SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Po ju drejtohem me këtë letër, si një reagim në cilësinë e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë deri 1 vit më parë, si ish-anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën e inceneratorëve në Shqipëri dhe si një prej denoncuesve permanentë të kësaj megaafere korruptive tashmë prej 4 vitesh.
Arsyeja përse ju kontaktoj është për të dhënë një përgjigje publike, në raport me artikullin e publikuar prej jush pak kohë më parë, me titull: “Nën Ramën, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo aspekt”.
Z. Nahzi në këtë artikull, ndër të tjera shkruani në mënyrë të habitshme se: “Edi Rama, si kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nënshkroi projektin e inceneratorit, por është distancuar nga skandali, duke thënë se ai ka të bëjë me veprimet e individëve, jo të qeverisë së tij”.
Dhe më poshtë artikulli juaj vazhdon: “Nuk ka dalë asnjë provë që mund ta inkriminojë atë (Ramën) për ryshfet ose ta lidhë atë me llogaritë offshore, aq shpesh të përfshira në koncesione dhe projekte ndërtimi”.
Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe më lejoni t’ju sqaroj në detaje përse e vërteta qëndron ndryshe, me fakte dhe prova konkrete:
1. Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, jo vetëm ka nënshkruar projektin e inceneratorit të Tiranës, për ndërtimin e të cilit deri tani janë paguar rreth 132 milionë euro dhe inceneratori nuk ekziston, por Edi Rama personalisht si kryeministër i Republikës së Shqipërisë pasi erdhi në pushtet, shpalli në kundërshtim me ligjin gjendjen e emergjencës mjedisore dhe zëvendësoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve, të bazuar në depozitim në landfill, seleksionim dhe riciklim, të hartuar me një financim prej disa miliona eurosh nga BE-ja, me strategjinë e re të djegies (incenerimit) të mbetjeve.
2. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, Kryeministri Rama në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, me datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8 për qind të pikëve kompanisë “Integrated Energy BV” sh.p.k. për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt siç është bërë publike dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë aferë dhe në çdo media vizive apo të shkruar, kjo kompani në momentin që Kryeministri Rama firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese, NUK EKZISTONTE.
Edi Rama ka firmosur këtë vendim edhe pasi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Ermonela Felaj, me shkresën nr. 6490/1, datë 15.11.2016 kishte kundërshtuar zyrtarisht këtë procedurë, pasi kompania nuk ishte e regjistruar në Republikën e Shqipërisë sipas legjislacionit në fuqi, thënë thjeshtë, kjo kompani nuk ekzistonte dhe nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Citoj: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë qoftë me emër shoqërie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar ne QKB. Rekomandojmë që në relacion të jepet NIPT-i i kompanisë së bashku me disa të dhëna të tjera financiare, tip p.sh. Kapitali, ndarja midis ortakëve, administratori, etj., ku të dalë qartazi që kompania e ka kapitalin e nevojshëm financiar për një investim të tillë”.
Përveç këtij fakti flagrant, Kryeministri Rama firmosi për dhënien e bonusit prej 8 për qind të pikëve për këtë kompani inekzistente edhe pasi ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, me shkresën nr. 7358/1 Prot., date 15.11.2016, kundërshtoi këtë projektvendim të Këshillit të Ministrave, ku sqaronte se dhënia e bonusit për kompaninë që do të ndërtonte inceneratorin e Tiranës, nuk ishte në tagrin e qeverisë! Citoj: “Përfundimisht: Duke marrë nenë konsideratë gjetjet e mësipërme, propozojmë rivlerësimin e nismës në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për koncensionet/partneritetin publik privat si dhe respektimin e procedurës së përcaktuar nga ky legjislacion”.
