
Në një publikim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas 10 ditësh për arrestimin e drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Rama është përpjekur të tregohet solidar me kryebashkiakun e Tiranës por, askush nuk mund të presë që kryetari i partisë dhe kryeministri i vendit të “pushkatojë” pa gjyq kryebashkiakun e kryeqytetit, të cilin e ka një risk të madh, një kosto për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Edi Rama luan politikisht se, e di shumë mirë ku luan dhe Erion Veliaj. Ndaj dhe sjellja e tij është një lëvizje spektakolare politike.
Rama të gjithë vëmendjen e çon në një sulm ndaj mediave dhe kryesisht mediave të tij sepse ai thotë se, janë gjobaxhinj dhe killera mediatikë sepse gjobaxhinjtë dhe killerat me shkelje penale dhe në abuzime me ligjin, nuk mund të jenë në opozitë.
Ato janë në pushtet, kanë mbrojtjen e pushtetit, paguhen nga ministra, mbrohen nga ministra, gjobiten nga ministra, nga drejtorë, ashtu sikundër ka dalë dhe në përgjimet e SPAK-ut se drejtorët e Veliajt paguajnë gazetarë të caktuar për gjoba, për shantazhe, për kërcënime. Gjithsesi kjo është pjesë e hetimeve.
Në fakt, mediat nuk kanë bërë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm kanë nxjerrë të gjithë dokumentacionin që nxorri gjykata pas vendimit të saj.
Ashtu siç e ka nxjerrë për Sali Berishën, ashtu siç e ka nxjerrë për Ilir Metën, ashtu siç e ka nxjerrë për zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, ashtu siç e ka nxjerrë për ministrat në hetim të Edi Ramës, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka e të tjerë dhe, tani nxorri një vendim me dokumente, me fakte, me prova konkrete, me përgjime dhe mesazhe të drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt dhe shefi i tyre kuptohet është kryetari i Bashkisë.
Rastësisht ata nuk kanë mbajtur një detyrë dhe kanë qarkulluar në pozicione të caktuara.
Por Edi Rama e ka shitur Erion Veliajn në mesazhin e tij.Në frazën e fundit ai është i qartë. I kërkon SPAK-ut t’i shkojë deri në fund. Në rast se SPAK-u do t’i shkojë deri në fund siç e kërkon kryeministri ynë i nderuar, fundi ka një emër, Erion Veliaj.
Ai ka qenë kryetari i Bashkisë, sepse drejtorët kanë ikur. Kush është më drejtor? Vetëm kryetari Bashkisë. Tek dosja 5D patjetër. Po tek inceneratori i Tiranës, kush është më shumë përgjegjës se Erion Veliaj?
Për njësitë e zbatimit të projekteve, për kontrollin e investimit e të tjerë. Kush e firmosi kontratën shtesë dhe u kërkoi drejtorëve të tij ta bënin gati dhe të hidhnin firmën dhe sot dergjen burgjeve?
Ashtu si deklaron në videopërgjimin ajo vajza ku thotë: “na shpëtoni nga burgu”. Ndaj dhe kryeministri saktësisht na jep një mesazh.
Erion Veliaj duhet të jetë i akuzuar kryesor, pasi që drejtësia t’i shkojë në fund, fundi për dosjen 5D dhe inceneratorët e ka emrin Erion Veliaj dhe këtë Edi Rama e di shumë mirë dhe kjo është përgjigjia e tij pas kërcënimeve që i bëri kryebashkiaku i Tiranës./ CNA
Erion Veliaj flet herë pas here edhe me subkoshiencën ...
Aktivisja Elona Caslli shprehet në rrjetet sociale se ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Arlind Qori i "Lëvizjes Bashkë" ka bërë një shkrim të ...
Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Gazment Bardh...
Erion Veliaj u ankua sot për qëndrimet e mediave ndaj ...
Erion Veliaj po "kërcen" nga belaja. Sa herë del, jep ...
Në një deklaratë nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljen e tij mediatike ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar bashkëpu...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar s...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dekla...
Kryebashkiaku i dosjes "5D", Erion Veliaj, dje në një dalj...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të enjten në o...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Erion Veliajn ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehm...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar kritik në...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Alban...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...