"Kërkimi parlamentar, rol kyç në harmonizimin e ligjeve me BE-në"/ Gonzato: Shqipëria nuk mund të dështojë në integrim
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të përllogarisë dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet te fermerët e bashkive të prekura. Bozdo tha se në Qarkun e Beratit, fermerët e Kozarës dhe Tapisë në Kuçovë, Hingës, Samaticës, Goricanit, Dronovicës, Çifligut, Arrëzës, Banajt në Dimal, por edhe në fshatra dhe bashki të tjera të qarkut gjenden në mëshirë të fatit.
Deputeti deklaron se prej vitesh në zonat e përmbytura nuk është investuar në riparimin e kanaleve kulluese duke shkaktuar dëme te fermerët pasi mijëra gjedhë janë mbytur dhe qindra hektarë tokë dhe sera ndodhen nën ujë.
"Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra fermerë të Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Lezhës etj., që kursimet e një viti të tërë pune e kishin investuar në sera dhe fushat e mbjella. Fakti që edhe pas një jave, ujërat ende nuk janë tërhequr, tregon qartë se problem nuk kanë qenë reshjet, por fakti që kanalizimet kulluese nuk funksionojnë!
Balta që ka mbetur pas tërheqjes së ujërave praktikisht ka shkatërruar gjithçka, si dhe e ka bërë të pamundur vjeljen e prodhimit, sepse tashmë nuk mund të hyhet më me mjete në parcela.
Në qarkun e Beratit, fermerët e Kozares dhe Tapisë në Kuçovë, Hingës, Samaticës, Goriçanit, Dronovicës, Çifligut, Arrëzës, Banajt në Dimal, por edhe në fshatra të tjera dhe bashki të tjera të Qarkut, sot gjenden në mëshirë të fatit!
Jo sepse shiu që ra ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe ai qendror e kanë lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa investime, pa pastruar e pa mirëmbajtur. Këtë papërgjegjshmëri sot e paguajnë shtrenjtë fermerët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.
Sepse nuk mjafton fakti që këta fermerë nuk marrin asgjë si mbështetje për prodhimin e tyre, por edhe kur përmbyten për faj të atyre që qeverisin, përsëri i lënë në mëshirë të fatit.
Në këtë qeverisje, fermeri shqiptar është i përbuzur, i lënë mënjanë, si qytetari më i fundit dhe më i parëndësishmi. Për atë nuk kujtohet njeri, veçse kur vijnë zgjedhjet dhe i kërkojnë votën.
Në dy bashkitë ku dëmet ndaj fermerëve janë më të mëdha, atë të Dimalit dhe Kuçovës, na rezulton se prej shumë vitesh nuk investohet as edhe një lek në mirëmbajtjen, riparimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese bujqësore.
Të dy kryebashkiakët socialistë të këtyre bashkive, duke parë dëmet e shkatuara, kanë detyrim të bëjnë publike të dhënat për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Sa investime kanë bërë? Cilat janë kompanitë fituese? Cila është përgjegjësia e tyre? Por nuk ka ndodhur një mirëmbajtje e tillë në terren, dhe këtu përgjegjësia bie e tëra mbi pushtetin vendor.
Ashtu siç edhe bashkia e Beratit është përgjegjëse për përmbytjen dhe dëmtimin e bizneseve dhe parkimit në qendër të qytetit, sepse projektimi dhe zgjidhja inxhinierike është bërë gabim, aty buzë lumit Osum.
Për këtë arsye i kërkoj ministrit të Bujqësisë dhe pushtetarëve vendorë, të përllogarisin sa më parë dëmin e shkaktuar çdo fermeri dhe çdo biznesi të Qarkut Berat dhe Shqipërisë, si dhe i kërkoj në të njëjtën kohë ministrit të Financave të alokojë fondin për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të krijuar", deklaroi Bozdo.
Bozdo ka kërkuar nga qeveria që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t'u përgjigjet fermerëve.
"Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse është detyrim i qeverisë t'u përgjigjet deri më një këtyre dëmeve"./CNA
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se po vijojn...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën në të cilën...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në ...
Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar ...
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave,...
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur sot edhe njëherë rë...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaroi sot se brenda ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur sot...
Ish-deputeti Lefter Maliqi kritikoi sot gjendjen e qytetit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në Eu...
Gazetari Andi Tela i ftuar në MCN TV foli për “Foltoren” e...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për prote...
Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti, Luçiano Bo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...