Çmimet e karburantit sot/ Çfarë po ndodh?
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...

Deputeti i Partisë demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë debate të forta në seancën plenare, e cila nuk është mbyllur ende pavarësisht orëve të vona.
Mes replikave nga vendi të Bylykbashit, Rama ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj demokratit, i cili ka kundërshtuar projektligjin e Qeverisë për hapjen e dosjeve.
Rama e ka cilësuar Bylykbashin si pjellë të komunizmit të Enver Hoxhës dhe ka ngritur një sërë akuzash ndaj demokratëve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ti do më testosh mua? Por për çfarë do më testosh?! Unë testin e parë e kam bërë kur kam nxjerrë bashkë me Ardian Klosin Kasëm Trebeshinën nga shtëpia, i pari i burgosur i regjimit komunist që u shfaq në publik. Se deri në atë kohë ishin në hije. Unë e kam bërë testin e tij kur bashkë me Klosin dhe Trebeshinën në sallën e Institutit të Arteve u kemi thënë njerëzve që para se të ikni firmosni një peticion për lirimin e të burgosurve politikë dhe rishikimin e figurës së Enver Hoxhës. Atë peticion Rilindja e tyre Demokratike nuk e botoi dhe e kam takuar "non gratën" tuaj para jush. Mua nuk më thirri partia juaj, se me atë parti i ndava rrugët që në sekondën e parë. Që kur më thanë që Ramiz Alinë e kemi konsensual dhe do e kandidojmë. Aty më quajtën fashist, nuk na lanë të flisnim, na thanë që nuk do të flasin këtu ata që dëshirojnë të nxjerrin llumin nga burgjet.
Llumi kush ishte? Të parët tuaj, quante llum të parët tuaj. Dhe më thua ti mua test? Po pse nuk i hapët ju dosjet? Pse i hapëm ne? Për cilët flet ti, për disa pleq që meqë nuk i ka kapur Oerdi të dalin e të kapen. Juve ju japin punë ata, Enver Hoxha, xhelatët e komunizmit, ai është pjella e asaj partie dhe e atij barku, ai e mori dhe e importoi gjithë atë mënyrë tinëzare e të pabesë, e bëri frymë të Partisë Demokratike. Ti do të më testosh mua? Në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt se si i tingëllojnë fjalët e tua non-gratas, si ju shikon ai ju që ju akuzon për pazare. Kur njeriu është në të drejtë ne vet, nuk pyet fare se çfarë thonë të tjerët, se jeni rrahur që të vegjël dhe nuk ka më efekt as sot që ju ka dalë mjekra. S'keni rrëzuar ju komunizëm jo, ai ishte aty jo për të rrëzuar komunzimin por për të marrë peng lëvizjen studentore atje dhe e mori. Por shyqyr që e mori, po të mos merrte ai atë, juve këtu nuk do t'ju vinte radha. Çfarë do të më testosh ti mua? Frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që e kanë vrarë, ligji ynë për dosjet është bërë nga fillimi në fund sepse në vitin 2014 ne kemi punuar me autoritetin gjerman, është një nga proceset më të shkëlqyera, nuk mund të shkonim ne pas berihait. Çfarë Çekie më tregon ti mua, do kapësh 90-vjeçarët ti. Të ka kapur ty një 90-vjeçar dhe s'të lëshon, kë do kapësh ti, një që ke për të kapur, të ka kapur ai ty.
Unë vrava gjykatën kushtetuese, cilën gjykatë? Ata që dolën me pasuri të pajustifikueshme dhe mbetën vetëm me dy persona aty brenda? Më mirë djepi bosh se sa shejtani brenda. Cilën gjykatë vrava? Tani Oerd se ti nuk e meriton ngritjen e zërit. Bashkë me atë që të thotë ngjitur që do testohesh moralisht. Po të mos ishin bijtë nuk do të ishte vrasja e baballarëve, kur unë luftoja me babain, ti vrisje gjela deti. Shërbëtori i komunizmit, njeriu që i lëpihej hap pas hapi, për të kapur një cep te vendi i varkës, drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Ika fiks për këtë arsye, aty në atë sallë nga ku ika unë, ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia që unë kam thënë para se të ikja, ishte ore ju që jeni këtu i keni dorëzuar teserat e partisë para se të vini? A më pyete pse ike?
Kapuni fot pas dinjitetit kapuni. Po ju tregoj ju që jeni në adresën më të gabuar sepse po t'i hymë dhe më thellë, ju jo vetëm në teorikën komuniste që jeni një tmerr, por merreni me Enver Hoxhën, ato janë uhuhuhu, por jetojnë me ju. Në test nuk jam unë në këtë rast por ju sepse ju keni hyrë në një histori që kush tregon më shumë antikomunista dhe si të zgjedhim kandidatët e përbashkët, Jeni të mbaruar, por të paktën kini respekt për...Byroja politike? Ja ta nxorri kokën drejtori i kampit nga goja, mbylle gojën dhe futen drejtorin e kampit brenda, kështu ndodh, infektohesh njësoj siç flisnin ata, e bija e filanit, mbesa e filanit. Lum komandanti legjendar shoku Enver që ju ka ju. Nuk thoshte kot padre Zefi, nigjoje kush bërtet më shumë kundër tyne, janë ata që kanë bashkëpunua më shumë me ta. Unë s'po të jap leksion ty sepse t'ju japësh leksione ju është humbje kohe./ B.A. - CNA.al
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka replikuar me kryeministri...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë...
Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi ka treguar arsyen p...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Deputeti i grupit përçarës të Alibeajt, Gazment Bardhi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankesës së depute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Tedi Blushi i Partisë së Lirisë së Ilir Metës ka reagu...
Në daljet e fundit publike, kryetari i Partisë Demokra...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, është pyetur nëse do të b...
Seanca parlamentare vijon me debate dhe përplasje mes ...
Qeveria do të ndërpresë financimet për studentët eksel...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngr...
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrast...
Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me çmi...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar ...
Teksa rendi i ditës ishte diskutimi për çmimin e energjisë...
Vijon ende në Kuvend të diskutohet për situatën energjetik...
Deputeti përçarës i PD-së, Gazment Bardhi, po mundohet t’i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...