web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Paga minimale 500 euro"/Rama: Hyn në fuqi nga janari 2026

27 Mars 2025, 09:03, Politikë CNA

"Paga minimale 500 euro"/Rama: Hyn në fuqi nga janari 2026

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka folur për rritjen e pagës minimale.

Rama tha se paga minimale në qershor do të bëhet 500 euro dhe do hyjë në fuqi nga janari i 2026.

Kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga