web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Përsërisin të njëjtat gjëra"/ Alimehmeti: PS nuk ka çfarë jep më

27 Mars 2025, 07:54, Politikë CNA

"Përsërisin të njëjtat gjëra"/ Alimehmeti: PS

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Opinion” u ka bërë thirrje qytetarëve të shohin ekonominë e tyre personale.

Alimehmeti tha se PS nuk ka më se çfarë t’u japë qytetarëve, vazhdojnë përsërisin të njëjtat gjëra.

Një vend që është mirë rritet në numra në njerëz, qeverisja është për njerëz jo për kështu elemente të çuditshme. Rinia pa na ikën, dhe po na ikën me familje, fëmijë nuk lindin më, mosha mesatare është rritur dhe po shkon drejt plakjes. Çfarë vjen pas plakjes besoj të gjithë ne e dimë. Ky është rezultati makro. Unë ftoj të njerëzit të shohin xhepin e tyre, të shohin familjet e tyre, a i kanë motrat e vëllezërit aty, a i kanë kalamajtë aty. Të shohin ekonominë e tyre personale, a është ajo siç ka qenë dhe siç e prisnin.

Dhe me këto mend në kokë duke parë familjen e vet të shkojnë më 11 maj. Dhe duhet të kuptojnë diçka, nuk ka më se çfarë jep PS sepse ju e shihni çfarë po ndodh. Vazhdojnë përsërisin të njëjtat gjëra”, tha Alimehmeti./ CNA





Lajmet e fundit nga