
Institucioni i Kuvendit të RSH, bazuar në Kushtetutë dhe në sistemin tonë qeverisës, është institucioni kryesor përfaqësues dhe vendimmarrës. Funksionet e parlamentit nuk janë vetëm përfaqësuese dhe ligjvënëse, por edhe mbikëqyrëse dhe zgjedhore. Pavarësisht se është institucioni kryesor politik dhe Kuvendi zë vend të rëndësishëm në raportet vjetore të BE mbi Shqipërinë, ai dhe aktiviteti parlamentar monitorohen vetëm nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Midis viteve 2016-2023 monitorimi i plotë është kryer me mbështetje financiare nga partnerë perëndimorë. Gjatë sesionit të fundit 2023 dhe sesionit aktual 2024 aktiviteti parlamentar është monitoruar vullnetarisht nga stafi i ISP, pa mbështetje financiare nga partnerë vendorë apo ndërkombëtarë. Kjo është e rëndësishme për të theksuar se ISP e vlerëson monitorimin periodik parlamentar si nevojë jetike për progresin demokratik në vend dhe pa këtë monitorim, de facto institucioni kryesor politik (parlamenti) mbetet i pa monitoruar. ISP do të përpiqet të vijojë monitorimet periodike edhe në të ardhmen.
Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit të ISP bazohet në të gjitha aspektet e aktivitetit parlamentar. ISP nuk monitoron vetëm pjesën statistikore dhe formale në seancat plenare dhe komisione, por të gjithë aktivitetin parlamentar brenda e jashtë godinës parlamentare, nismat dhe ecurinë e tyre, praktikat dhe problematikat e funksionimit parlamentar, rolin e deputetëve në jetën politike dhe zonat zgjedhore, retorikën dhe cilësinë e produkteve parlamentare, pra një analizë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse. Raportet dhe deklarimet e ISP publikohen gjerësisht në media dhe gjetjet përdoren si burime referimi dhe debati politik e mediatik.
Nga ana tjetër, në raportet monitoruese të sesioneve parlamentare media dhe vetë deputetët tregojnë vëmendje për vetëm dy aspekte teknike të monitorimit, të cilat nuk janë thelbësore: klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit dhe rastet e deputetëve “të heshtur”, që nuk angazhohen në komisione ose në fjalime në seanca plenare. Në fakt, gjetjet dhe rekomandimet e raporteve periodike të ISP janë pjesa më e rëndësishme, për të cilën do të donim të tërhiqnim vëmendjen e politikës, institucionit dhe medias. Qëllimet kryesore të ISP dhe të monitorimit të thelluar janë forcimi i integritetit dhe standardeve demokratike të funksionimit të parlamentit, forcimi i transparencës dhe llogaridhënies, kthimi i funksioneve të parlamentit në pozitën e përcaktuar kushtetuese.
Ky angazhim profesional, i vlerësuar ndër vite nga partnerët, publiku dhe media, është e pritshme të ndeshet ndonjëherë edhe me pakënaqësi apo reagime kritike nga ndonjë politikan, zyrtar i lartë i Kuvendit, deputetë dhe parti politike, të cilat mund të kenë rezultuar me rekorde negative në gjetjet e raporteve tona. E rëndësishme: edhe në këtë sesion parlamentar shumica e deputetëve, përfshirë drejtues të rëndësishëm politikë të grupeve shprehën vlerësime për raportet monitoruese dhe rekomandimet e ISP-së.
Raportet institucionale midis ISP dhe Kuvendit janë korrekte, të gjitha produktet tona monitoruese dhe kërkimore ua adresojmë drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve; 15 deputetë nga tri partitë kryesore, përfshirë kryetarja e Kuvendit zonja Nikolla, morën pjesë gjatë 2024 në aktivitete dhe tryeza të ISP lidhur me gjetje e rekomandime për parlamentin. ISP siguroi diskutime dhe pjesëmarrje ndërparlamentare edhe në rastet e konfliktualitetit të tyre politik, si dhe stafi i Kuvendit ka marrë pjesë në tryezat/takimet apo aktivitete në projektet tona.
Në tërësi, gjithnjë Kuvendi ka pranuar rekomandimet tona dhe ka pasur qasje reflektuese për t’i trajtuar, si dhe bazuar në to ka bërë disa përmirësime lidhur me publikimet online (statistika, dokumente, të dhëna financiare, etj). Po ashtu, gjatë vitit 2024, ISP ka adresuar në Kuvend disa opinione mbi nisma ligjore ose raporte vjetore (7 në total), si dhe disa raporte monitorimi (4 në total), duke vijuar angazhimin profesional dhe konstruktiv.
Të gjitha raportet e ISP gjenden online në faqen zyrtare të ISP www.isp.com.al dhe në një faqe të dedikuar monitorimit periodik parlamentar www.deputetim.al./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë...
ISP ka publikuar gjetjet e monitorimit të sesionit par...
ISP ka publikuar të dhënat e raportit të monitorimit t...
Deputetja Jorida Tabaku ka bërë me dije përmes një pre...
Pas Kongresit të PS-së nga ku u bënë një sërë ndryshim...
Në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme është marrë vendimi ...
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë ven...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri, një n...
Seanca plenare e 12 shtatorit pritet të jetë vendimtar...
Ish-kreu i degës së PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka ngri...
Po ju drejtohem me këtë letër, si një reagim në cilësi...
Të martën do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi...
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...