Ndërprerja e energjisë në Maternitetin e Durrësit/ Spitali Rajonal sqarim publik
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri deklaroi sot se procesi i numërimit të votave në Bashkinë Prrenjas ishte i mbushur me problematika. Në një intervistë për ‘Syri Tv’, Nuri u shpreh se PD ka dyshime serioze për integritetin e zgjedhjeve në atë qendër votimi dhe në atë zonë.
Nuri tha se ka dyshime edhe për raste të ngjashme në Qarkun Durrës.
“Është e vërtetë që janë sot këto kuti që po hapen në KQZ me urdhër të Celibashit, sepse këto kuti nuk janë numëruar asnjëherë. Dhe ditën e zgjedhjeve nuk u numëruan, as të nesërmen sepse u konstatuan më problematika. U konstatuan nga numëruesit nga KZAZ me problematika.
Problematika është mjaft e qartë. Të dalin 24 votues më tepër se sa personat e identifikuar me PEI. Kjo është një pajisje e sigurte dhe nuk mund të shmanget gjatë procesit të votimit nëse nuk punon pajisja dhe nëse nuk njoftohet KQZ që pajisja nuk punon dhe nuk kërkohet zëvendësimi i saj. Duhet ta dini që ka edhe një pajisje zëvendësuese. Pra kur PEI nuk punon ka një pajisje tjetër rezervë. Dhe nëse edhe pajisja rezervë nuk vjen në atë rast kalohet me votim manual. Pra me nënshkrime manuale dhe me lista zgjedhore.
Në këtë rast pothuajse është mbyll gjithë procesi dhe 24 personat e fundit kanë kaluar me listë manuale, çka për ne ka dyshime serioze për integritetin e zgjedhjeve në atë qendër votimi dhe në atë zonë pse jo. Sepse aty mund të këtë qenë edhe pikënsija e “Trenit Bullgar”. Pra e sistemit të manipulimit të votave. Këtë nuk e dimë dhe do të kërkohen hetime.Nuk ka patur asnjë mosfunksionim të pajisjes. Sepse po të kishte një gjë të tillë do të ishte në proces verbal. Madje e kundërta. Në procesverbalet që i kam parë që janë mbajtur dhe këto që po mbahen sot nuk figuron asnjë shënim për mosfunksionim të pajisjes PEI. Apo nuk është shënuar fare madje se këta persona kanë votuar me nënshkrime manuale. Pra nuk është zbatuar ligji. Dhe këtu ka cenim të integritetit zgjedhor. Dhe nuk është vetëm problemi i një qendre votimi në një zonë të caktuar të Qarkut Elbasan.
Të njëjtën gjë kemi edhe në Durrës. Janë 5 apo 6 raste në Durrës që na janë raportuar. Sipas informacioneve që ne kemi thuhet se ka nga një votë plus. Është pak e çuditshme që del nga një votë plus, manuale ndoshta nga ata të identifikuar me PEI. Çfarë do të thotë kjo.
Kjo mund të jete vota e fundit e “Trenit Bullgar”, që e kanë hedhur pasi kanë kryer të gjithë punët. Prandaj ka dyshime serioze mbi integritetin e këtyre kutive. Prandaj nuk mund të kalojnë kaq lehtë sikur janë gabime. Sepse kemi që nga fillimi i këtij procesi që dëgjojmë nga KQZ, gabime, njerëzore, gabime fabrike, gabime...Nuk është punë gabimi këtu. Këtu është punë shkelje ligji apo jo. Është respektuar ligji apo procesi zgjedhor apo jo. Nuk mund të kalojë çdo gjë me gabime",-tha Nuri./CNA
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia...
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kryeprokurori Olsian Çela ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shënjuar sot 100-vjetorin e...
Sot u prezantua programi “Bridge”, një iniciativë e re që ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk e k...
Kryetarët e partive të reja që kanë mundur të sigurojnë ve...
Ky vit përkon me 100-vjetorin e institucionit të Kontrolli...
KQZ njofton se ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me tone të ...
Kryebashkiaku i arrestuar për disa vepra të rënda pena...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një një k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 11 majit me një re...
Nis zyrtarisht më 25 maj stërvitja shumëkombëshe “Defender...
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, re...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka bërë re...
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota bren...
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
LUFTA BRENDA LLOJIT Korça është një fenomen që duhet anal...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...