Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në konferencën e PPE-së ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.
Berisha është shprehur se qeveria miratoi për herë të parë me VKM licencat për 138 zona të mëdha që shtrihen nga jugu në veri, për mbjelljen e kanabisit.
Lideri i opozitës po ashtu ka folur në konferencë për përgjimet në Encrochat, që sipas tij përqendrimin më të lartë të tyre e kanë në Shqipëri, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.
Po ashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe arrestimet në kahun e opozitës të cilat i quan politike.
Berisha nënvizoi gjithashtu se tani në prag zgjedhjesh po shpërndahen si dhurata zarfe me nga 100 euro për pensionistët.
Në përmbyllje të fjalës së tij Berisha thekson se PD do të përmbysë narkodiktaturën e Ramës ashtu siç përmbysi diktaturën e Enver Hoxhës.
Deklarata e Berishës
Faleminderit shumë për ftesën; ndihem shumë i nderuar që jam këtu në këtë rikthim pas 12 vjetësh dhe ju siguroj se Partia Demokratike është plotësisht e angazhuar për integrimin e vendit në BE përmes një procesi të bazuar në merita, si interesi më i mirë kombëtar i shqiptarëve. Nga kjo platformë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për EPP, CDI dhe IDU për rezolutat jashtëzakonisht ndihmuese që votuan në mbështetje të Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri. Një mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh miqve të mi, si dhe Partisë Demokratike nga CDU, Forza Italia, Adenauer Stiftung dhe Heritage Foundation, të cilët na mbështetën në ditët tona më të vështira.
Në shqyrtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, vërehet ngadalësimi i këtij procesi. Por, shkaku kryesor i këtij ngadalësimi, mendoj se nuk qëndron vetëm në euroskepticizmin e përhapur, i cili është një realitet i pamohueshëm, as edhe në kundërshtitë midis vendeve anëtare të BE-së. Shkaku kryesor i ngadalësimit të procesit qëndron në vetë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimin e tyre ndaj integrimit në BE.
Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme në kushtet e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, i vendosur që nga viti 2015. Në këtë vit, në përputhje me qëndrim të hapur në favor të qeverisë dhe mbështetje direkte nga policia, miliona bimë kanabisi u mbollën në të gjithë vendin. Këto bimë kanabisi gjeneruan rreth 10-12 miliardë euro dhe u dhanë mundësinë trafikantëve shqiptarë të pushtonin tregjet e kokainës në Amerikën Latine. Pas arrestimit të El Chapo, vëllezërit shqiptarë Hysi morën drejtimin e Sinaloas; njëri prej tyre, sipas dokumenteve zyrtare, u mirëprit nga Edi Rama në zyrën e tij dhe u shpërblye me një licencë kazinoje dhe një hotel me pesë yje në Vlorë.
Të premten e kaluar, narkodiktatori i Tiranës, me moton “kanabis për vota”, miratoi për herë të parë me vendim qeveritar (VKM) licencat për 138 zona të mëdha që shtrihen nga jugu në veri, për planta kanabisi nën alibinë e përdorimit mjekësor. Ndërkohë, javën e kaluar, nga një studim i OKB-së, shqiptarët u shpallën të parët në Europë për përdorimin e kokainës. Për tri vjet, në portet e vendit nuk është konfiskuar asnjë kilogram kokainë, pasi qeveria ka deleguar trafikimin e saj tek klanet mafioze që lidhen drejtpërdrejt me Kryeministrin.
Në historinë e saj të gjatë shekullore, Europa ka njohur diktaturë naziste, komuniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka njohur kurrë narkodiktaturën që përjeton Shqipëria sot. Studiues të diktaturave si Huntington etj., e konsiderojnë këtë formë diktature si formën më të keqe të të gjitha të tjerave. Kush të dojë, le të vijë në Shqipëri: kushtetuta, ligjet, vendimet e gjykatave janë letër e vdekur. Ekonomia kontrollohet kryesisht nga droga; prodhimi i vendit dhe eksportet kanë rënë në mënyrë katastrofale, ndërsa treguesi i ndërtimit është më i larti në Europë. Çmimet e banesave janë më të shtrenjtat pas Mynihut dhe Parisit. Euro është e shtrirë përdhe, pra është zhvlerësuar me 35%. Sipas Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2023, 1,099,000 shqiptarë janë larguar nga vendi drejt zonës Shengen.
