Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Lezhën për të përcjellë mesazhet e radhës politike.
Për kreun e qeverisë, forca që ai drejton mbetet e vetmja që nuk ka ndryshuar qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar, ndërsa nuk ka kursyer kritikat ndaj opozitës, të cilën e cilësoi si një front humbësish kronikë.
Duke iu kthyer historisë së tri dekadave e gjysmë, Rama ka bërë një ndarje të qartë mes rrugëtimit të socialistëve dhe kundërshtarëve të tyre politikë. Sipas tij, PS ka qenë gjithnjë në vijën e duhur të historisë, ndryshe nga forcat e tjera politike që, sipas kryeministrit, kanë përdorur retorikën nacionaliste për të fshehur veprime të tjera.
Kryeministri u ndal edhe tek atmosfera e zgjedhjeve të para pluraliste. Sipas tij PS ka shmangur gjithmonë hakmarrjen politike, duke u shndërruar në një forcë që mishëron vlerat evropiane.
“Duken si fjalë të zakonshme, në kuptimin që duket gjëja më e zakonshme dhe normale që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët në raport me interesin kombëtar. Por ja që nuk është e zakonshme, sepse po të ishte kështu, do të ishte karakteristikë e të gjitha forcave politike të Shqipërisë. Por kjo është karakteristikë vetëm e PS-së, sepse vetëm PS-ja, që në krye të herës, nuk ka lëvizur asnjëherë, asnjë milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar.
Dhe për këtë ka plot shembuj që mund të merren, por shembulli më kuptimplotë dhe më ulëritës në sensin negativ është shembulli që e dallon si ditën me natën PS-në nga kundërshtarët e saj politikë.
I dallon si dita me natën, sepse, siç ka ndodhur në historinë e 35 viteve, vazhdon të ndodhë edhe sot. PS-ja ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh, sepse ata nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj. Nuk kanë lënë gjë pa thënë në krye të herës, nuk lënë gjë pa thënë sot dhe nuk do të lënë gjë pa thënë derisa të jenë ata që janë: humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.
Ata e sulmuan brutalisht PS-në si parti të lidhur me Serbinë, si shërbëtore të Beogradit, por e vërteta tregoi diçka krejt tjetër: se pikërisht ata që rrihnin gjoksin ditën dhe gjuanin me gurë PS-në, natën thyenin embargon e botës demokratike ndaj Millosheviçit dhe furnizonin me naftë makinerinë e tij të spastrimit etnik.
Ndërkohë që PS-ja, që në ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të vendit pas katrahurës së paimagjinueshme të vitit 1997, u bë mbështetja më e fortë dhe e përhershme e UÇK-së deri në fund, deri në çlirimin e Kosovës”, u shpreh Rama. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka hapur punimet. N...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e ...
Ervin Salianji ka dështuar sot në krijimin e një tubimi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar lidhur me protest...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk ngurroi të hi...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm...
Drejtuesi Politik i PS-së për Dibrën, Ulsi Manja, ishte so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur ...
Reperi i njohur Stresi ka njoftuar sot një hap të ri në je...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me delega...
Kreu i PD, Fushë-Krujës, Aulon Kalaja i ftuar në Top Chann...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te dosja e madhe hetimo...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan disa projektl...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot me një qasje kritik...
Anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...