Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në qëndrimin e Bashkimit Europian.
Bushati bisedon në këtë episod me Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet (European Stability Initiative), një organizatë, që promovon procesin e zgjerimit të BE-së dhe është shumë e afërt me Ballkanin Perëndimor.
Ditmir Bushati mendon se lufta në Ukrainë e ka ridimensionuar identitetin e procesit të zgjerimit. Me statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ai thotë se perceptimi i finalitetit politik të Europës, në njëfarë mënyre, është zhvendosur nga Ballkani tek vendet e Partneritetit Lindor.
Gerald Knaus thekson se pas luftës në Lindje, drejtuesit e BE-së duhet të mendojnë për një zgjerim të ri, pasi avantazhet janë më të mëdha, kur e bën luftën të pamendueshme dhe kur krijon një hapësirë të madhe me një treg të madh të vetëm, pa pengesa ndërmjet shteteve dhe një Europë më të fortë.
“Pas kësaj lufte vjen një mundësi e re dhe sinqerisht, mendoj se sikur të mos kishte një luftë në Ukrainë nga ana e Rusisë tani, nuk besoj se Bashkimi Europian do të zgjerohej përsëri, sepse me 27 anëtarë, shumë prej këtyre shteteve janë të lumtur me gjendjen ekzistuese. Por, me luftën kundër Ukrainës dhe ndërgjegjësimin se Europa nuk është e plotësuar dhe me luftën e shkatërrimin e kontinentit, valën e refugjatëve, katastrofat, le të hedhim gjithçka mbrapa krahëve. Shpresoj që kjo të jetë një mundësi edhe për Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo është arsyeja, ky është çasti për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që vërtet me bindje dhe me përqendrim të madh të nxisin kryeqytetet europiane për ndryshimin e procedurës ekzistuese që nuk shpie drejt aderimit në BE, çka përbën domosdoshmëri”, thotë ai.
Drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet ndalet dhe në deklaratat e Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit francez Emmanuel Macron për procesin e zgjerimit të BE-së:
“Jam i habitur që shumë njerëz nuk dëgjojnë se çfarë po thonë saktësisht Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron si dhe të tjerë. Pse nuk mund të japin një datë ata për anëtarësimin në BE? Olaf Scholz thotë se duam të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por thotë edhe se, për ta bërë të mundur këtë, Bashkimi Europian duhet të ndryshojë. Ai kërkon reformimin e BE-së që e dimë që nuk ka për të ndodhur. Le ta themi troç, të marrim shtetet Balltike, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, apo disa prej shteteve anëtare të vjetra madje, ato nuk do të heqin dorë nga vetoja për shumë çështje. Nuk kanë për të hequr dorë dhe po e thonë se nuk do ta bëjnë. Pra, nëse Olaf Scholz thotë të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por në fillim duhet të ndryshojë BE-ja, ku të gjitha shtetet anëtare bien dakord që të mos ketë më veto për shembull për politikën e jashtme, dhe pastaj një numër shtetesh anëtare të BE-së thonë se nuk do të heqim dorë nga vetoja, atëherë ajo që po thotë Olaf Scholz është se kjo gjë nuk varet nga Ballkani, nuk varet nga ju. Ju mund t’i bëni të gjitha reformat, por nëse ne nuk biem dakord ndërmjet nesh, ju nuk do të anëtarësoheni kurrë”, deklaron Gerald Knaus.
Bushati dhe Knaus trajtojnë edhe sfidat e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanirt Perëndimor dhe avantazhet që sjell pranimi i tyre në tregun e brendshëm të BE-së.
“BE-ja propozon një politikë tërësisht kontradiktore, që thotë se shtetet e rajonit duhet të punojnë së bashku dhe të reduktojnë të gjitha pengesat ndërmjet tyre. Por në çastin që Mali i Zi do të anëtarësohet në BE, do t’i duhet t’i rivendosë të gjitha pengesat ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Kur Kroacia u bë pjesë e BE-së, iu desh të ndërtonte urën më të shtrenjtë në historinë e saj, vetëm që të anashkalonte 20 kilometra territor të Bosnje-Hercegovinës, sepse kamionët nuk mund të kalonin në Bosnje. Pra, nëse Shqipëria ose Mali i Zi anëtarësohen në BE, do t’ju duhet të rivendosni të gjitha këto kontrolle kundrejt Kosovës apo kundrejt Serbisë. Kjo nuk ka kuptim. Mënyra se si të integrosh vendet e rajonit, të gjitha vendet e rajonit, është t’i bësh të ecin drejt tregut të brendshëm europian. Atëherë zhduken pengesat ndërmjet vendeve të rajonit. Mendoj se kjo mund t’i ofrohet sot edhe Kosovës. Kjo është përgjigja ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, për t’u thënë kosovarëve: nëse i përmbushni kriteret dhe ne ju ndihmojmë që t’i përmbushni, edhe ju mund t’i bashkoheni tregut të brendshëm të BE-së”, deklaron Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet.
Sipas Gerald Knaus, Ukraina duhet ta evitojë rrugën e ndjekur nga Ballkani Perëndimor.
“Nëse atyre iu ofrohet i njëjti proces, që i është ofruar Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ata do të jenë po aq të zhgënjyer pas pesë vitesh, sa janë shumë njerëz në Ballkan tani. Ata duhet të kërkojnë që të kenë një proces të bazuar në meritë që të varet nga ata se kur do të jenë pjesë e tregut të brendshëm. Në të njëjtën kohë, vendet e përparuara në Ballkan, anëtarët e NATO-s, ata që janë më mirë të integruar, si Mali i Zi, Shqipëria duhet të thonë se nëse ia propozoni këtë Ukrainës, kërkojmë të na propozohet edhe neve në Ballkan. Kështu ka funksionuar gjithmonë Europa. Nëse në 4 vitet e ardhshme Ballkani Perëndimor pranohet në Schengen, nuk do të ketë më kufij të dukshëm, jashtë BE-së dhe brenda rajonit. Dhe të gjithë janë brenda tregut të brendshëm, pra kushdo nga Ballkani Perëndimor mund të punojë kudo, çdo biznes nga jashtë mund të shkojë kudo në Ballkan dhe zbatohen të njëjtat rregulla. Çfarë vizioni paqeje dhe lulëzimi i pandërprerë!”, thekson drejtuesi i Iniciativës Europiane për Stabilitet./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për draftin e tij...
Deputetja Flutura Açka dha dorëheqjen para një viti e ...
Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e S...
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gjatë një interviste te...
Ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur pyetj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavs...
Kandidatja për ambasadore të Izraelit, Meri Kumbe, u është...
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhe...
Meri Kumbe, kandidate për ambasadore në Izrael, është shpr...
Deputeti Tritan Shehu, në Komisionin për Politikën e Jasht...
Deputetja e PD-së së vulës, Flutura Açka tregoi mbrëmj...
PD e vulës ka caktuar 29 korrikun si datën për kryetar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpre...
Avokati Spartak Ngjela foli mbrëmjen e sotme për arres...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka propozuar një draf...
Në përfundim të seancës së sotme plenare, deputetët e ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është përpl...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja propozoi disa ndrysh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...