SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...

Ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar në Syri Tv ka folur për deklaratat e Marta Kos në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri.
Zhulali tha se deklarata e Kos duhet parë si një sfidë ndaj Partisë Demokratike.
Deklaratë të cilën Zhuali e quajti dhe një sfidë ndaj institucioneve të BE-së, referuar dhe raportit të OSBE/ODIHR.
Ekspertja u shpreh se deklarata e Kos do të ndiqet më tej pas notës verbale që bëri PD-ja.
“Po mendoj që janë pjekur të gjitha rrethanat edhe kushtet që edhe ka dhe një vetë-dijësim dhe më të lartë të Partisë Demokratike që t'i trajtojë gjërat pak më ndryshe. Unë kam patur dhe një intervistë më herët, përpara dy ditësh, në syri dhe kam thënë që duhet parë këtë deklaratën e Marta Kos thjesht si një sfidë ndaj Partisë Demokratike, se ne i kemi parë gjërat ë edhe për shkak të zhvillimeve në Shqipëri, shumë ngushtë. Pra, të lidhura vetëm me opozitën. Sepse kjo deklaratë e Marta Kos nuk ishte thjesht sfidë ndaj opozitës, ndaj PD-së apo atyre që votuan vetëm në opozitën. Ishte sfidë e drejtpërdrejtë e vetë institucioneve të Bashkimit Europian. Duke nisur me Parlamentin Europian, i cili dërgoi një mision me vëzhgues në Shqipëri, të cilin e kryesonte Michael Gahler. Po. Ai ka patur dhe deklaratë pasi mbaroi misioni në Shqipëri, ka ndjekur këtë gjetjet e këtij misioni edhe me një seancë të posaçme të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel, ku është diskutuar gjerësisht atje, por në të njëjtën kohë ky delegacion ka qenë në një farë mënyre Sonila bashkëshkrues i raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR.
Sepse ky raport shkruhet nga ata që i vëzhgojnë zgjedhjet. Dhe Parlamenti Europian është bashkëautor i këtij raporti. Pra, Marta Kos sfidon jo vetëm Parlamentin Europian, që është institucioni që i ka dhënë asaj votëbesimin. Pra, ajo varet nga Parlamenti Europian, por ka sfiduar dhe OSBE-ODIHR-in. Dhe nuk e ka tagrin për ta bërë këtë gjë. Prandaj edhe Partia Demokratike ka marrë vendimin e duhur për ta përcjellë me një notë verbale këtë shqetësim dhe për të thënë dhe një gjë tjetër, që duke folur me qëndrime diametralisht të kundërta, ë, në sytë e shqiptarëve ë, ka një, bëhet një dëm shumë i madh që minon të gjithë besimin që qytetarët kanë tek procesi i integrimit, por veçanërisht tek institucionet europiane, sepse me të drejtë, një shqiptar pyet, ore kush e përfaqëson BE-në? E përfaqëson Marta Kos?
Me atë deklaratë. E përfaqëson Parlamenti Europian me misionin që solli këtu dhe vëzhgoi zgjedhjet, me deklaratën që ai bëri që tha në Shqipëri duhet të kemi shumë kujdes, sepse jo vetëm që ishte një fushë loje e pabarabartë, pra nuk ishte një terren të barabartë për garuesit. Jo vetëm zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë shtet, por ai foli dhe për ndikimin e krimit të organizuar dhe narkotrafikut në zgjedhje. Jo, kjo është përgjigja e vetë e Marta Kos dhe unë jam e bindur që kjo deklaratë do të ndiqet më tej dhe me këtë notë verbale që ka bërë Partia Demokratike, kjo do të shkojë në Parlamentin Europian. Kjo është, kjo ndjek rrugën zyrtare. Ne i jemi drejtuar zyrtarisht Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si presidente e këtij komisioni dhe Parlamentit Europian, që thashë është institucioni që ka votëbesuar Marta Kos si komisionere”, tha Zhulali./CNA
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave,...
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur sot edhe njëherë rë...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaroi sot se brenda ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka paraqitur sot...
Ish-deputeti Lefter Maliqi kritikoi sot gjendjen e qytetit...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat k...
Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në Eu...
Gazetari Andi Tela i ftuar në MCN TV foli për “Foltoren” e...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për prote...
Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti, Luçiano Bo...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha sot se e vetmja zgji...
Minatori Kastriot Prenga ishte i pranishëm në protestën e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...