web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë

16 Shkurt 2024, 13:05, Politikë CNA
Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
Antony Blinken, Hillary Clinton dhe John Kerry

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, dje zbarkoi në Tiranë, me një agjendë krejt të pazakontë. Për herë të parë një Sekretar Shteti takon krerët e drejtësisë, të cilët në fakt 3 prej tyre ishin mbushës të fotografisë, pasi takimi vërtetë ishte me kreun e SPAK-ut, zotin Altin Dumani.

Kjo ishte e reja e një agjende përtej takimeve që ai zhvilloi, nga ana tjetër, ndryshe nga dy paraardhësit e tij që kishin qenë në Shqipëri, Antony Blinken nuk futi në agjendë asnjë eksponent të opozitës.

Berisha është “non grata”, nuk mund të takohej, por nuk takoi as Lulzim Bashën, nuk takoi as partitë e reja të vogla, të cilat ish-ambasadorja Yuri Kim i ka mbështetur, si Adriatik Llapaj apo "Lëvizjen Bashkë" apo "Nisma Thurje" dhe të tjera si këto. Asnjë fenomen nga opozita nuk pranoi që ta takonte. Ndoshta Jorida Tabakun, Gazment Bardhin apo dikë tjetër, por as me këta nuk ndodhi.

Paraardhësit e tij kanë zhvilluar takime zyrtare me opozitën, kur ka ardhur John Kerry në Tiranë ka pasur takim me Lulzim Bashën apo kur ka ardhur zonja Clinton në vitin 2012 ka pasur takime me Edi Ramën.

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
John Kerry dhe Lulzim Basha

Është e qartë që ka një ndryshim të madh në agjendë, atëherë përfillej opozita, konsiderohej, por në këtë rast është lënë jashtë.

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
Hillary Clinton dhe Edi Rama

Mesazhi i Blinken-it ishte i qartë, mbështesim drejtësinë, reformën e saj dhe duhet guxim. Kuptohet që guximi nuk drejtohet ndaj opozitës, e cila në këtë rast nuk përfillet dhe nuk konsiderohet, por guximin që i kërkon edhe vetë Edi Rama, kërkohet ndaj pushtetit, ndaj zyrtarëve të lartë të saj dhe qeverisë.

Ndryshimi i agjendave është shumë i rëndësishëm, por mjafton të kthehemi sërish pak në kohë për të kuptuar se çfarë sjellin këto agjenda.

Kujtojmë Hillary Clinton-in, e cila në vitin 2012 në Tiranë, një vit pas ngjarjeve të 21 janarit, kur kishin ngelur të vrarë 4 veta apo pas Gërdecit, që ndodhi më 15 mars të 2008,  tha se nëse doni një vend ku demokracia është në zhvillim, ajo është Shqipëria dhe mund ta shikoni.

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
Hillary Clinton dhe Sali Berisha

Gati 10 vite më pas, kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, u shpall “non grata”. Kujtojmë këtu qëndrimet zyrtare që mbante ambasada amerikane duke e quajtur ish-kreun e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, George Washington-in e Kosovës, me një mbështetje madhështore, por më pas ai përfundoi në Hagë dhe ndodhet në burg.

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
Hashim Thaçi

Mesazhet e djeshme të dhëna nga Antony Blinken janë të forta si ato të Clinton-in, sidomos ndaj kryeministrit, udhëheqësit e jashtëzakonshëm, lideri i jashtëzakonshëm, mbështetës i jashtëzakonshëm që ka qenë gjithmonë në krah të SHBA-së, reformat që vijnë, por koha do ta tregojë se deri ku do shkojë mbështetja ndaj kryeministri Rama apo ndaj zyrtarëve të tjerë të tij dhe si do të vazhdojë historia e kësaj dashurie, pasi koha na ka treguar që shumë dashuri kanë përfunduar edhe me pasoja.

Ku ndryshon vizita e Blinken-it nga dy sekretarët e tjerë
Edi Rama dhe Antony Blinken

Këto janë faktet që lexohen qartësisht nga vizita e zotit Blinken dhe ish-paraardhësve të tij John Kerry dhe Hillary Clinton. Pra, ndryshe ka qenë sjellja e tyre në Shqipëri, në agjenda, mesazhet kanë qenë po kaq të forta, pasojat po i shikojmë pas një dekade./CNA 

 





Lajmet e fundit nga