Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ky vit përkon me 100-vjetorin e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në fjalën e rastit, kreu i KLSH-së, Arben Shehu, theksoi rrugëtimin dhe kontributin e institucionit në llogaridhënie dhe mirëqeverisje.
Nga foltorja e Kuvendit, Shehu u shpreh se ky përvjetor përfaqëson një moment historik, jo vetëm për KLSH-në, por për gjithë zhvillimin institucional të Shqipërisë moderne.
Shehu siguroi se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të qëndrojë besnik ndaj misionit të tij kushtetues, në sinkron me interesin e shtetit dhe në thelb të çdo shqiptari.
“Është një nder i veçantë që sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kremtojmë së bashku përvjetorin e 100-të të themelimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucion që për një shekull ka kontribuar në forcimin e kulturës së llogaridhënies dhe përmirësimin e qeverisjes në menaxhimin e financave publike.
Ky përvjetor përfaqëson një moment historik jo vetëm për KLSH-në, por për gjithë zhvillimin institucional të Shqipërisë moderne. E themeluar në maj 1925, në një etapë vendimtare për konsolidimin e shtetit shqiptar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë i pranishëm në çdo fazë të transformimit të administratës publike.
Përgjatë një shekulli, ai ka vepruar në kushte të ndryshme historike dhe politike, nga periudha e monarkisë, te regjimi i centralizuar i pasluftës, deri te faza e tranzicionit demokratik pas viteve ’90-të. Gjatë kësaj kohe, institucioni ka ruajtur misionin e tij thelbësor: mbikëqyrjen e përdorimit të drejtë të fondeve publike.
Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1998 dhe reformave të mëvonshme, KLSH mori një rol të qartë si organ i pavarur kushtetues. Ai ka qenë aktiv në përshtatjen e standardeve të auditimit sipas modeleve më të avancuara, si dhe në rritjen e përgjegjshmërisë institucionale.
Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si INTOSAI dhe EUROSAI, si dhe bashkëpunimi rajonal, ka ndihmuar në zhvillimin profesional të audituesve dhe në forcimin e praktikave të mira, duke rritur ndjeshëm cilësinë e veprimtarisë së institucionit.
Të nderuar pjesëmarrës, ky përvjetor është edhe një rast për të nderuar përkushtimin e brezave që e kanë ndërtuar këtë institucion. Kontributi i tyre ka lënë një trashëgimi të çmuar për administrimin e drejtë dhe efikas të financave shtetërore. Kjo trashëgimi ka ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve tek institucionet shtetërore në përgjithësi, duke garantuar një menaxhim financiar që mbështetet jo vetëm në efikasitet, por mbi të gjitha në ndershmëri, transparencë dhe përgjegjshmëri.
Të nderuar pjesëmarrës, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time të thellë që kemi sot mes nesh: përfaqësues të institucioneve supreme të auditimit nga vende partnere, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të institucioneve të pavarura dhe të administratës publike, akademikë, përfaqësues të universiteteve, organizata të shoqërisë civile, partnerët tanë institucionalë vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe në veçanti përfaqësues të medias, e cila në Shqipëri është ngritur mes vështirësive në një nivel të vërtetë institucional dhe në emër të institucionit dua të shpreh një mirënjohje të veçantë. Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet është jo vetëm një vlerësim për Kontrollin e Lartë të Shtetit, por edhe një dëshmi e mbështetjes për institucionet e shtetit shqiptar.
Të nderuar të pranishëm, 100 vite histori nuk janë thjesht një rrugëtim për t’u përkujtuar, por një bazë e fortë për të ndërtuar të ardhmen. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet profesionale, të adoptojë teknologji moderne dhe të qëndrojë në dobi të interesit tonë të përbashkët.
Ky përvjetor është jo vetëm një pikë ndalese për të vlerësuar rrugëtimin tonë, por edhe një pikënisje për një angazhim të ri, për të ndërtuar një të ardhme më të përgjegjshme, më efikase dhe më të ndershme në shërbim të qytetarit shqiptar.
Dua t’ju siguroj se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të qëndrojë besnik ndaj misionit të tij kushtetues, në sinkron me interesin e shtetit dhe në thelb të çdo shqiptari. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesin publik dhe të çdo shtetasi shqiptar, me përkushtim ndaj parimeve të shtetit të së drejtës dhe të mirëqeverisjes. Jam i bindur se rruga jonë e përbashkët do të vijojë me bashkëpunim të qëndrueshëm, shkëmbim të ndërsjellët dhe mbështetje reciproke për të ndërtuar institucione më të forta dhe njëkohësisht administratë më të përgjegjshme.
Ju falënderoj edhe një herë për praninë tuaj sot, për vlerësimin që i keni bërë këtij përvjetori, dhe për mbështetjen e madhe që i ofroni vazhdimisht misionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”,-tha Kreu i KLSH-së, Arben Shehu./CNA
KQZ njofton se ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me tone të ...
Kryebashkiaku i arrestuar për disa vepra të rënda pena...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një një k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 11 majit me një re...
Nis zyrtarisht më 25 maj stërvitja shumëkombëshe “Defender...
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, re...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka bërë re...
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota bren...
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
LUFTA BRENDA LLOJIT Korça është një fenomen që duhet anal...
Në zgjedhjet e 11 majit garuan 11 subjekte politike, përfs...
KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave pre...
KQZ ka bërë me dije se numërimi i votave të Diasporës ësht...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka r...
Ditën e sotme përfundoi numërimi për votat preferenciale n...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në MCN...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Çim Peka l...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...