Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, është shprehur sot se kryeministri Edi Rama po u bën një thirrje të madhe ballistëve që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, ditët e fundit Edi Rama po ulërin dhe çirret për të kërkuar votën nga ballistët, ndërkohë që asnjë kandidat i kësaj partie nuk është në listën e PS-së.
Alimadhi thotë se Rama vazhdon të tallet me ballistët dhe se nuk e di mirë kuptimin e fjalës. Sipas Alimadhit, Rama duhet të ulë kokën dhe jo të krekoset për rrugëtimin kriminal të PS-së.
Alimadhi shton se të gjithë bashkëpuntorët e Ramës janë në burg dhe ai nuk mund të përmendë ballistët, që sipas tij do t’i japin fundin në 11 maj.
"Ka disa ditë që Edi Rama po ulërin, po çirret, po fton dhe po thërret me të fortë dhe me të madhe, e i ftonë ballistët për të votuar partinë kriminale komuniste sot partia socialiste e të parëve te tij.
Po pëllet me të madhe sikur kanë shkuar Ballistët për të kandiduar në listat e partisë së tij me mëndësi-komuniste. Po bëj me dije se as halit valteri nuk ka qënë asnjëherë anëtar apo simpatizant i Ballit Kombëtar, e askush tjetër Ballistë nuk është në listat për kandidatë te partia jote kriminale.
Po thërret me të madhe se Ballistët kanë rënë në këneta dhe moçale. Sa e sa i vogël po tregohesh çdo ditë. Siklet ke po dukesh. Si mjeran po sillesh para Shqiptarëvet, por Ballistët ditën të përcaktonin rrugetimin e tyre thellësisht dhe plotësisht Patriotike dhe Kombëtarë, prandaj nuk bie ndonjerë as në këneta dhe moçalet e tua.
Nuk të kanë kërkuar asnjëherë ndihmë ty. Ata pra Ballistët, u mbuluan me gjak që i therën të parët e tu, i pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq partia kriminale komuniste sot partia socialiste e jotja, por ata ranë heronjë për tu lartësuar, për të dashuar më shumë shqiperinë dhe kombin sesa jetën e tyre. U flijuan për një Shqipëri Ethnike të Bashkuar dhe të Vllazëruar.
Si mundet me gojën tënde të shpifur dhe të shthurur të thuash se i duam Ballistët për fasad. Nuk e ke kuptuar akoma, por ke të drejtë se nuk ke cipë, nuk ke turp, se nuk u ngope per 50 vjet por vazhdon ende të tallesh, shpirt zi nga ke origjinën. Fjala Ballistë, fjalë nderi amaneti, Atdhetare Patriotike. Ballistët kanë ditur për cfarë kanë kërkuar, për cfarë kanë luftuar, kanë ditur të jenë vëllazerorë dhe jo gjakpirsa, jo shpirtzinjë si ju. Koha u dha të drejtë dhe prandaj pëllet dhe fton Ballistet sepse kanë shumë rëndësi dhe sot janë vlerë kombëtare.
Ballistët do mbeten në histori jo si kriminelet komunistë dhe partizanë, jo si bashkëpuntor me sërbo-sllavët, nga partia që vini ju. Ju jeni trashëgimtarët e plotë të partisë kriminale komuniste.
Po ju them diçka shumë të rëndësishme dhe thelbësore: duhet te ulni kokën dhe jo të krekoseni për rrugëtimin kriminal të partisë tuaj, duhet të dilni para Shqiptarëvet dhe të kërkoni ndjesë dhe të falura për gjithçka i keni bërë kombit shqiptar, vrasjet, pushkatimet, internimet, persekutimet, izolimin e Shqiperisë në diktatur.
Ty nuk të bënë asgjë përshtypje, ti po tallesh me partizanët me komunistët se nuk e kuptojnë sjelljen tënde gjoja prej gangësteri, mëndje çilimiu, sepse s'të kuptojnë ata, vërtet ata janë për fasada, për dekorata, e jo Ballistët or i pabesë, pasi i shite veteranët kimunistët, socialistët e çdo shqiptar, i vodhe i plaçkite.
Të gjithë bashkpuntorët e tu i ke në burg e ke surrat ti i pafytyrë të përmendësh Ballistët, fjalën më patriotike e cila do lartesohët edhe më shumë në historinë e saj dhe të kombit shqiptarë.
Gënjeji sa të mundesh partizanët, komunistët, socialistët me poshtërsitë tënde. Tallu tallu me ta argetohu me ta sepse të tillë do mbeten në histori, të përdorshëm, mendje lehtë ishin dhe janë, vulgar nga goja, si goja jote e shthurur.
