Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka bërë reagimin e parë pas humbjes së thellë të PD-së në këtë qark, me një rezultat 6-4 për PS-në.
Teksa ka përfunduar numërimi i votave si nga brenda vendit po ashtu dhe të votave të Diasporës, Kaso në reagimin e tij nënvizon se zgjedhja e qytetarëve dhe mesazhi i tyre është i qartë. “Ky vend ka nevojë për një drejtim të ri dhe për politika që vendosin qytetarin në qendër”, shkruan Kaso.
“Sot natën përfundoi zyrtarisht numërimi i votave për Qarkun Korçë, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora.
Në përfundim të këtij proçesi, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata qytetarë që i besuan Partisë Demokratike dhe koalicionit tonë.
Zgjedhja juaj ishte një mesazh i qartë: ky vend ka nevojë për një drejtim të ri dhe për politika që vendosin qytetarin në qendër.
Falenderoj çdo demokrat, çdo mbështetës, që nuk e pa votën si një akt individual, por si një detyrë ndaj komunitetit dhe së ardhmes së vendit. Ju që folët me familjen, bindët miqtë dhe ngritët zërin aty ku duhej, ishit pjesë e një përpjekjeje që shkon përtej një rezultati elektoral.
Faleminderit drejtuesve dhe strukturave të Partisë Demokratike në Korçë, Pogradec, Devoll, Maliq, Kolonjë, Pustec e gjithë qarkun, për punën e palodhur, pavarësisht mungesave, sfidave dhe presioneve. Përkushtimi juaj është dëshmi se idealet nuk shuhen përballë vështirësive.
Faleminderit kandidatëve tanë, për fushatën e ndershme, për çdo takim, çdo bisedë dhe çdo derë të trokitur. Nder që ju kishim përfaqësues të PD-së në këtë garë.
Një falenderim e përulje të thellë për çdo komisioner, vëzhgues dhe numërues, të cilët të palodhur dhe në kushte krejt të pabarabarta, nën një presion të vazhdueshëm, bënë gjithçka që vota e demokratëve të vlerësohej e numërohej si duhej deri në fund! Mirënjohje!” deklaron Kaso.
Ndër të tjera, Kaso thotë se 11 maji nuk përmbushi standardet më minimale të një gare të drejtë, e aq më pak të zgjedhjeve me standarde në një vend demokratik.
“Në një klimë politike ku makineria e pushtetit punoi për të blerë, frikësuar dhe manipuluar, ju arritët ta mbani të gjallë zërin e opozitës në Korçë. Në një nga qarqet ku u investua fuqishëm për të shtypur ndryshimin, ne qëndruam.
11 Maji nuk përmbushi standardet më minimale të një gare të drejtë, e aq më pak të zgjedhjeve me standarte në një vend demokratik. Opozita dhe alternativa e saj e shpresës nuk u përballën me një parti a filozofi qeverisëse por me gjithë egërsinë e makinerisë shtetërore të vënë në dispozicion të grabitjes së rezultatit zgjedhor. Ishte një proces i shtrembëruar, i mbushur me manipulime dhe presion të organizuar nga pushteti dhe rrjetet e tij klienteliste e kriminale.
Detyra jonë tani është e qartë: të dokumentojmë çdo shkelje dhe të kërkojmë drejtësi, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edi Rama nuk ka mandat legjitim për të qeverisur mbi një votë të përlyer me korrupsion dhe frikë”, vijon Kaso.
Më tej, Kaso shkruan se përveç denoncimit demokratët duhet të shohin brenda vetes, të analizojnë çdo dobësi, të nxjerrin mësime dhe të reflektojnë thellë për të ndërtuar një alternativë të besueshme për shqiptarët.
“Por përveç denoncimit, duhet të shohim edhe brenda vetes. Të analizojmë çdo dobësi, të nxjerrim mësime dhe të forcojmë organizimin tonë nga themeli. Vetëm me një reflektim të thellë dhe të sinqertë mund të ndërtojmë një alternativë të besueshme për shqiptarët.
Partia Demokratike ka nevojë për unitet, për transparencë, për rikthimin e besimit. Ajo që ndërtuam me 11 Dhjetorin, dhe vlerat e atij momenti historik, janë rruga e vetme për t’u kthyer tek qytetarët me integritet dhe vizion të qartë.
Këto janë momente që kërkojnë maturi, përgjegjësi dhe vendimmarrje të guximshme. Vendimet që marrim sot do të peshojnë gjatë në rrugëtimin tonë si opozitë dhe si forcë shprese për Shqipërinë.
Faleminderit Korçë! Respekt dhe mirënjohje për çdo votë, për çdo përpjekje, për çdo zë që nuk heshti. Rruga vazhdon. Bashkë!”, përfundon Kaso./ CNA
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota bren...
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
LUFTA BRENDA LLOJIT Korça është një fenomen që duhet anal...
Në zgjedhjet e 11 majit garuan 11 subjekte politike, përfs...
KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave pre...
KQZ ka bërë me dije se numërimi i votave të Diasporës ësht...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka r...
Ditën e sotme përfundoi numërimi për votat preferenciale n...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në MCN...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Çim Peka l...
Kryetari i Partisë Muindësia, Agron Shehaj i ftuar në MCN ...
Numërimi i votave brenda vendit për qarkun Tiranë është mb...
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kal...
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të diasporës...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Jamarbër Malltezi ka bërë një deklaratë pas kalimit për gj...
Kanë mbetur 9,295 zarfe të diasporës në Qarkun Tiranë për ...
Këtë të hënë, kandidati në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun ...
I ftuar në një studio televizive, mjeku dhe kandidati Ilir...
Në Prokurorinë e Përgjithshme u zhvillua ditën e sotme një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...