Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Adhuruese e Ramës, bëmave dhe gjëmave të tij
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme me gazetarët se opozita po përballet me sulme nga komisionerja europiane, Marta Kos dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Për këtë të fundit, Berisha tha se është “përcjellës i propagandës së kryeministrit Edi Rama”.
"Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian. Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos, janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.
Lidhur me këtë të fundit, unë ju kam informuar juve se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD-së nuk është properëndimor pasi agjenda e tij është MAGA dhe jo integrimi. Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë. PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit. Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.
Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka agjendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtyllat e shkëlqyera të mbrojtjes së vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët. Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar.
Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë. Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit.Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE-ja. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel. Këto janë shpifje", tha Berisha. /CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në Eu...
Gazetari Andi Tela i ftuar në MCN TV foli për “Foltoren” e...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për prote...
Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti, Luçiano Bo...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha sot se e vetmja zgji...
Minatori Kastriot Prenga ishte i pranishëm në protestën e ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj th...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka mbajtur...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi sot se opozita sy...
Qytetarët dhe disa prej deputetëve janë mbledhur para Krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në Eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaroi sot se...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza se disa ng...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...