Më 4 shtator Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e PD-së për Vullnet Sinajn
Më 4 shtator, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, k...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, u shpreh në një deklaratë për mediat se zv/kryeministrja Belinda Balluku mashtroi me qëllim për të mbrojtur Pirro Vëngun për lëndët toksike në Portin e Durrësit.
Ai kërkoi dorëheqje të menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vëngut dhe Gazhelit dhe për këtë çështje duhet të hetojë edhe SPAK-u.
Deklarata e plotë:
Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje të vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.
Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).
Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.
Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.
Pra,
-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.
-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.
-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.
-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme
-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).
Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për të fshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Ramës që duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.
Është koha që SPAK-u të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Ramës dhe oborrtarëve të lartë të tij.
Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur përgjegjësinë e saj penale në trafikun ilegal të lëndëve helmuese dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent./CNA
Më 4 shtator, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, k...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në një b...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, zhvilloi të enjten nj...
Sot u zhvillua para Bashkisë së Tiranës protesta e 23-...
Në protestën e sotme që po zhvillohet para Bashkisë së Tir...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, u s...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka bërë padi në Gjykat...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në...
Institucioni i Kuvendit të RSH, bazuar në Kushtetutë dhe n...
Kreu i PD-së Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë...
ISP ka publikuar gjetjet e monitorimit të sesionit par...
ISP ka publikuar të dhënat e raportit të monitorimit t...
Deputetja Jorida Tabaku ka bërë me dije përmes një pre...
Pas Kongresit të PS-së nga ku u bënë një sërë ndryshim...
Në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme është marrë vendimi ...
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë ven...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...