Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nënshkruan sot urdhrin për miratimin e nivelit III të tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, i cili synon të përfshijë grupmoshat e klasave 7-9.
Ky hap vijon punën e nisur me miratimin e dy niveleve të para të këtij teksti për grupmoshat e klasave 1-3 dhe 4-6, duke konsoliduar më tej mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
“Sapo kemi miratuar një vendim të përbashkët për nivelin III të tekstit plotësues për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Këto tekste janë baza për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë. Pasi kemi përfunduar dhe tashmë janë në duart e nxënësve tekstet plotësuese Niveli I dhe Niveli II, vjen edhe Niveli III për klasat 6 deri në të 9-ën, duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit fillor me abetaren dhe më tej dhe të arsimit të mesëm të ulët, pra deri në klasën e 9-të. Për ne ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe përmes këtyre teksteve, të cilat janë të unifikuara, të standardizuara. Tekste të cilat vijnë të mbështetura nga ekspertiza e të dyja palëve dhe unë vërtet dua që të falënderoj të dyja grupet e punës, që në fakt janë një grup pune dhe që kanë pasur për detyrë të përfundojnë këtë proces kaq të rëndësishëm të finalizimit të teksteve të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, me të cilët mësojnë fëmijët në diasporë dhe gjithashtu mësuesit i kanë si udhërrëfyes pikërisht për të arritur maksimumin e cilësisë së mësimdhënies së tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Tekstet janë edhe në formë të digjitalizuar në faqet respektive të ministrive tona, të Qendrës së Botimeve të Diasporës dhe gjithashtu të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës. Jam e kënaqur gjithashtu që këto tekste do të jenë në duart e fëmijëve dhe të mësuesve duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, gjithashtu duke pasur në dorë edhe abetaren dhe tekstin për Nivelin I, II dhe III që ne sapo firmosëm së bashku”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cilësoi bashkëpunimin mes dy ministrive vitet e fundit të jashtëzakonshëm.
“Gjatë këtyre katër viteve të fundit, bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, këtu me ministren Manastirliu, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi shumë rezultate në këtë drejtim, pasi finalizimi i abetares së përbashkët, tekst me të cilin mësojnë të gjithë vogëlushët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe fëmijët atje në mërgatë, tashmë finalizuam edhe tekstin e III “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste me të cilat do të mësojnë të gjithë fëmijët tanë në mërgatë, duke kompletuar kështu të gjitha nivelet e kurrikulës për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare",- tha Nagavci.
Ky bashkëpunim mes dy vendeve përbën një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe, duke e bërë atë të pranishme dhe të aksesueshme për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.
Një tjetër ngjarje me rëndësi është Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, e cila përfshin nxënësit e klasave të nënta të Shqipërisë dhe Kosovës./CNA
Sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Kur janë bërë disa nga përcaktimet e rëndësishme dhe po pë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm në Kuçovë, ndau ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se koa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, homologu i Kosovës, Eju...
Kryeministri vijon talljen me Luli Bashën, i cili prej pak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për primaret duke thënë...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se pas...
Aleati i koalicionit të Berishës, Kujtim Gjuzi, ka treguar...
Një nga aleatët e kreut të PD-së Sali Berisha, Selami ...
Analisti Arion Sulo në një dalje televizive ka folur për l...
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar n...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për mosle...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i pranishë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur pas ...
Kryetari i Lëvizjës për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ...
Sot në portalin e tij, gazetari i përdorur si letër higjie...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...