Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Në mjediset e Dhomës së Lordëve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik u organizua këtë të enjte një pritje për nder të kontributit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike, akademike të Mbretërisë së Bashkuar.
Me ftesë të Lord Mann, Anëtar i pavarur i Dhomës së Lordëve, pritja u organizua nga Dhoma e Tregtisë Britani–Kosovë, Dhoma e Tregtisë Britani–Shqipëri dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e lordëve, deputetëve, ambasadorëve dhe dhjetëra bashkatdhetarëve.
Në këtë aktivitet në Londër ishte i ftuar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, i cili mbajti një fjalim vlerësimi dhe mirënjohjeje për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Balla solli shembuj të pranisë së shqiptarëve në çdo sektor por u ndal tek debati politik britanik që sipas Ballës nuk e nxjerr në pah këtë realitet. Ai u ndal tek debati politik britanik që sipas Ballës nuk e nxjerr në pah këtë realitet.
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist tha se shqiptarët janë në tërësi, kontribues neto në ekonominë britanike, ndërsa varësia nga përfitimet publike mbetet minimale dhe se shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk janë një problem për t’u menaxhuar, por ata janë një aset që duhet njohur dhe vlerësuar.
“Pasuria e vërtetë e një kombi nuk qëndron vetëm në territorin e tij, por në energjinë prodhuese të njerëzve që jetojnë dhe punojnë brenda tij. Jam këtu për të njohur dhe vlerësuar një komunitet, puna, përkushtimi dhe qëndrueshmëria e të cilit mishërojnë vetë idenë se prosperiteti ndërtohet nga njerëzit. Kohët e fundit, situata e një numri shumë të vogël familjesh shqiptare është amplifikuar në diskursin politik, duke e shndërruar një shifër statistikore margjinale në një narrativë shumë më të gjerë.
Në një vend me dhjetëra milionë banorë, këto shifra mbeten jashtëzakonisht të kufizuara, megjithatë rrezikojnë të formësojnë perceptime përtej peshës së tyre reale. Kjo ka rëndësi sepse, kur frika fillon të mbizotërojë mbi faktet dhe kur stereotipat zëvendësojnë provat, cilësia dhe drejtësia e debatit publik dëmtohen. Faktet flasin qartë. Gjatë periudhës së fundit, bashkëpunimi i ngushtë dhe efektiv ndërmjet institucioneve shqiptare dhe britanike ka çuar në një ulje drastike të mbërritjeve të parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo që duhet dalluar gjithmonë qartë është aktiviteti kriminal nga njëra anë dhe komunitetet që respektojnë ligjin dhe punojnë ndershëm nga ana tjetër. Europa nuk është thjesht çështje gjeografie; ajo është një zgjedhje politike e vetëdijshme… zgjedhja për bashkëpunim mbi përplasjen, sundimin e ligjit mbi forcën, dialogun mbi konfliktin dhe të vërtetën mbi stereotipat”, u shpreh Balla.
Balla e mbylli fjalimin me një mesazh për bashkatdhetarët.
“Përgjegjësia jonë e përbashkët është të sigurojmë që diskursi politik të mbetet i ankoruar në realitet, duke iu përgjigjur frikës me fakte, demagogjisë me dinjitet dhe përçarjes me bashkëpunim.Në përfundim, ju falënderoj për kontributin tuaj, përkushtimin tuaj dhe për urat që ndërtoni çdo ditë mes shoqërive tona. Më lejoni t’ju përcjell urimet e mia me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë, momente që na kujtojnë pavarësinë, dinjitetin dhe një identitet të përbashkët që shkon përtej kufijve”, tha Balla.
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Dem...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me...
Ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar t...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ftuar në Syri T...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj demokratit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, n...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativ...
Bashkëkryetari i Komisionit për “Territorialen”, Arbjan Ma...
Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale po zhvi...
Gazetari Reldar Dedaj komentoi sot qëndrimet e fundit të k...
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...
Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisonin “Now” ...
Gazetari Mentor Kikia është shprehur kritik lidhur me efek...
Qeveria ka miratuar projektligjin për sinjalizimin dhe mbr...
Qeveria shqiptare ka miratuar sot shpalljen “zonë me përpa...
Këtë të mërkurë janë kryer disa ndryshime me rëndësi në ka...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka komentuar reagimet e Par...
Deputeti Erald Kapri deklaroi sot se së fundmi ekzistojnë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...