web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati i Niko Peleshit në listën e PD jep mesazhin e parë

18 Mars 2025, 18:16, Politikë CNA

Kandidati i Niko Peleshit në listën e PD jep mesazhin e parë

Andrea Mano i njohur për miqësinë dhe ortakëritë e tij të vjetra dhe të reja me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të listës së tyre në qarkun e Korçës ka dalë me një reagim. Ky reagim vjen pas vendosjes së tij si kandidat për deputet në listat e hapura në qarkun e Korçës.

Mano është një humbës serial, që nga viti 2011 deri në vitin 2025 ai u kandidua nga demokratët e Berishës me frikën se mos vinte si kandidat në ndonjë parti aleate dhe mund të digjte disa vota.

Tashmë është në listën e PD-së, vështirë të ketë ndonjë shanc për të fituar pasi në Korçë demokratët nga tre emra të listës së mbyllur pretendojnë një vend. Pra në 10 kandidatë njëri prej tyre duhet të dalë deputet dhe dihet forca e Edmond Spahos apo ndonjë emri tjetër, që Andrea Mano nuk mundet dot ta thyejë.

Gjithsesi është në atë listë që në rast se fiton të kalojë te socialistët e Ramës, në mbështetje të Niko Peleshit. Andrea Mano ishte dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, pas humbjes së mandatit të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua nga gjykata, dhe qëndroi disa muaj në Parlament. Nuk mbahet mend për asgjë, por tashmë është riaktivizuar dhe ka filluar t’i shërbejë mikut të tij, kreu të Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi. Andrea Mano ka përcjellë një mesazh, që përsëritet shpesh në këto vite, pasi ai kandidon dhe humbet.

Ka kandiduar në 2005 nga PDR e Genc Pollos, ka humbur. Më pas në 2007 u bashkua me Niko Peleshin. Në vitin 2011 ishte kandidat për kryetar bashkie në Korçë dhe humbi turpshëm. Më 2013 gjithashtu një nga drejtuesit kryesorë të fushatës, sërish humbi turpshëm. Në vitin 2015 kryetari i PD-së Korçë sërish humbi zgjedhjet lokale në Korçë. Në vitin 2017 drejtues lokal i kësaj dege, kandidat dhe për deputet, sërish humbi. Në vitin 2019 humbje tjetër në Bashkinë e Korçës. Rikandidon vetë në 2021, sërish humbet dhe si kryetar dege dhe si anëtar i listës në qarkun e Korçës.

Më pas, në qoftë se do quhet i angazhuar dhe në zgjedhjet lokale të 2023, por këto më shumë janë humbje e dikujt tjetër se sa e tij personalisht, pavarësisht se intrigat dhe ortakëria e miqësia e tij me Sotiraq Filon e Niko Peleshin ndikuan në rezultatin e dobët që mori dega e PD Korçë.

Ja mesazhi i Andrea Manos:

Të nderuar qytetarë të Korçës, të dashur miq dhe demokratë e bashkëqytetarë!
Qëndroj para jush me nder dhe përgjegjësi të madhe për të shpallur kandidaturën time si deputet në Parlamentin e Shqipërisë, në zgjedhjet e 11 Majit 2025 nën siglën e Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim politik, por një angazhim i thellë moral dhe qytetar për të qenë zëri juaj në Kuvend, për të mbrojtur interesat tuaja dhe për të sjellë ndryshimin që meritoni.
Në këtë rrugëtim, dua të shpreh
mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që më kanë mbështetur ndër vite, për demokratët që me sakrificë dhe përkushtim kanë qëndruar gjithmonë në krah të vlerave tona, për qytetarët që kanë besuar dhe kanë votuar për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Korça është djepi i kulturës, i qytetarisë dhe i traditës shqiptare. Është një qytet që ka dhënë gjithmonë më të mirën për kombin tonë, por që sot përballet me sfida të mëdha: papunësinë, mungesën e investimeve, largimin masiv të të rinjve dhe neglizhencën e qeverisë. Kjo nuk mund të vazhdojë më!
Po kandidoj sepse e ndjej si një detyrim moral dhe besoj se Korça ka nevojë për një përfaqësues të denjë, një zë të fortë që do të luftojë për zhvillimin ekonomik, për arsim cilësor, për mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrësve, për një shëndetësi dinjitoze dhe mbi të gjitha, për të rikthyer besimin se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi të vogël interesash.
Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet forca politike që beson te liria, te demokracia dhe te zhvillimi. Ne kemi një vizion të qartë për të ndërtuar një shtet të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe ku çdo qytetar ndihet i mbështetur dhe i vlerësuar.
Ju ftoj të bëhemi bashkë për një të ardhme më të mirë! Bashkë mund ta kthejmë Korçën në një qytet të begatë, ku të rinjtë të kenë mundësi për të ndërtuar jetën e tyre, ku bizneset të mbështeten, ku fermerët të kenë kushte më të mira dhe ku çdo qytetar të ndihet krenar që jeton këtu.
Kjo nuk është një betejë personale, është beteja e të gjithë neve, për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit tonë.
Prandaj, ju ftoj të më besoni këtë përgjegjësi! Besimi juaj është forca ime më e madhe dhe garancia se së bashku do t’ia dalim!
Me ndihmën dhe mbështetjen tuaj, do të jem zëri juaj, zëri i Korçës në Parlament!
Faleminderit nga zemra!
Zoti e bekoftë Korçën!
Rroftë Shqipëria Madhështore!/ CNA






Lajmet e fundit nga