Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i bëri thirrje kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që t'u kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe megaafera "5D", të trajtohen si grup i strukturuar kriminal.
Këlliçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu, theksoi se Veliaj duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, pasi mund të prishë edhe provat për aferat korruptive.
"Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës", tha Këlliçi.
Ai paralajmëroi se grupi i ekspertëve pranë PD-së po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë.
Këlliçi ftoi kryeqytetasit të marrin pjesë në protestën e 15-të që pritet të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Deklarata e plotë
Ditën e djeshme në dyert e SPAK u shënua një ngjarje e paprecedentë dhe shumë e rëndë. Z. Pal Trashaj, historian dhe aktivist i çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, i dha fund jetës, pasi prej disa vitesh kërkonte drejtësi, e cila iu mohua deri ditën e tij të fundit.
Ky nuk është rasti i parë ku qytetarët shqiptarë kryejnë akte ekstreme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar dëshpërimisht drejtësi.
SPAK-istët, ose siç shpesh kërkojnë të na i shesin si ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë, nuk e vunë ujin në zjarr për një skandal madhor që ka kapluar të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm të ndjerin Pal Trashaj; skandalin e mikrokredive.
SPAK nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, kreun e grupit të strukturuar kriminal "5D", hajdutin Erion Veliaj.
I rikujtojmë dhe njëherë SPAK-ut se Erion Veliaj prej më shumë se 10 muajsh, po kallëzohet nga unë dhe Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për:
1. Miratimin dhe përfitimin e jashtëligjshëm me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës, ku deri më sot kemi depozituar zyrtarisht në SPAK plot 1800 faqe materiale dhe dokumente autentike në të cilat faktohet roli i Erion Veliajt, që nga miratimi i koncensionit dhe firmosja e kontratës pa aprovimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, e deri tek urdhrat se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Për të gjitha këto fakte, SPAK ende fle.
2. Skandali korruptiv i padëgjuar kurrë më parë me kompaninë "5D Konstruksion", ku vidheshin 100% fondet publike nga shtabi elektoral i Erion Veliajt në 14 maj të 2023. Nga hetimet paraprake rezulton se punonjëset e kësaj kompanie, e konsideronin ‘lali Erin’ pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës. SPAK në këtë dosje, ka kapërcyer çdo imagjinatë të mundshme amnistie dhe ende sot, Nestor Muhametllari, administratori i kësaj kompanie, është i lirë dhe asetet e kësaj kompanie nuk u bllokuan kurrë, duke vazhduar tjetërsimin në palë të treta.
3. Vrasja e Ardit Gjoklajt, të cilën nuk e harruam kurrë dhe vetëm para dy muajsh kemi depozituar në SPAK prova të reja, dokumentacion të plotë, se si Erion Veliaj, biznesin e riciklimit e filloi si ministër, së bashku me të afërmit e drejtorëve të tij dhe e përfundoi si kryetar bashkie, me kompaninë e akuzuar si lavatriçe e pastrimit të parave për organizatën kriminale "Ndranghetta". ECO Tirana sot që flasim, ka monopolin e pastrimit në Bashkinë Tiranë dhe përfiton 17 milionë euro në vit, me firmën e Erion Veliajt. Ndërkohë që Tirana sot ka ajrin më të ndotur dhe kancerogjen në Europë e ndërkohë uji toksik, rrjedh çdo ditë në rubinetat e kryeqytetasve.
Për të gjitha këto skandale, vjedhje dhe krime kundër qytetarëve të Tiranës, SPAK vijon të heshtë! Sot Altin Dumani gjendet para një sfide publike.
Kur u pyet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, ai u justifikua se nuk kishte çfarë të bënte, pasi këto ishin dosje dhe çështje të mbyllura, pasi ishin iniciuar gjatë kohës që ai nuk kishte qenë drejtues i SPAK-ut.
Sot, Altin Dumani ka detyrimin ligjor, siç veproi me dosjen e Sterilizimit, t'u kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe megaafera "5D", të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.
Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës.
Grupi i Ekspertëve pranë PD po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë.
Për këtë arsye, ftoj sërish kryeqytetasit në protestën e 15-të, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë së bashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 5 korrik, ora 11:00.
Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj, është emergjencë kombëtare dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Tiranës sonë. O sot, o kurrë. Ju faleminderit./CNA
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në homazhet që po z...
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka ...
Lulzim Basha ka marrë peng faqet zyrtare të rrjeteve s...
Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur No...
Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorit...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të enjten, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Bele...
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mb...
Lulzim Basha ka vijuar sulmet nddaj ish-kryeministrit ...
CNA zbuloi skemat e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës q...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...