Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Si shkëlqeu Blendi Gonxhja në zgjedhjet e vitit 2025? Me një fushatë jo shumë të gjatë, i ardhur në Tiranë pasi Edi Rama largoi Erion Veliajn nga fushata. Pas Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit, kryeqytetit iu shtua dhe Blendi Gonxhja.
Ky i fundit, ish-nënkryetar i Bashkisë Tiranë, dikur krahu i djathtë i Edi Ramës, njeriu që mori përsipër përmbytjen e kryeqytetit, por pa asnjë faturë. Thjesht dhe vetëm me një kosto politike, dha një dorëheqje.
Kujtojmë se në vitin 2002 Tirana u përmbyt nga hapja e portave të Liqenit Artificial. Edi Rama në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri, faturën e mori Gonxhja. Pas kësaj Gonxhja iku në emigracion, filloi një aktivitet me agjenci autobusësh, nuk dihet si ka filluar, cili ka qenë burimi i të ardhurave.

Më pas vazhdoi në Shqipëri me makinat me qira, derisa një ditë Edi Rama i kthehu sytë dhe e mori e bëri drejtor, duke i dhënë një institucion të rëndësishëm siç është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, tashmë përfshin patentat, kolaudimet etj. Bledi Gonxhja u rikthye pa mbajtur asnjë përgjegjësi për Tiranën e përmbytur.
U rikthye në politikë drejtor, u akuzua shumë për korrupsion, për tenderë në drejtori të ndryshme. Ka pasur akuza se janë paravendosur restaurimet, investimet, por të gjithë këta janë zëra opozitarë mediatikë që ngelën te drejtoria, derisa një ditë Rama vendosi ta bënte një superministër, duke i dhënë një ministri të madhe, u bashkuan shumë institucione dhe agjenci, përfshirë këtu Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, me zullume, skandale.
Një superministri për Blendi Gonxhen që do të përfundonte kandidat në Kombinat dhe ajo që ra në sy është se Blendi Gonxhja është njeriu më i votuar në Shqipëri, rreth 24 mijë e 800 vota.

Është njeriu më i votuar dhe mbi Erion Braçen.

A ka socialistë që e votojnë Gonxhen? Çuditërisht sinjali i parë u dha në Vorë, aty ku opozita ka akuzuar se ka pasur tentakula të krimit të futura në kuti dhe zërat janë të qartë dhe akuzat e opozitës se elementë të botës së krimit ishin afër Blendi Gonxhes. Nuk mund të jetë çudi. Është akuzë politike apo e vërtetë kjo duhet provuar.
Fakti që Blendi Gonxhja shkëlqen me 24 mijë e 800 vota nuk është për të mos u hetuar nga SPAK-u, për të mos u verifikuar. Siç janë dy kandidatët e tjerë, Sara Mila me rreth 20 mijë vota në Elbasan, kandidatja e krimit që artikulon Berisha.
Si një njeri i panjohur shkon në Elbasan dhe “grin” çdo socialist, merr jo pak, por rreth 20 mijë vota. Dyfishin e votave të kandidatit që ka marrë më shumë vota nga Partia Socialiste pas Sara Milës, siç është Saimir Hasalla.

Një kandidat i tretë që shkëlqen, por Gonxhja është vezullues, është ai i Durrësit, Arkend Balla, që ka rreth 20 mijë vota. Nuk mundën dot ta thyenin as deputetë që kanë qenë në Parlament dhe Arkend Balla u akuzua për lidhje me krimin.

Këta janë tre kandidatët më të votuar në Shqipëri. Blendi Gonxhja, që filloi të shkëlqente nga Vora. Arkend Balla që është akuzuar se ka lidhje me grupet kriminale që së fundmi u goditën nga SPAK-u dhe Antimafia italiane apo kandidatja e Elbasanit, Sara Mila, e cila në qarqet politike dhe mediatike shpallet si kandidatja e Suel Çelës.
Këta janë tre emrat që kanë marrë më shumë vota. Kuptohet Blendi Gonxhja ka marrë 24 mijë se është dhe ministër.
Po të mos kishte qenë i tillë dhe po të mos kishte pasur mbështetjen, ndoshta dhe orientimin e kryeministrit Rama dhe të atyre tentakulave të nëntokës që fillojnë në Vorë, shkojnë në Kamëz dhe shpërndahen në të gjithë Qarkun e Tiranës, jo që s’do të kishte marrë 24 mijë vota, po ndoshta s’do të kishte hyrë fare pasi nuk e pranon dot kush në Partinë Socialiste se Blendi Gonxhja pa qenë ministër dhe pa lidhje të dyshimta apo mbështetje nga segmente kriminale, blerje votash, biznesi etj., të gjitha ngelen për t’u verifikuar që çuan Blendi Gonxhen rreth 25 mijë vota.
Të ketë ky i fundit më shumë vota se Xhemal Qefalia në Tiranë?! Apo se Pandeli Majko, Toni Gogu, Blerina Gjylameti apo Olta Xhaçka?! Apo pa ato që thamë më sipër, Blendi Gonxhja të ketë më shumë vota se Erion Braçe apo dhe Fatmir Xhafaj? Të ketë më shumë vota se Mimi Kodheli apo Ermonela Felaj?!
Blendi Gonxhja çfarë u thotë socialistëve përveç përmbytjes së Tiranës? Asgjë. Thjesht dhe vetëm u katapultua si një superminsitër, u vërsul në fushatë me të gjitha bateritë, pa kursyer asgjë dhe i shkëlqeu rezultati 24 mijë e 800 vota, që tregon se nuk ka ndonjë ndryshim të madh as nga Sara, as nga Arkendi, por është si ata.
Vetëm se ka një ndryshim, ata i mbështeti krimi direkt dhe shpërthyen atje sipër në lista duke habitur ndoshta dhe Edi Ramën. Gonxhja justifikohet se është goxha ministër dhe e duan shumë dhe është krenar për votat që i dhanë banorët e Tiranës njeriut që mbyti Tiranën 23 vite më parë.
Njeriu që iku nga Tirana se e përmbyti, kthehet në Tiranë dhe përmbytjen që u bëri qytetarëve e merr në përmbytje votash. Ky është Blendi Gonxhe./ CNA
7 mijë falenderime, erdhën si mirënjohja më e mirë që kand...
Dashamir Shehi komentoi sot situatën në vend, teksa ndodhe...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seanc...
Kandidati i PD-së për Tiranën, Kreshnik Çollaku, në nj...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun Berat, Lef...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur "flak...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Të gjithë flasin për rezultatin. Kush fitoi, kush humbi, s...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ësh...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një valë e re shkarkimesh q...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
Këtë të mërkurë në “Barometri” u analizuan rezultatet e so...
Këshilli i Ministrave vendosi sot kohëzgjatjen e qëndrimit...
Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive të I...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të ...
Dashamir Shehi deklaroi sot se nuk e konsideron partinë e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...