web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët do të marrin vesh të vërtetat”/ Rama ironizon Berishën

27 Mars 2025, 14:01, Politikë CNA

“Shqiptarët do të marrin vesh të vërtetat”/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama ka reagur nepërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 3 bufa. 

Në sfond dëgjohet një pjesë e fjalës së Berishës, duke folur për të vërtetat, që sipas tij, shqiptarët do t’i marrin vesh një e nga një dhe nuk do të mund të fshihen dot më.

“Prisni, prisni se të vërtetat nuk ka gjë në botë. Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës apo galaksitë. Kudo që të jetë ato do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm”,- dëgjohet duke thënë Berisha.

Ndërkohë, Rama ka ironizuar fjalitë e Berishës duke shkruar: “Padishkutim”.

Ditët e fundit, kryeministri Rama ka publikuar një sërë videosh me të njëjtën tematikë, si ironizim ndaj kryedemokratit./CNA

 “Shqiptarët do të marrin vesh të vërtetat”/ Rama





Lajmet e fundit nga