web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohen komisionet e Kuvendit Kombëtar të PD-së/ Ndërkombëtarët përshëndesin punimet

30 Maj 2026, 11:57, Politikë CNA

Miratohen komisionet e Kuvendit Kombëtar të PD-së/

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka hapur punimet. Në nisje u miratua Komisioni i Drejtimit të Punimeve të Kuvendit me përbërje: Ivi Kaso, (Kryetar), Floriana Garo, (anëtare), Bardh Spahia, (anëtar) Nada Meçorapaj, (anëtare) dhe Eliona Shkreli, anëtare; Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe Kuorumit me përbërje: Marash Logu, Adriana Kalaja, Ledio Nuraj; Komisioni përgjegjës për votimet dhe zgjedhjet  me përbërje: Gazment Bardhi (Kryetar), Eda Grinçi, (anëtare), Eno Bozdo, (anëtar).

Pas miratimit të komisioneve u transmetua fjala përshëndetëse e kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ky i fundit i uroi PD-së një Kuvend të suksesshëm.

“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë. Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale”, u shpreh Plenkoviç.

Më pas në foltoren e Kuvendit të PD-së, u ngjit ish-kongresmeni amerikan Bob McEwen.

“Vij nga SHBA dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqëve dhe anëtarëve në Kongres. E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët, por më e rëndësishmja kam qenë i privilegjuar të isha në Tiranë kur shqiptareët vendosën të zëvendësojnë bustin e një diktatori. Monumenti u shkërmoq dhe mora një copë. Kombi shqiptar i ka hedhur bazat e veta që atëherë. Ishte një koalicion nën drejtimin e Sali Berishës që e ccoi Shqipërinë në NATO dhe e gjithë bota e sheh tashmë si një mike dhe aleate”, u shpreh McEwen.

Në vazhdim u transmetua dhe mesazhi përshëndetës nga presidenti i IDU, Stephen Harper.

"Në emër të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), kam kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell përshëndetjet tona më të ngrohta secilit prej jush të mbledhur në Asamblenë e Ripërtëritjes së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një moment me rëndësi të vërtetë, jo vetëm për partinë tuaj, por edhe për qeverisjen demokratike në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin më gjerë. IDU u themelua mbi bindjen se popujt e lirë, të qeverisur nga institucione të përgjegjshme dhe parti demokratike dinamike, ndërtojnë shoqëri më të drejta dhe më të begata. Për katër dekada, IDU ka bashkuar partitë e qendrës së djathtë në mbarë botën në mbrojtje të lirisë individuale, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së përgjegjshme. Partia Demokratike e Shqipërisë është një shtyllë e kahershme e kësaj familjeje dhe sot ne qëndrojmë fort në krahun tuaj. Vendimi për të mbledhur këtë Asamble të Ripërtëritjes pasqyron si guximin, ashtu edhe mençurinë. Partitë e forta demokratike nuk qëndrojnë në vend; ato dëgjojnë qytetarët, rivlerësojnë strukturat e tyre dhe qartësojnë vizionin për t’iu përgjigjur sfidave të kohës", u shpreh Harper ndër të tjera. /CNA





Lajmet e fundit nga