VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me çmimin e energjisë është shprehur se ideja e fashës 800 KWh ka qëllim progresivitetin dhe mbështetjen e shtresave në nevoje dhe ngarkimin me çmimin afër reales dhe jo-reales të një shtrese e cila kalon mbi 800 KWh.
Duke iu drejtuar opozitës Ahmetaj u shpreh se debati për energjinë i duhet referuar edhe historisë, se u përmend këtu çeshtja e sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk pushon kurrë se debatuari dhe çeshtja e mbeshtetjes sociale nuk pushon kurrë se debatuari.
Fjala e plotë:
Opozita po kërkon që potencialisht Vendimi i Qeverisë dhe ERE për të kapur dy fasha konsumi të energjisë elektrike me qëllim progresivitetin dhe mbështetjen e shtresave në nevoje dhe ngarkimin me çmimin afër reales dhe jo-reales të një shtrese e cila kalon mbi 800 KWh.
Thelbi është mundësia financiare e qytetarëve dhe ana tjetër e diskutimit është një shtyllë, e cila nuk lëviz, është konseguencat e luftës në Ukraine, invazioni rus ne Ukraine, në të gjitha shtresat ekonomike europiane dhe në sektore, nga energjia deri tek sektoret e fundit; nga momenti që preket energjia, preken kostot e prodhimit, produktiviteti dhe konseguenca është inflacioni.
Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 KWh është e duhur. Po ta shihni, iu referua dhe një nga deputetet e opozitës, ka pasur efektet e veta pozitive.
Në janar 22 konsumi mesatar i energjisë ka qënë rreth 400-450 MWh. Po t'i referohemi muajit të fundit të të dhënave, pra korrikut, ka zbritur në 285.
Kjo do të thotë që qytetarët brenda mundësive të tyre po tregohen me racionale me konsumin e energjisë dhe presupozohet që një mase e cila tenton të frenoje konsumin e tepërt te energjisë dhe të faturojë atë 1%, simbolikisht, të shoqërisë që ka shumë më shumë mundësi financiare, me çmim afër reales dhe sërish, jo tek realja, serish e subvencionuar.
Debati për energjinë i duhet referuar edhe historisë, se u përmend këtu çeshtja e sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk pushon kurrë se debatuari dhe çeshtja e mbeshtetjes sociale nuk pushon kurrë se debatuari.
Nuk është larg 2013, është akoma as një dekade larg. Po sikur te ishim në atë situatë të 2013, kur CEZ ishte privat, kur KESH do ta faturonte me çmimin e tregut të lirë, ku do shkonte çmimi? Këtë nuk e quani subvencionim?
Ju kam sjellë disa fatura, subvencionimi është më i madh sesa mendoni. Dikush këtu tha pse nuk bëni si gjithë Europa. Më besoni, Shqipëria është vendi që e ka pasur të qartë subvencionimin e energjisë elektrike që diten 1. Shikoni lëvizjet e çmimeve në të gjithë Europen. Janë pothuajse të gjitha me nga 2 e me nga tre. Është fakt. Shqipëria e ka të palevizur. Pse? Qeveria është institucion që i përgjigjet qytetarit se është votuar si qeveri e majtë dhe do vazhdojë të subvencionojë qytetarin. Po, progresiviteti është në themel të gjithë vendimmarrjes së qeverisë.
Shikojini paketat nga dita 1 deri tani, qeveria ka kaluar me mbeshtetjen sociale edhe përtej asaj që një qeveri në kushtet e Shqipërisë mund të bëjë, që nga qytetari në nevoje, deri tek nxënësi që i subvencionohen librat, pensionisti që ka të garantuar pensionin e 13-të, paketën e solidaritetit në fundvit dhe indeksimin; apo dhe injektimin që është bërë në ekonomi që nga termeti e pandemia.
Ja ku keni një faturë të një familje në nevoje. Këtij konsumatori qe sot e ka 128 KWh, pra është minimumi, e subvencionon gati 1 milionë lekë të vjetra në vit.
