web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi që tregon dy realitete

7 Shkurt 2025, 14:04, Politikë CNA

Sondazhi që tregon dy realitete

"Euronews" publikoi këtë javë një sondazh në lidhje me zgjedhjet: Si e gjykonin shqiptarët, kush do t’i fitonte ato? Cila parti mund të kishte shumicën? Përqindje të caktuara të deklaruara të zgjedhësve, për subjektet politike, qëndrime që japin më pas disa rezultate me një marzh gabimi të caktuar, por tregonte një trend, trendin fitues të Kryeministrit Rama, të qeverisë në detyrë.

Dikush u alarmua e quajti sondazh të blerë, dikush tjetër reagoi tha s’është e vërtetë, është i manipuluar etj. Kështu ndodh në Shqipëri. Në fakt ky është një nga sondazhet e para që të gjithë e dinë kur ulesh diskuton me analistë, me gazetarë të gjithë janë të një mendimi që zgjedhjet do t’i fitojë Edi Rama, jo se nuk ka pakënaqësi në popull, por sepse nuk ka shkarkim vote tek opozita.

Sondazhi që tregon dy realitete

"Dallga" e qytetarëve të pakënaqur apo e votës gri nuk shkarkohet te Partia Demokratike, plus janë disa rryma të opozitës që do kandidojnë më vete siç është Agron Shehaj, LZHK, Nisma Thurje, Lulzim Basha, të cilët do kenë disa qindra vota nëpër qarqe, ndoshta mijëra në të gjithë Shqipërinë, të cilat do të djegin mandate të opozitës, nuk do bashkojnë votën dhe rezultati në fund dihet.

Sondazhi që tregon dy realitete

Mazhoranca socialiste sipas të dhënave aktualisht i ka të blinduara 74-76 mandate, po shkon për më tepër, gjithashtu bashkimi i saj me PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe forca të tjera politike do të sjellin një rritje shumë të rëndësishme dhe bën më solide mandatet në disa qarqe të jugut të vendit.

Në fakt i gjithë sondazhi i "Euronews" është i vërtetë, realist, i ditur, për më tepër ka disa qarqe ku Partia Demokratike nuk është as në nivelet që jep ai sondazh, pra nga të dhënat që merren nga të tjera kompani që kanë përpunuar shumë sondazhe të bëra javët e fundit ka qarqe që Partia Demokratike është edhe më ulët diku.

Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2021 kur në përfundim sondazhet atëherë të "Euronews" e shpallën Partinë Socialiste dhe Edi Ramën fitues jepnin një shifër 46% për kryeministrin dhe 41% rivalin e tij Lulzim Basha, sot kur opozita është e coptuar, kur në krye të saj është Sali Berisha, i cili po lufton për të hequr “non grata”-n e tij, jemi përballë faktit që sondazhi na jep të dhëna që shkojnë nga 48-52% dhe një opozitë që nuk shkon dot më shumë se 40%, ndoshta do të jetë dhe më pak se aq në zgjedhje.

Sondazhi që tregon dy realitete

Prandaj sondazhi është i besueshëm, jo për rezultatin që ai jep, por për të dhënat që ka terreni, së pari për mungesën e organizimit të opozitës në bazë, së dyti për faktin se pretendohet që Edi Rama ka 12 vjet në pushtet, ndërsa Partia Demokratike vjen me fytyra prej 25 vitesh në pushtet.

Në anën tjetër pretendohet se qeveria ka bërë baltë korrupsionin dhe skandalet dhe opozita do marrë vota, në fakt shumica e atyre që janë në krah të opozitës, që dalin bëjnë propagandë janë fytyra të urryera dhe të perceptuara nga opinion publik si personazhe korrupsioni dhe skandalesh.

Një sondazh i "Euronews" nuk ka zbuluar ndonjë të vërtetë të madhe, por ka treguar një realitet që shkon përkundër opinionistëve dhe inatçinjve në media, që tregon realitetin e popullit shqiptar se si vota mund të shkojë atje ku nuk do opozita, ku nuk duan gazetarët, por dhe për faj të situatave politike ku kemi një opozitë të çarë, të copëtuar, që është rrahur, që ka hedhur gaz lotsjellës te militantët e saj, që është sharë dhe denigruar brenda vetes, ku lider kemi Gazment Bardhin që do largohej nga politika po të kthehej Berisha në krye të PD-së, apo është rikthyer Jorida Tabaku që kërkonte largimin e Berishës nga Partia Demokratike, personazhe si Agron Gjekmarkaj që lëpin atë që pështyn e kështu me radhë, pafund personazhe që mbajnë poste, fytyra të cilat kur pyet opinionin publik fatkeqësisht dhe çuditërisht i urrejnë edhe më shumë se ndoshta fytyra më e urryer e socialistëve siç është Erion Veliaj, në të njëjtin nivel janë disa prej tyre.

Sondazhi që tregon dy realitete

Prandaj dhe sondazhi i "Euronews" ishte i vërtetë, me të dhëna shumë dinjitoze ku opozita dhe beniaminët e saj më shumë sesa ta sulmojnë, duhet ta lexojnë, ta vlerësojnë, të shohin problematikat, ku i kanë hallet, ku ju pikon çatia dhe të mos bëjnë sikur e kanë shtëpinë e re, nuk kanë probleme, por fatkeqësisht janë futur në një kasolle edhe derri edhe dhia, edhe pula edhe dosa dhe pretendojnë se janë në një vilë dhe po bashkëjetojnë të sigurt për të ardhur në pushtet me mendimin se ju vjen radha.

Të gjitha të dhënat jo vetëm nga sondazhet, por edhe nga terreni tregojnë se edhe këtë herë nuk është radha e atyre që pretendojnë se në pushtet vihet thjesht dhe vetëm duke sharë, apo duke marrë peng opozitën për të thënë se s’ka zgjidhje tjetër, alternativa e vetme jam unë. /CNA





Lajmet e fundit nga