Prandaj populli Shqiptare, duhet ti kuptojë sa e sa më mirë alternativat politike, jo tallavanë tënde, nuk ka si të ketë Ballisatë në fasdën tënde si do që të jetë një Ballistë nuk shitet kurrrëëë.
Ballistët kanë ditur se ku e japin kontributin e tyre, te liritë demokratike, jo te hakmarrja, por te bashkimi dhe vëllazërimi kombëtar midis shqiptarëvet, është krenari të jesh i tillë dhe jo pasardhës i ideologjisë kriminale komuniste sot partia jote.
Ta kam thënë disaherë publikisht, por po ta them përsëri, mbylle halenë tënde që bie era hajdutëri, krim dhe korrupsion.
Sa herë që vijnë zgjedhjet ke të njejtin fjalor, tallje me shqiptarët pa alternativë politike. Nuk të ka ngelur asnjë vlerë dhe kërkon të bëhesh bajat.
Balli Kombëtar nuk është parti interesi personal dhe pushteti, është parti e interesit kombëtar, nuk shfaq asnjeherë pabesi, apo shkelje të vlerave të bashkëpunimit dhe respektit reciprok, mbron idealin e drejtesisë shoqërore e respekton atë, e peshon mirë fjalën,veprimtarinë, kontributin se ku duhet ta japi dhe prandaj e kosiderojmë të duhurin bashkëpunimin me Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Aty ku respektohen lirit dhe të drejtat, vlerat kombëtare, interesimi për çdo shqiptar, pensionet e larta, rritja e minimumit jetik, rroga të larta, taksa të ulta, interesi Shqipërisë i pari, e jo dhunimi i parimeve të tyre, e jo burgosjet, e jo prishjet e pasurive të Shqiptarëvet, krimi korrupsioni, trafikimin e drograve, varfërinë e shqiptarëve, largimin e tyre dhe shpopullimin e vëndit.
Prandaj lehe e lehe sa me shumë për të ftuar ballistët por nuk do ti gjesh kurrë mbështetje për partinë tënde me mëndësi kriminale.
Ballistët do votojnë ndryshimin, Ballistët e shohin emergjencë kombëtare ndryshmin e rotacionin politikë në 11 maj të duhurin dhe të domosdoshëm për vendin. Vota e Ballistëve do shkoj për numrin 1, do ti japin kontributin për fitoren Aleancës për Shqipërinë Madheshtore.
Shumë miq dhe bashkëpuntor të mi më thonë mos e ngacmo halenë, se sa herë ta ngacmosh më shumë erë do bjerë, mos u merrë me atë, por ke kohë që i përdor këto sarkazama jo të hijshme, e në vënd që ti bashkosh shqiptarët me urtësi dhe dashuri, me gjuhën tënde të shpifur i mbanë ende të ndarë Shqiptarët.
Ideologjia juaj është e lidhur ngushtësisht me beogradin dhe jo me vëllazërimin dhe bashkimin e shqiptarëvet, ti këtë nuk e do sepse ke treguar që dashuron më shumë vuçiçin sesa vellezërit tanë shqiptar të Kosovës.
Ballistët dhe Shqiptarët do ta japin fundin në 11 maj, por edhe diçka do shohim pas 11 majit se mundet të përfundosh te shokët e tu për ti parë një e nga një në qelit e burgut.
Se tek e fundit, kështu je ti i pabesë i more në qafë shokët tënd dhe familjarët e tyre, ja u gjete vendin. Nuk di si të bësojnë akoma ata, por i duhesh partisë se për ty partia është e para e jo njerzillëku, e jo besa. Sjellja jote në politikë do te mbahet mend gjatë si i pabesi, sjellje prej çilimiu dhe hajduti më i madh i të gjitha kohrave në historinë e Shqiperisë.
Shqiptarë, Ballistë ju bëjë thirrje që në 11 maj të votojnë Aleancën për Shqiperinë Madhështore",-shkruan Alimadhi./CNA
Kryetarja e Komisionit të Apelitmit në PD, Adriana Kalaja,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në konferencën...
Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, par...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot pasd...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...
Sot në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Kur janë bërë disa nga përcaktimet e rëndësishme dhe po pë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm në Kuçovë, ndau ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se koa...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, homologu i Kosovës, Eju...
Kryeministri vijon talljen me Luli Bashën, i cili prej pak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për primaret duke thënë...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se pas...
Aleati i koalicionit të Berishës, Kujtim Gjuzi, ka treguar...
Një nga aleatët e kreut të PD-së Sali Berisha, Selami ...
Analisti Arion Sulo në një dalje televizive ka folur për l...
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar n...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për mosle...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...