dëgjuan në mënyrë shembullore, ishte i qetë dhe madje foli mjaft mirë për SPAK-un.
Të vetmen opozitë që ka sot korrupsioni, sepse përralla e ujkut dhe kecave, në krahun tjetër, dihet si përfundon.
Gjithmon Ujku i ha kecat dhe e kundërta nuk ka ndodhur kurrë. Për sa kohë të ecë përpara shpalosja dhe rrëfimi i kësaj përralle, Rama do flasë dhe socialistët do dëgjojnë të etur se çfarë do të ndodhë në 2030…/ CNA
Lulzim Basha, i cili më 2 shtator mbajti mbledhjen e K...
Avokati Spartak Ngjela analizoi gjuhën e kryeministrit...
Lulzim Basha është parë duke festuar me alkool në shoq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezolutën mbështetëse...
Partitë Popullore Evropiane kanë hartuar një rezulotë me k...
Këtë të martë të 5 shtatorit bëhen plot 7 vite nga shenjtë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të thirrur nga...
Ndryshimet në qeverinë shqiptare vijnë kur në këto 2 v...
Ish-kryeministri Sali Berisha e quan "Mr.Babëzia" Arbjan M...
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Partis...
Gazetari Arian Çani ka folur mbrëmjen e sotme për ndry...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet...
Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga gazetarët më pr...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizur ndryshimet në kabinet...
Këtë të hënë është arrestuar në Francë i shumëkërkuari...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Part...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në kabine...
Edi Rama e ka dorëzuar sot me duart e veta Olta Xhaçkën në...
Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...