Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar pazaret mes ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagamit ,dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkës, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Këlliçi deklaroi se këto biseda dëshmojnë qartë për hapat fillestarë të një puçi kushtetues, i cili ka për synim emërimin në Gjykatën Kushtetuese të disa prej drejtuesve të strukturave të vetingut, që i kanë shërbyer verbërisht Partisë Socialiste dhe klaneve të ndryshme brenda mazhorancës, duke larguar nga detyra gjyqtarë e prokurorë me integritet, e duke lënë në detyrë gjyqtarë “alla Dvorani”, që kishte harruar të deklaronte 100 milionë lekë.
Sipas Këlliçit, në këtë puç janë përfshirë dhe të tjerë zyrtarë të lartë, veçanërisht Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe Presidenti Bajram Begaj.
Ai nënvizon se Bushka shkon më tej me shkeljen. Këlliçi deklaroi se në sektin brenda Partisë Socialiste, që njihen si linja e kreut të "5D" dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj, synojnë të krijojnë tri vende për të sistemuar të mbeturit jashtë liste të komisionit të Vetingut.
Këlliçi siguron se për këtë shkelje të ligjit të gjithë emrat e lartpërmendur do të shkojnë në SPAK.
Deklarata e Këlliçit:
Prej disa ditësh, opinioni publik po njihet nëpërmjet medias me komunikimet e kryera mes ish-kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, dhe deputetes socialiste e njëkohësisht kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ku bëjnë pazare për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Këto biseda, të zhvilluara mes fundit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2024, shkojnë përtej qokave mes mikeshave me pushtet.
Ato dëshmojnë qartë për hapat fillestarë të një puçi kushtetues, i cili ka për synim emërimin në Gjykatën Kushtetuese të disa prej drejtuesve të strukturave të vetingut, që i kanë shërbyer verbërisht Partisë Socialiste dhe klaneve të ndryshme brenda mazhorancës, duke larguar nga detyra gjyqtarë e prokurorë me integritet, e duke lënë në detyrë gjyqtarë “alla Dvorani”, që kishte harruar të deklaronte 100 milionë lekë.
Në këtë puç kushtetues janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, veçanërisht Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjithashtu, në këtë puç kushtetues është përfshirë me vetëdije të plotë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njeriu që më shumë se kushdo zyrtar tjetër, duhet të jetë garant i Kushtetutës.
Në bisedat e zbardhura nga media, Llagami i kërkon ndihmë Bushkës që të marrë një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Por Bushka shkon më tej. Ajo dhe në sekt brenda Partisë Socialiste, që njihen si linja e kreut të "5D" dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj, synojnë të krijojnë tri vende për të sistemuar të mbeturit jashtë liste të komisionit të Vetingut.
Ky sekt ka treguar se për të arritur qëllimet e tij antikushtetuese, është i gatshëm t’i kundërvihet edhe institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Në shtator 2024, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, shpall garën për plotësimin e vakancës së krijuar nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska. Ajo kishte mandat të plotë 9-vjeçar.
Por, Klotilda Bushka dhe sekti i saj, në një luftë të paprecedentë brenda llojit, iu kundërvunë Spiropalit, duke synuar që të zhbëjnë procedurën e nisur. Justifikimi i përdorur nga ky sekt ishte parashikimi kushtetues për ripërtëritjen trevjeçare të trupës së gjyqtarëve.
Kushtetuta parashikon se vetëm dy mandate në Gjykatën Kushtetuese janë të pjesshëm dhe ato u takojnë gjyqtarëve Holta Zaçaj dhe Sandër Beci.
Por, Bushka dhe sekti që përfaqëson e kanë qëllimin diku tjetër. Pas tentativës për zhbërjen e procedurës për zëvendësimin e Elsa Toskës, qëndron objektivi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares tjetër, Sonila Bejtja.
Bushka dhe “klani Veliaj” apo “klani 5D” në Partinë Socialiste duan të copëtojnë mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Toska, për të rrëmbyer edhe mandatin e gjyqtares Bejtja, e cila është emëruar për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2028.
Për të rrëmbyer mandatin e gjyqtares Bejtja, në puçin kushtetues është përfshirë edhe presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit, i nxitur nga Bushka me “klanin 5D”, i kërkoi pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese që të interpretonte afatin e gjyqtarëve.
Në atë shkresë, e cila është një turp jo vetëm juridik për mënyrën e të shkruarit, por edhe anti-kushtetuese për nga objekti, i emëruari i Taulant Ballës në Presidencë kërkon të largojë gjyqtaren Sonila Bejtja.
Partia Demokratike siguron pjesëtarët e këtij grupi që po kryen atentat ndaj Kushtetutës, nga Begaj e deri te Bushkat, se do të përfundojnë në SPAK për këto shkelje të rënda të ligjit Themeltar.
Partia Demokratike garanton gjithashtu se të njëjtin fat do të kenë edhe ata gjyqtarë kushtetues, të cilët, me vetëdije të plotë dhe në shkelje të Kushtetutës, do të pranojnë të bëhen pjesë e kësaj maskarade për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion, Erion Veliaj dhe Bushkës e Bushkave të tjera të tij./ CNA
Kur janë bërë disa nga përcaktimet e rëndësishme dhe po pë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm në Kuçovë, ndau ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se koa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, homologu i Kosovës, Eju...
Kryeministri vijon talljen me Luli Bashën, i cili prej pak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për primaret duke thënë...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se pas...
Aleati i koalicionit të Berishës, Kujtim Gjuzi, ka treguar...
Një nga aleatët e kreut të PD-së Sali Berisha, Selami ...
Analisti Arion Sulo në një dalje televizive ka folur për l...
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar n...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për mosle...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i pranishë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur pas ...
Kryetari i Lëvizjës për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ...
Sot në portalin e tij, gazetari i përdorur si letër higjie...
Ardit Bido është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...