Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala i është drejtuar me një kërkesë për informacion KQZ-së dhe DHL-së.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nisur nga ankesat e përcjella si dhe për shkak të interesit të lartë në lidhje me procesin e shpërndarjes së objekteve postare ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare 2025, që përfshin jo vetëm KQZ por edhe qytetarët shqiptarë në rolin e palës marrëse dhe njëkohësisht të palës dërguese të këtyre objekteve postare ndërkombëtare, ka kërkuar nga KQZ dhe DHL një kopje të kontratës së lidhur mes dy institucioneve si dhe të vihen në dijeni në lidhje me çdo problematikë të hasur gjatë zbatimit të kontratës për këto objekte postare.
“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 46/2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë", është organi mbikëqyrës i sektorit të shërbimeve postare në RSH dhe ndjek zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore nga çdo subjekt që ofron shërbime postare, përfshirë trajtimin e ankesave të përdoruesve të këtyre shërbimeve në rolin e palës dërguese dhe/ose palë marrëse të objekteve postare.
Nisur nga ankesat e përcjella në AKEP si dhe për shkak të interesit të lartë në lidhje me procesin e shpërndarjes së objekteve postare ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare 2025, që përfshin jo vetëm KQZ por edhe qytetarët shqiptarë në rolin e palës marrëse dhe njëkohësisht të palës dërguese të këtyre objekteve postare ndërkombëtare, në mënyrë që AKEP të ushtrojë kompetencat në mbrojtje të interesave të përdoruesve, kërkojmë nga ana juaj:
Depozitimin e një kopje të kontratës së lidhur ndërmjet KQZ dhe DHL, si dhe
Të na vini në dijeni në lidhje me çdo problematikë të hasur gjatë zbatimit të kontratës për këto objekte postare”, thuhet në kërkesën e AKEP.

Një ditë më parë PS kërkoi nga KQZ të merreshin masa pasi kompania nuk ka respektuar protokollet.
“Duke ju falenderuar për gjithë kontributin e vyer tuajin dhe të stafit të KQZ-së, për përmbushjen dhe realizimin e një procesi të ri, votimin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit, për një proces sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ju bëjmë me dije si vijon:
Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor, në vijim të bashkëpunimit sa i takon mbarëvajtjes së procesit të votimit nga jashtë, ka konstatuar disa problematika të mbërritura nga zgjedhësit jashtë territorit të Shqipërisë gjatë procesit të "Votimit nga Jashtë Vendit”, të cilat po i adresojmë pranë Jush, me qëllim identifikimin, analizimin, dhe zgjidhjen e këtyre problematikave, të cilat pengojnë funksionim efikas të të gjithë procesit.
Problematikat e evidentuara janë si më poshtë:
- Rezulton se DHL nuk po zbaton protokollin për njoftimin e zgjedhësve me email\sms (kryesisht në Greqi dhe shumë raste në Itali).
- Numrat e kontakteve të DHL-së nuk përgjigjen për zgjedhësit (kjo ndodh shumë shpesh në Greqi dhe Itali). Ka gjithashtu raste që thirrja del "call failed".
-DHL sipas detyrimeve të marrë prej saj në marrëveshje me KQZ, nuk pranon të marrë zarfin e kthimit. Ka shumë raste, sidomos në Greqi, disa raste edhe në Itali ku zgjedhësve nuk i'u ka shkuar postieri, por në disa raste i'u është kërkuar që edhe marrjen e zarfit ta bëjnë në pikën e shërbimit postar.
Janë konstatuar raste kur nga DHL nuk pranojnë kthimin e zarfit, për arsye se nuk është kryer pagesa.
-Ka shumë raste që fleta e votimit nuk ndodhet brenda zarfit. Ka ndodhur në qarqet si më poshtë:
Votues në Korcë, me vendbanim USA
- Votues në qarkun Korcë, me vendbanim në Lamia
-Votues në qarkun Fier, Cakran dhe me vendbanim në Romë
-Votues në qarkun Korcë, Pustec dhe vendbanim Angli
-Votues në qarkun Durrës dhe me vendbanim Brescia, Itali
Shënim: Rastet e mësipërme janë me të gjitha të dhënat identifikues (emër atesi, mbiemer, vendbanimi dhe qarku ku voton).
-Brenda të njëjtës familje disave ju ka shkuar zarfi dhe disave jo, të cilët janë regjistruar njëkohësisht në PER dhe me të njëjtën adresë banimi.
-Ka raste që DHL ju dërgon sms duke thënë që adresa nuk është e saktë pavarësisht se personi rikonfirmon adresën.
-Referohen raste kur korrieri ka kaluar pa njoftuar në adresat e zgjedhësit, në orare ku zgjedhësit nuk ndodhet në shtëpi. Zarfet janë kthyer mbrapsht në zyrën postare dhe as për këtë nuk janë njoftuar zgjedhësit.
-Rezulton në disa raste në Brescia, Itali dhe votues në qarkun e Durrësit, të cilët kanë përfunduar procedurën sipas manualit udhëzues të KQZ, por posta DHL nuk pranon të marrë zarfet me pretendimin se nuk i njeh Bar Code-et.
Sa sipër, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e këtij procesi, kërkojmë adresimin e këtyre problematikave nga ana juaj pranë DHL, duke marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre”, theksohej ndër të tjera në kërkesën e PS./ CNA
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvill...
Deputeti PS-së Pandeli Majko ka folur për kreun e PL-së Il...
Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin p...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar pas kall...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shën...
Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK kryebashkiakun e M...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrë...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Kryeministri, Edi Rama ishte sot në një takim, ku inspekto...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i ftuar në MC...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka deklaruar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi iu “...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Gjiro...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...