Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Takimin e njëzetë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deklaroi se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive.
Zhupa tha se investitorët strategjikë gjatë fushatës elektorale kishin objektiv votat në zonat e tyre, ku kanë premtuar investime në shkëmbim të votave.
Më tej, deputetja u shpreh se çdo ditë merren 80 mijë euro nga taksat e qytetarëve në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Fjala e plotë e Zhupës
Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive dhe preferenciale të “investimeve strategjike”. Këta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallëherë në mungesë të theksuar të procedurave konkurruese dhe të transparencës publike. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për persona të veshur me pushtet politik, si në rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, znj. Xhaçka, apo për pastrimin e parave nga krimi i organizuar nëpërmjet individëve “prestanome”, pa historik të kapitalit financiar të justifikueshëm.
Gjatë fushatës elektorale, investitorët strategjikë kishin si objektiv votat në zonat e tyre. Në zonën time elektorale janë premtuar investime të reja strategjike në Lekurës e në Ksamil.
Mega-afera e koncesionit të aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë i korruptuar edhe publikisht dhe në shkelje të MSA-së, për mungesë konkurrimi në tenderim, mbetet një rrezik për biodiversitetin, florën dhe faunën e lagunës së Nartës.
Nga ana tjetër, prej muajsh mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune, duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut është tërhequr nga supervizimi, për shkak të presionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikut mjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht, edhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë dhe mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.
Projektet infrastrukturore mbeten projekte korruptive, që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik. Ato janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.
Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura” ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe të parimeve evropiane, me asistencën e ekspertëve. Deri në këtë moment nuk është paraqitur asnjë raport apo analizë studimore që të dëshmonte vështirësitë e zbatimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren.
Pra, dukshëm nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.
Në lidhje me mjedisin, kujtojmë se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë më parë në histori. Dhe të gjitha këto, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me “certifikatë shteti”. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.
Në Shqipëri janë harxhuar miliona euro, dhe vazhdojnë të harxhohen, për futjen e metodës së incenerimit. Tashmë, pa pranuar dështimin, ne vijojmë të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt, asnjë incenerator nuk funksionon: as ai i Elbasanit, as i Fierit, ndërsa ai i Tiranës as që ekziston, por merr 80 mijë euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë prej 430 milionë eurosh, ndërkohë që problemi i mbetjeve është kthyer jo vetëm në problem mjedisor, por edhe në problem të thellë korrupsioni. Shumë kanë përfunduar në burg, dhe të tjerë do të shkojnë.
Bashkimi Evropian nuk mbështet afera korruptive që fshihen pas pretendimit të zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe procesit të integrimit./CNA
Deputetja e Partisë Socialiste Romina Kuko në fjalën e saj...
Ministrja e Shtetit, njëherësh Kryenegociatorja Majlinda D...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i pra...
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipër...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka qenë i pran...
Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka marrë pjesë në taki...
Kryeministri Edi Rama shprehu sot një kritikë për të gjith...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ba...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Edicionin e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzua...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot hap...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës në...
Deputeti Saimir Koreshi komentoi sot projektligjin për gju...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu ngriti sot shqetësimin e ti...
Këtë të martë, në Tiranë do të mbahet sesioni i parë i tak...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, shprehu sot shqetësimin lidhu...
Një grup prej 45 deputetësh të opozitës kanë bërë sot një ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me përballjen ...
Liburn Aliu ka marrë detyrën e tij të re si drejtori i Por...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...