Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, sot Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, katër vite më parë ka drejtuar mesazhe të forta në lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike.
Në një postim në rrjetet sociale, në vitin 2018, Bregu përcillte mesazhe të forta, që në fakt duket të jenë aktuale edhe sot.
Bregu “kryqëzonte”, Lulzim Bashën, ndërsa shkruante se “Më dukej si një folës i ardhur nga rruga në foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se në rrugët e një Shqipërie të 1000 halleve, zor se e gjen një person që të përmbledhë te vetja, kaq shumë fodullëk dhe kaq shumë budallallëk në të njëjtën kohë!”.
Gjë që në fakt, duket sikur ta kishte shkruar në lidhje me qëndrimin e djeshëm të Bashës në parlament, që duket se nuk dinte pse ishte aty.
Po ashtu, Bregu e ka quajtur uzurpimin e foltores në atë kohë nga Basha, një tallje të rëndomtë me shqiptarët.
Për Bregun, Basha është njeriu që thur ëndrra me sulltanete, ndërsa politikën e tij e ka vlerësuar si anakronike.
“Edhe për mua që nuk e kam vlerësuar dot kurrë Lulzim Bashën si të denjë për të drejtuar PD-në, “allishverishi” i pandalur "tjetër bën e tjetër thua", shto dhe shfaqjen e sotme në parlament, është tallje e rëndomtë me të gjithë shqiptarët, që edhe pse kombi ndër më të vjetrit në Ballkan ende i duhet të luftojë për të gjetur të ardhmen europiane kundër politikave anakronike e antihistorike që thurin ëndrra me sulltanate.”-shkruante ndër të tjera Majlinda Bregu.
Postimi i plotë:
Shumëkush e mban mend një debat miqësor timin me Aldo Bumçin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej për cçeljen e negociatave e anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
Shkaku i gjithë situatës ishte qëndrimi hipokrit i Lulzim Bashës. Nuk e ndante dot mendjen nëse të votojë pro tekstit të PE ku përkrahej çelja e negociatave, i jepte pikë qeverisë apo i hiqte pikë opozitës.
E njëjta situatë vazhdoi edhe këto vite. Pro apo kundër çeljes së negociatave nuk mund të jetë gjendja e ndërmjetme mes gjumit dhe zgjimit të opoziteës se nga kjo dilemë për tu përçmuar, humbasin vetëm shqiptarët.
Defaktorizimi i të vetmes garanci që kanë sot Shqiptarët, por edhe rajoni, - mosndaljen e perspektives të europianizimit të tyre,- është qasja më e rëndë për një forcë politike, në pushtet apo opozitë qoftë.
Nuk dua të merrem e t 'i rikthehem qëendrimeve të mia e konfliktit me Lulzim Bashën ndaj çeljes së negociatave. Por,duke e parë dhe dëgjuar sot, m’u bë më e vështirë se asnjëherë të njihja partinë në qeverinë e së cilës shërbeva shumë vite me detyren e Ministrit të Integrimit Europian!
Më dukej si një folës i ardhur nga rruga në foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se në rrugët e një Shqipërie të 1000 halleve, zor se e gjen një person që të përmbledhë tek vetja, kaq shumë fodullëk dhe kaq shumë budallallëk në të njëjtën kohë!
Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfarë thoshte? Kujt i fliste? Për çfarë gëzohej? Kujt i hidhërohej? Për çfarë ka lobuar e çfarë po pret?!
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk mundet që në një fjali me 10 fjalë, tre i ka gënjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetëm tre i ka të vërteta gazetash.
Nuk është normale për një vend ku njerëzit presin të shohin vizionin e të ardhmes tek opozita, që kryetari i PD-së që mbart historinë dhe vizionin e asaj partie, që edhe në ditën më të keqe s’ka qënë asnjë sekondë qesharake, si sot, të mos dijë të ngrihet në lartësinë e shpresës së shqiptarëve.
Edhe për mua që nuk e kam vlerësuar dot kurrë Lulzim Bashën si të denjë për të drejtuar PD,-në, “allishverishi” i pandalur "tjetër bën e tjetër thua", shto dhe shfaqjen e sotme në parlament, është tallje e rëndomtë me të gjithë shqiptarët, që edhe pse kombi ndër më të vjetrit në Ballkan ende i duhet të luftojë për të gjetur të ardhmen europiane kundër politikave anakronike e antihistorike që thurin ëndrra me sulltanate.
Mbase e pashmangshme kjo qasje për një personazh të shtatit të Lulzim Bashës, por jo për ata shqiptarë që i kanë ende për zemër fatet e Shqipërisë së vogël në këtë botë të trallisur.
Zoti e ruajt Partinë Demokratike nga ambientim ime idenë se bufonada parlamentare e përjavshme e Lulzim Bashës, është opozitarizëm i vërtetë!!!/CNA.al
Fushata për zgjedhjet vendore të 2023-shit ka nisur. N...
Ilir Meta po i shfrytëzon në maksimum ditët si President. ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Poigradec kry...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar ars...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për eksodin e të r...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi deklaratat e kryemi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka sulm...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar qeveri...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar ditën e sotme gjuhën në...
Reforma territoriale dhe ajo zgjedhore pritet të jenë ...
Sot u mbajt seanca e fundit plenare për këtë sesion, n...
Presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër zyrtare info...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka bër...
Grupi i deputetëve të Lulzim Bashës i është drejtuar m...
Deputeti Dashnor Sula ka habitur me një deklaratë të b...
Kuvendi i Shqipërisë po mban sot seancën e fundit parlamen...
Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të ashpër ...
Çështja e "Butrintit" është bërë shkak për debate në seanc...
Grupi i deputetëve të Lulzim Bashës i është drejtuar me nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...