Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Kryetarja e Komisionit të Apelitmit në PD, Adriana Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë me dokumente dhe fakte për Idajet Beqirin.
Kalaja e akuzon Beqirin, të cilit Dhoma e Avokatisë i ka pezulluar lejen e ushtrimit të detyrës si mashtrues dhe shërbëtor të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Kur Beqirëve, vesi u del me shpirtin..... Kur përmënd fjalën mashtrues, direkt mendja të vete ose te ai që sot është në Burgun e Durrësit, ose te shërbëtorët e tij Carlo e Beqirë, të cilët, shumë shpejt do t’i bashkohen atje "për shoqëri".
E ndër këta mashtrues, më i përkushtuar është Beqiri, që edhe Zoti ia ka gjetur mbiemrin siç e meriton, ky pseudo avokat që tashmë nuk e gëzon më këtë titull, që me vendimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë Nr. 353 datë 20.11.2024 (foto 1 dhe 2)”, shkruan Kalaja.
Kalaja denoncon se personi që i ka hequr lejen Beqirit, dikur e ka arrestuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
“Dhe për ironi të 'fatit', personi që sot i ka hequr lejen e ushtrimit të aktivitetit (F. N), dikur e ka arrestuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre (edhe për ngacmin seksual por në diktaturë nuk duhej bërë publike). Por vesi thotë populli del me shpirtin”, denoncon Kalaja.


Më tej, Kalaja me dokumente tregon se Idajet Beqiri ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe se i ka duart me gjak, fakt për të cilin është dënuar dhe për gjenocid.
“Ashtu si dikur, bënte bashkëpunëtorin e Sigurimit të Shtetit me një zell të pamatë, që i ka duart me gjak në shërbim të diktaturës (foto 4), fakt për të cilin është dënuar edhe për genocid (foto 5), sot vijon ta bëjë me SPAK, që për turpin e tyre, marin për bazë një mashtrues ordiner”, sqaron ajo.


Kalaja vijon me publikimin e dokumenteve që sipas saj, Idajet Beqiri është një mashtrues ordiner jo vetëm me dënime për pjesëmarrje në organizata terroriste në Belgjikë, por është shpallur dhe "non grata" nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit.
Kalaja thekson se Beqiri vijon të mashtrojë qytetarë të pafajshëm, duke i përvetësuar edhe shuma të konsiderueshme parash.
“Një mashtrues ordiner, jo vetëm me dënime për pjesëmarrje në organizata terroriste në Belgjikë (foto 6), shpallur edhe Non Grata nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit (foto 7), por që vijon të mashtrojë qytetarë të pafajshëm, duke i përvetësuar edhe shuma të konsiderueshme parash.
Pasi Dhoma e Avokatisë, për sjellje të përsëritur në mashtrim për të cilat ka dosje pafund në organin e akuzës, i ka pezulluar lejen për ushtrimin e profesionit, e pasi këtë vendim e la në fuqi edhe Gjykata Administrative, sot ky mashtrues është parë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjigishëm, me togën e avokatit”, thekson Kalaja.


Në përmbyllje të denoncimit, Kalaja tregon se PD do të marrë të gjithë hapat ligjorë që sistemi i drejtësisë të pastrohet nga këta mashtrues perversë.
Ajo i ka bërë thirrje Dhomës së Avokatisë që të hetojë rastin e të marrë vendimin për heqjen përgjithmonë të lejes së ushtrimit të profesionit të këtij pseudoavokati mashtrues.
“Përveç se ne si forcë politike do marim të gjithë hapat ligjorë që sistemi i drejtësisë të pastrohet nga këta mashtrues perversë, i bëj thirrje Dhomës së Avokatisë që të hetojë rastin e të marë vendimin për heqjen përgjithmonë të lejes së ushtrimit të profesionit të këtij pseudo avokati mashtrues.
PS: I bëj thirrje çdo shtetasi që ka rënë pre e mashtrimeve të këtij perversi, të më paraqesë provat për ta çuar këtë çështje deri në fund”, deklaron Kalaja./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në konferencën...
Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, par...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot pasd...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...
Sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Kur janë bërë disa nga përcaktimet e rëndësishme dhe po pë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm në Kuçovë, ndau ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se koa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, homologu i Kosovës, Eju...
Kryeministri vijon talljen me Luli Bashën, i cili prej pak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për primaret duke thënë...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se pas...
Aleati i koalicionit të Berishës, Kujtim Gjuzi, ka treguar...
Një nga aleatët e kreut të PD-së Sali Berisha, Selami ...
Analisti Arion Sulo në një dalje televizive ka folur për l...
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar n...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për mosle...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...