Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, çelën fushatën "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me temë "Asnjë justifikim për dhunën online".
Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në ceremoninë hapëse të fushatës nënvizoi se parandalimi dhe reagimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë në hapësirat digjitale kërkon politika të qarta, institucione të fuqishme dhe vullnet kolektiv.
“Shqipëria është ndër vendet e para që adreson dhunën e shkaktuar nga teknologjia. Projektligj i ri për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe propozimet për përmirësimin respektiv të Kodit Penal, janë një bazë e mirë e kuadrit legjislativ.
Po forcojmë kapacitetet e institucioneve dhe strukturave të zbatimit të ligjit, përmes përcaktimit të qartë të roleve të institucioneve shtetërore për parandalimin dhe trajtimin e dhunës kibernetike. Siguria digjitale duhet të bëhet pjesë e edukimit të hershëm, duke e integruar këtë temë në kurrikula shkollore, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë aftësitë e duhura për të naviguar në botën online në mënyrë të sigurt. Gjithashtu, do të garantojmë mbështetje të specializuar për viktimat e dhunës digjitale, ndërsa po ndërtojmë ura bashkëpunimi me platformat digjitale, kompanitë e teknologjisë dhe sektorin privat“, nënvizoi ministrja.
Ingrid Macdonald, Përfaqësuese e Përhershme e Kombeve të Bashkuara theksoi:
“Ndërsa nisim 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, gjendemi përballë një realiteti të zymtë, që kërkon veprim të ngutshëm: dhuna digjitale po rritet me shpejtësi alarmuese. Në Shqipëri, 41% e grave janë përballur me dhunë në internet, ndërsa në nivel global 1,8 miliard gra vazhdojnë të mos kenë mbrojtje ligjore. Çdo grua dhe vajzë meriton siguri, dinjitet, dhe lirinë për të jetuar pa dhunë në të gjitha aspektet e jetës qoftë në internet apo jashtë internetit. Megjithëse këto 16 ditë të aktivizmit janë shumë të rëndësishme për të vënë në qendër të vëmendjes problemin, lufta jonë nuk mund të ndalet me përfundimin e fushatës. Dhënia fund e dhunës digjitale është një detyrë urgjente dhe e padiskutueshme dhe duhet të na shërbejë si parim udhërrëfyes në veprimet tona çdo ditë.”
Gjithashtu, në këtë ceremoni u ndanë 10 çmime mirënjohje për përfaqësues të fushave të ndryshme të shoqërisë, për vlerësimin e kontributit e tyre në mbrojtjen e vajzave dhe grave, si dhe në luftën kundër dhunës ndaj tyre.
Gjatë16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, në të gjithë vendin do të zhvillohen aktivitete edukative, veprimtari të drejtuara nga të rinjtë dhe të rejat, nisma shkollore, forume komunitare dhe shfaqje artistike, që synojnë t’u kundërvihen normave të dëmshme dhe të promovojnë një kulturë sigurie dhe respekti, si në internet ashtu edhe jashtë tij./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur sot edhe njëherë rë...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaroi sot se brenda ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur sot...
Ish-deputeti Lefter Maliqi kritikoi sot gjendjen e qytetit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në Eu...
Gazetari Andi Tela i ftuar në MCN TV foli për “Foltoren” e...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për prote...
Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti, Luçiano Bo...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha sot se e vetmja zgji...
Minatori Kastriot Prenga ishte i pranishëm në protestën e ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj th...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...