Tani imagjinoni sikur të shkojmë tek mesatarja e konsumit që sot është statistikisht afërsisht 460 KWh. 1 milioneshi bëhet 4 milionë. Pra, ta dinë qytetarët, ta dini dhe ju, sot qeveria nëpërmjet buxhetit te shtetit subvencionon njëfamilje me konsum mesatar tek 450-460 këh/muaj, praktikisht e subvencionon 4 milione leke te vjetra ne vit.
Ju thoni Maqedonia po jep 100 euro/muaj. Ne po japim 350. Ju thoni beni si Maqedonia. Jo, nuk do japim 100 euro ne 3 muaj, do japim 350 euro/ muaj, për çdo muaj, qoftë për familjen, qofte për biznesin.
Doni për biznesin? Ky është një biznes i lidhur me tension të mesëm dhe paguan sot 83 mijë lekë të reja/ muaj. Shumëzojeni minimalisht me 2.5 lekë, shkon 24 milionë lekë në vit. Madje dhe një biznes që është në tension të lartë, nuk e paguan çmimin aq sa është realisht. E dini sa ka dalë çmimi mesatar? 360 euro/mëh.
Çmimi në burse ka arritur dhe 1040 euro, dhe 700 dhe 800. Pse nuk thoni që në gjithë këtë vështirësi, e ne gjithë këtë mundësi të reduktuar optimizimi, se në gjithsesi i kemi syte nga shiu, nuk ka blerë me çmim maksimal, por ka arritur të blejë nje çmim mesatar 360 euro/mëh. Ky praktikisht është mirëmenaxhim.
Dua t'i kthehemi një moment paketës sociale që ka bërë qeveria që nga 2013. Taksa progresive, subvencionet për pensionistet, janë gati 13 mijë lekë dikur kur çmimi i energjisë varionte 50-60 euro MËh, një pensionist merrte 12,800 leke në muaj subvencion për energjinë. Mos harroni që kur dilni këtu kundërshtoni fashën, e bëni politikisht edhe kundër logjikës suaj. E keni pasur me dy fasha para 2013 dhe u bë kaos. Çfarë do ndodhte sot nëse kompania (CEZ) do të ishte private? Kompania do faturonte llahtaren dhe ajo që bën qeveria sot, është ekzaktesisht ajo që ka bërë që nga 2013 e mbrapa, duke mbajtur balancen mes asaj qe duhet të mbledhe di të ardhura KESH dhe OShEE për investime dhe operacionet e veta dhe atë që duhet te perfitoje qytetari.
Debati është interesant dhe të gjithë shkojnë në një pikë, por janë dy botë të ndryshme: njëra merret me qytetarin, tjetra merret me oligarkët. Na thoni sillini këtu t'i taksojmë. E kishit 10%, e bëmë 15% taksën për biznesin e madh. Diference e madhe. E taksonit qytetarin e zakonshëm 10%, e çuam 0.3%, e 0 per phesën më të madhe, mbi 60% te tyre. Kjo është diferenca./CNA.al
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar ...
Teksa rendi i ditës ishte diskutimi për çmimin e energjisë...
Vijon ende në Kuvend të diskutohet për situatën energjetik...
Deputeti përçarës i PD-së, Gazment Bardhi, po mundohet t’i...
Deputeti i Partisë demokratike, Dashnor Sula, ka ironizuar...
Nga Kuvendi ku po diskutohet situata e krizës energjetike ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i PL-së, Ilir ...
Kuvendi i sotëm ka nisur me përplasje. Deputeti Tritan S...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, në kuadër ...
Gazetari Bledian Koka ka debatuar me deputetin sociali...
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reagua...
Ardian Olldashi, vëllai i Sokol Olldashit i është përgjigj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje të gjithë ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pye...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka deklaruar se pr...
Numri 1 i Partisë Demokratisë, Sali Berisha, ka nënviz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë paralajmërimin e fo...
Ish zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...