Kryeministri i vendit, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me këpucë të bardha, paraqitet si një piktor dhe sportist liberal, ndërsa në vend sillet si një diktator që, për të siguruar një mandat të katërt, përdor terrorin politik. Ai urdhëroi arrestimin dhe mbajti Sali Berishën, ish-kryeministrin, në arrest shtëpiak për 333 ditë. Po ashtu, policia brutalizoi publikisht dhe e ka tërhequr me forcë Ilir Metën, ish-presidentin dhe kryetarin e partisë së dytë opozitare, nga makina e tij, duke e goditur dhe duke e tërhequr në rrugë pa paraqitur një urdhër-arresti, ndërsa filmoi skenën e dhunës. Prej 6 muajsh është në burg, thjesht si person nën hetim. Më pas, Fatmir Mediu, kryetari i partisë së tretë opozitare, u vu nën hetim penal për një rast të gjykuar 15 vjet më parë.
Regjimi, duke përdorur dëshmitarë të rremë, e dënoi deputetin e ri të PD, Ervin Salianjin, me një vit burg pasi ai denoncoi vëllain e ministrit të Brendshëm, që kërkohej sepse ishte dënuar në Itali për trafik droge dhe, në vend që të ekstradohej, drejtonte trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Po ashtu, me dëshmitarë të rremë, Edi Rama mori mandatin nga Fredi Beleri për interesa personale mafioze, për të marrë në bashkinë e Himarës, në Gjipe, toka që nuk i takonin atij dhe të cilat Beleri nuk do të lejonte t’i përvetësonte.
Të nderuar zonja dhe zotërinj, narkoshteti i Shqipërisë është një bashkëpunim i pushtetit me organizatat kriminale më të rrezikshme në rajon dhe përtej. Pas zbulimit nga shtetet partnere të serverëve të bisedave telefonike dhe mesazheve të organizatave kriminale me telefona të koduar si Sky ECC, Matrix dhe EncroChat, rezultoi se gjuha e dytë më e përdorur në këto telefona ishte gjuha shqipe, dhe përqendrimi më i lartë i tyre ndodhej në Shqipëri, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.
Të dashur miq, zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një vend ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet. Ai ka krijuar një shtet elektoral të një partie, ka vendosur një sistem të ngjashëm me patronazhin e dikurshëm me punonjësit e shtetit. Këto ditë, si një dhuratë për vota, ai po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë.
Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj! Ju siguroj se nuk do të doja të mbaja këtë fjalim, por ky është realiteti i hidhur i Shqipërisë. Për Partinë Demokratike, nuk ka alternativë tjetër përveçse të luftojë për ndryshimin e tij. Partia Demokratike rrëzoi 35 vite më parë diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe ju garantoj se më 11 maj, me mbështetjen tuaj, do të rrëzojë edhe narkodiktaturën e Edi Ramës.
Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, par...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot pasd...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...
Sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Kur janë bërë disa nga përcaktimet e rëndësishme dhe po pë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm në Kuçovë, ndau ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se koa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, homologu i Kosovës, Eju...
Kryeministri vijon talljen me Luli Bashën, i cili prej pak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për primaret duke thënë...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se pas...
Aleati i koalicionit të Berishës, Kujtim Gjuzi, ka treguar...
Një nga aleatët e kreut të PD-së Sali Berisha, Selami ...
Analisti Arion Sulo në një dalje televizive ka folur për l...
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar n...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për mosle...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i pranishë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...