“Mijëra hektarë nën ujë”/ Këlliçi: Përmbytjet jo fatalitet hyjnor, por neglizhencë 12-vjeçare
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me ...

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Demokratike është kundër idesë së uljes së numrit të bashkive në vend.
I ftuar në “Syri Tv”, Boçi hodhi akuza se bashkitë janë shndërruar në magazina votash për mazhorancën dhe funksionojnë me administrata të fryra.
Sipas Boçit, një tjetër pasojë negative e punës aktuale të bashkive është rënie e ndjeshme e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Reforma e 2014-ës dështoi. Bashkitë sot janë shndërruar në magazina votash për mazhorancën, me administrata të fryra, me punonjës të shtuar deri në 10-fish, ndërsa shërbimet ndaj qytetarëve kanë rënë ndjeshëm.
Në realitet kjo hedh dyshime mbi sinqeritetin e kësaj e këtij komisioni, e kësaj tryeze, ose e kësaj reforme. Në qoftë se ka një vendim të parashkruar për të zvogëluar numrin e bashkive, atëherë ne nuk jemi fare në dakordësi, nuk jemi në të njëjtën linjë dhe nuk pasqyrohet ky realitet të themi, marrjes së kompetencave të pushtetit vendor nga pushteti qendror dhe nuk reflekton kërkesën e qytetarëve për të pasur më shumë shërbime, më shumë pranë pushtetin vendor, më shumë kujdes për ta në çdo cep të territorit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të barabartë pavarësisht se ku jetojnë ata.
Sepse në qoftë se finaliteti është i përcaktuar siç u shpreh edhe ë, nëpërmjet rreshtave dhe nën rreshta nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, atëherë kemi të bëjmë me një rrugëtim shou, i cili ka të njëjtin përfundim sikurse edhe mos bëhesh fare, por të na paraqitesh një variant i përfunduar sipas ekzigjencave, emocioneve, dëshirave të tyre dhe në fund ta çoni në seancë meqenëse pretendojnë që kanë shumicën e votave.
Ne që në fillim e kemi përcaktuar që kjo nuk është një reformë politike, është një interes jo politik, jo partiak, s'duhet parë me syzet e partisë, por është një interes i drejtpërdrejtë i qytetarit, por dhe interes madhor i vendit. Pra, për të pasur një territor të mirëqeverisur në çdo element të tij dhe në çdo hapësirë të tij.
Së pari, ajo që kërkuam ne ishte që të pranonin vetë përfaqësuesit e mazhorancës që ne jemi ulur në këtë tryezë sepse kemi një dështim të një reforme, reformë mbi reformë dhe në qoftë se ne ndjekim po të njëjtën rrugë siç është ndjekur më përpara dhe të kemi të njëjtin konkludim në terma akoma më të ngushtuar, atëherë dhe rezultati do jetë i tillë siç është sot, dështim dhe akoma më i thellë, në raport me të drejtat, me autonominë e qeverisjes vendore, në raport edhe me shërbimet që duhet të ofrojnë bashkitë.
Fatkeqësisht u përdor e njëjta retorikë sikurse para 10 viteve, që kjo reformë synon forcimin e bashkive nga pikëpamja financiare dhe administrative, mund të rrisë shërbimin, ë, cilësinë e shërbimit për publikun, sikurse mund të sjellë dhe zhvillim të ekuilibruar, gjë që nuk mund të ndodhë sepse është parë ky rezultat.
Sot bashkitë janë shndërruar në magazina politike që ofrojnë vota. Shpenzimet kapitale të tyre janë më të larta se investimet, janë rritur ndjeshëm. Numri i punonjësve që në 2015-ën ishte objektiv për t'u zvogëluar, me qëllim që shpenzimet të kalonin si investime, është dyfishuar, trefishuar, madje kemi dhe bashki ku gati është 10-fishuar dhe ky është një absurditet shumë i madh.
Ndërkohë që qytetarët nuk marrin ato shërbime që merreshin dhe nuk kanë atë akses në pushtetin vendor dhe llogaridhënia pothuajse është zeruar. Është shumë larg qytetari. Më përpara, domethënë, qenia e një bashkie fleksibël, të vogël, në formatin dhe të komunës, i jepte mundësi atij që ai të ishte në kontakt të vazhdueshëm dhe të kërkonte dhe llogari për të gjitha premtimet apo për të gjitha kërkesat dhe domosdoshmëritë që kanë komunitetet.
Duke qenë se mund të ecim po në të njëjtën rrugë, atëherë, ky rezultat që është rezultati i parashikuar, nuk mund të pranohet nga ne as si rrugëtim, por as edhe si përfundim. Gjithçka që ka ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve pas asaj reforme me konture politike, tregon qartazi që duhet të kemi një numër më të madh bashkish’, tha Boçi./CNA
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me...
Ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar t...
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ftuar në Syri T...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj demokratit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, n...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativ...
Bashkëkryetari i Komisionit për “Territorialen”, Arbjan Ma...
Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale po zhvi...
Gazetari Reldar Dedaj komentoi sot qëndrimet e fundit të k...
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...
Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisonin “Now” ...
Gazetari Mentor Kikia është shprehur kritik lidhur me efek...
Qeveria ka miratuar projektligjin për sinjalizimin dhe mbr...
Qeveria shqiptare ka miratuar sot shpalljen “zonë me përpa...
Këtë të mërkurë janë kryer disa ndryshime me rëndësi në ka...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka komentuar reagimet e Par...
Deputeti Erald Kapri deklaroi sot se së fundmi ekzistojnë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një dalje te...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...