3. Kryeministri Edi Rama ka miratuar dhënien e fondeve Bashkisë Tiranë për shpronësimet e tokës mbi të cilën do të ndërtohej inceneratori i Tiranës. Ky vendim i Këshillit të Ministrave, bie në kundërshtim me vetë propozimin e kompanisë koncensionare dhe relacionin e përcjellë nga ish-ministri i Mjedisit z. Lefter Koka, ku përcaktohej se kjo kosto do të mbulohej nga vetë kompania koncensionare.
Përpos të gjitha shkeljeve ligjore të mësipërme dhe kundërshtive të ministrave kryesorë të kabinetit Rama, ku përfshiheshin ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, ministrat e Financave z. Shkelqim Cani dhe z. Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Ermonela Felaj, me datë 31.08.2017, u lidh kontrata koncensionare Nr.6021 Rep/Nr.2894 Kol., me fituesin e paracaktuar kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, me dy pronarë fiktivë apo thënë ndryshe “presta-nome”, fakt ky tashmë i provuar edhe nga Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).
I nderuar z. Nahzi, këto fakte flagrante, të cilat janë tashmë publike dhe të bazuara në dokumente të administruara pjesërisht edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët, por edhe të depozituara në Prokurorinë e Posaçme për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), tregojnë se përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorit të Tiranës është vetë Kryeministri Edi Rama.
Përveç Kryeministrit Rama, përgjegjës tjetër kryesor dhe i drejtpërdrejtë për inceneratorin e Tiranës është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe për këtë arsye ish-ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi në intervistën e tij të fundit, se përgjegjësit kryesorë dhe direktë për inceneratorin e Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, ky i fundit i konsideruar prej tij edhe si pronar faktik i inceneratorit Tiranë, pasi siç është bërë publike dhe në dosjen hetimore ndaj tij, drejtuesi i SPAK-ut, z. Altin Dumani shprehet se: “ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka refuzuar dy herë kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dhënien e këtij koncensioni”, duke specifikuar se financimi i këtij projekti mund të bëhej me prokurim të drejtpërdrejtë nga shteti shqiptar, pa pasur nevojë për dhënien me koncension të këtij shërbimi për 30 vite një kompanie private.
Të gjitha këto fakte të mësipërme, të shoqëruara me të gjithë dokumentacionin përkatës zyrtar dhe me mijëra faqe të tjera materiale, komunikime zyrtare dhe private me e-maile apo “WhatsApp”, të dhëna bankare dhe prova të tjera konkrete të përfshirjes së Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë në këtë aferë, ne i kemi depozituar zyrtarisht në SPAK prej pothuaj 1 viti, por per te amnistuar Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Veliaj, SPAK këto dokumente flagrante refuzon t’i shohë dhe t’i marrë në konsideratë.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe partneritetin publik/privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Rama dhe Këshilli i Ministrave kanë miratuar këtë procedurë, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z. Engjell Agaci, u njoftua zyrtarisht me shkresën nr.12303/1, Prot., date 18.11.2014, nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni negocim pa shpallje është e paligjshme, ndaj dhe kjo procedurë nuk mund të përdorej pasi nuk ishte në përputhje me parashikimet ligjore. Citoj: “Sa më sipër APP vlerëson se përcaktimi i Autoritetit Kontraktues dhe procedura përzgjedhëse për objektin konkret duhet të bëhet në përputhje me parashikimet ligjore”.
Gjithashtu Kryeministri Rama sërish në kundërshtim me ligjin, ka firmosur transferimin e fondit të emergjencës të Këshillit të Ministrave në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit, për kontraktimin pa garë të Inceneratorit të Elbasanit. Ky fond përdoret vetëm për emergjenca natyrore dhe vetëm me firmë të Kryeministrit.
I nderuar z. Nahzi, Gjej rastin t’ju rikujtoj ju apo kujtdo lexuesi të kësaj letre se përveç fakteve të mësipërme, Kryeministri Edi Rama, siç është vërtetuar nga Gjykata e Washington DC, ka korruptuar dhe ka paguar të paktën 225 mijë dollarë ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në New York, z. Charles Mc.Gonigal, gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Për këtë arsye ky i fundit është dënuar me 2,4 vite dhe po vuan dënimin në burg në SHBA.
