Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se besimi tek anëtarët dhe mbështetësit e partisë nuk është lëkundur asnjëherë.
Berisha rikujtoi procesin e rithemelimit të PD-së në vitin 2021, duke e cilësuar atë si nisjen e një rrugëtimi të vështirë përballë sfidave politike. Në fjalën e tij, kreu demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të asgjësojë opozitën dhe ta shndërrojë PD-në në një “opozitë fasadë”, por shtoi se përpjekjet e tij dështuan.
Berisha theksoi se demokratët u ngritën në mbrojtje të së vërtetës në një periudhë që, sipas tij, dukej se gjithçka ishte kundër tyre. Ai i cilësoi anëtarët e PD-së si “gardianë të pluralizmit politik, të sovranitetit kombëtar dhe të vlerave të lirisë e dinjitetit njerëzor”
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju. Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në. Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra. Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri.
Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato. Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush.
Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj. Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë. Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme.
Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral. Kjo parti është për ideale. Kjo parti është për vlera. As nuk blihet, as nuk shitet. As nuk mposhtet kurrë. Ndaj dhe u ngritëm.
U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor. /CNA
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka hapur punimet. N...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e ...
Ervin Salianji ka dështuar sot në krijimin e një tubimi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar lidhur me protest...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk ngurroi të hi...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm...
Drejtuesi Politik i PS-së për Dibrën, Ulsi Manja, ishte so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur ...
Reperi i njohur Stresi ka njoftuar sot një hap të ri në je...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me delega...
Kreu i PD, Fushë-Krujës, Aulon Kalaja i ftuar në Top Chann...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te dosja e madhe hetimo...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan disa projektl...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot me një qasje kritik...
Anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zh...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...