
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar, të paralajmëruara prej disa javësh. Mes ministrave të larguar është edhe Frida Krifca.
Frida Krifca u emërua ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në shtator të 2021-it.
Ajo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama vetëm disa javë pasi BE pezulloi fondet për bujqësinë.
Lajmi asokohe u konfirmua nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, i cili tha se Komisioni Evropian kishte pezulluar rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.
Kjo masë erdhi si rrjedhojë e hetimeve për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II në Shqipëri.
"Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.
Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.
Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon.
Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian", njoftoi delegacioni i BE-së më 19 korrik.
Ministria e Bujqësisë reagoi me nxitim dhe tha se programi i mbështetjes nuk ishte ndërprerë, por ishte pezulluar vetëm një faturë aktuale e rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve të radhës. Madje, ministria e cilësoi këtë proces krejtësisht administrativ.
“Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”, deklaroi ministria.
Vetë Krifca u tentua të justifikohet në Parlament duke thënë se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda.
“Nga të 27 vendet e Bashkimit Evropian vetëm dy prej tyre nuk ka pasur parregullsi apo shpërdorim po të doni të fondeve. Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe po marr vetëm vende të zhvilluara, janë vetëm disa nga vendet ku janë gjetur problematika të ndryshme dhe secila nga këto vende është detyruar të rimbursojë fondet në Komision”, tha ajo.
Por Krifca u përgënjeshtrua nga Komisioni Evropian përmes një zëdhënësi.
“Nuk ka pasur raste të ngjashme”, shkruhet në përgjigje, duke theksuar se pezullimi është një masë parandaluese për të mbrojtur interesin financiar të BE-së, teksa hetimi i OLAF vazhdon.
Nuk është e konfirmuar nëse ka qenë kjo arsyeja e shkarkimit të ministres së Bujqësisë, por fakt është se skandali i pezullimit të fondeve të BE-së për shkak të korrupsionit ngjalli shqetësim dhe reagime të shumta./ CNA
Edi Rama e ka dorëzuar sot me duart e veta Olta Xhaçkën në...
Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin q...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndrysh...
Kryeministri Edi Rama prezantoi pak më parë ndryshimet e r...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar...
Kryeministri Edi Rama është mburrur në Asamblenë e Par...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për Shërbimin In...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Asambnlenë e PS-së p...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me Greqin...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën kriminalistike...
Turizmi ka qenë një nga temat për të cilat foli këtë p...
Kur vëmendja e kamerave ishte fokusuar te ish-kryeministri...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “kokë më kokë...
Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur një përplasje...
Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku dhe kr...
KQZ ka regjistruar si subjekt PD-në e vulës, të drejtuar n...
Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, e...
Gazment Bardhi ka sfiduar publikisht Lulzim Bashën, duke i...
Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar ka nisur me dabe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...