Peleshi: Me një ekonomi 2.7 herë më të madhe, sfida e pensioneve realizohet këtë mandat
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës...
Eurodeputeti Elmar Brok ka qenë pjesë e takimit elektoral të kreut të PD-së Sali Berisha në Kavajë.
Në fjalën e tij, Brok theksoi se Gjermania dërgoi në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh.
Brok nënvizoi se tani është koha për të larguar Ramën.
“Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.
Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.
Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë.
Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.
Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.
Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj.
Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë.
Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij”, tha Brok./ CNA
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës...
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka hedhur akuza të fo...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ministrat dhe mi...
Në zgjedhjet e 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dh...
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë pasdit...
Kryeministri Edi Rama është zotuar në takimin elektoral në...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku zhvilloi ed...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektortal me gra dhe vaj...
Kryeministri Edi Rama po vijon edhe sot turin e tij të tak...
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj po zhvillon takim...
Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar zgjedhjen e Eni Vasi...
Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikime...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvill...
Deputeti PS-së Pandeli Majko ka folur për kreun e PL-së Il...
Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin p...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar pas kall...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...