Gjithashtu Kryeministri Edi Rama ka dhënë pa garë 1,4 milionë metër katrorë tokë publike në territorin e Portit të Durrësit dhe vetë portin e Durrësit miliarderit arab z. Mohamed Alabbar për ndërtimin e Dubai City në Durrës, me 12500 apartamente dhe 5-6 hotele me 5 yje, etj.
Kryeministri Edi Rama, në një akt korruptiv me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.183, datë 9.3.2016, ka dhënë me 1 euro direkt pa tender, plot 37000 metër katrorë dhe 5160 metër katrorë ndërtesa për vetëm 1 euro, ndërmarrjes private që drejton vëllai i tij Olsi Rama. Kjo tokë sipas ligjeve të vendit nuk mund t’u jepej kompanive private, por duhet t’u kthehej ish-pronarëve legjitimë, familjeve Deliu dhe Liçi.
Një akt tjetër madhor korruptiv i kryeministrit është edhe kostoja e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Në vitin 2021, pasi u anulua fillimisht herën e parë tenderi, i cili u fitua nga një kompani shqiptare me ofertë 140 milionë euro, u hap për së dyti gara për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku këtë radhë fitues u shpall një bashkim operatoresh turk me ofertë 190 milionë euro.
Fitues u shpall bashkimi i operatorëve turk fill pas takimit privat në Turqi me Kryeministrin Rama, e ndërkohë tunelin e ndërtoi plotësisht kompania shqiptare si nënkontraktore, me po të njëjtën vlerë që kishte fituar tenderin herën e parë, me vlerën 140 milionë euro.
Së fundmi Edi Rama dhe familjarë të tij kanë marrë si trashëgimi në zonën e Himarës me vendim gjykatë, rreth 224 mijë metër katrorë tokë duke mos pasur asnje dokument kadastral për pronësinë e saj, as dhe dokumente për shpronësimin e saj, gjë që kishte detyruar Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe zyrat e kadastrave, të refuzonin njohjen e pronësisë së klanit Rama mbi këtë tokë në zonën më turistike të bregut shqiptar.
Por SPAK-u, që sipas mendimit tim dhe qëndrimeve të shumta në media, është nën ndikimin dhe influencën e z. Rama, nuk heton asnjë akt apo procedurë korruptive të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, ose për te cilën kryeministri ka dhënë porosi apo dhe ka bërë fushatë të hapur publike.
*Bashkëlidhur do të gjeni këto dokumente:
1. Vendimin e Këshillit të Ministrave me firmë të z. Edi Rama, për bonusin 8% për Inceneratorin Tiranë
2. Shkresën e z. Erion Veliaj për miratimin e koncesionit 30-vjeçar të Inceneratorit Tiranë
3. Shkresën e znj. Ermonela Felaj për bonusin 8% për Inceneratorin Tiranë
4. Shkresën e z. Ylli Manjani për bonusin 8% për Inceneratorin Tiranë
5. Shkresën e z. Eduard Ahmeti për procedurën e Inceneratorit Elbasan
Me respekt,
Belind Këlliçi
Anëtar Kryesie, Partia Demokratike e Shqipërisë
Ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Ish-anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët./CNA
Të martën do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi...
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një reagi...
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Koordinatori...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në takim të Ngarku...
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Sot kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e ...
Të hënën KAS-i ka lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në ...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Ambasadorëve “T...
Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën “Tiran...
Çështja e plehrave është një problem shqetësues për qy...
Të hënën, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po...
Ditën e sotme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtm...
Luli Basha gjen shpëtuesin. I braktisur dhe i tradhtua...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti Myslim ...
Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetariu i PD-së, Sali Berisha I është rikthyer edhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...