Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit.
Në fjalën e tij Peleshi tha se integrimi në BE është objektivi strategjik i Shqipërisë deri në vitin 2030.
"Për mëse një dekadë, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe të Kuvendit të Shqipërisë janë mbledhur në këtë forum për të diskutuar dhe vlerësuar zhvillimet në lidhje me procesin e reformave të Shqipërisë.
Sot, jemi krenarë teksa pranojmë, falë edhe punës së këtij komiteti, që Shqipëria gjendet sot në një pozitë shumë të fortë pasi ka hapur negociatat për pesë grupkapituj dhe po përgatitet për të hapur negociatat për grup kapitullin e fundit.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi kryesor strategjik i Shqipërisë. Synimi ynë është që të përfundojmë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe t’deri në i bashkohemi zyrtarisht Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.
Jemi të përkushtuar në këtë proces ambicioz dhe kompleks, pasi jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike që anëtarësimi në BE do ti sjellë Shqipërisë dhe popullit shqiptar".
Peleshi deklaroi se integrimi nuk është vetëm objektiv i qeverisë por edhe i 91% të shqiptarëve.
"Vlen të theksohet se ky është qëllimi jo vetëm i qeverisë, por edhe i një shumice të konsiderueshme të popullsisë shqiptare, me 91% të shqiptarëve që kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin në BE.
Për më tepër, rruga e Shqipërisë drejt integrimit evropian është një vizion që i kapërcen dallimet politike, të bashkuar në bindjen se integrimi evropian është rruga më e mirë për të ecur përpara për mirëqenien, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë.
Ne jemi shumë krenarë për faktin që në Kuvendin e Shqipërisë ka një konsensus unanim mbi rëndësinë e anëtarësimit në BE. Të gjitha forcat politike, institucionet shtetërore dhe shoqëria civile janë të angazhuar për të çuar përpara agjendën evropiane.
Kam dëshirë ta theksoj këtë fakt pasi është e rëndësishme ta pranojmë që përgjegjësia e integrimit në BE nuk i takon vetëm qeverisë.
Ne e dimë që anëtarësimi përfshin dhe i përket Shqipërisë dhe të gjithë forcave politike, të gjithë institucioneve publike, sipërmarrjes dhe shoqërisë civile. Ky nuk është një proces që mund të udhëhiqet nga një parti politike apo një pjesë e popullsisë. Shoqëria, në të gjithë komponentët e saj, duhet përfshirë në këtë proces.
Parlamenti është forumi që bën bashkë qeverinë dhe partitë opozitare, ndaj garanton që procesi të mos formësohet vetëm nga shumica qeverisëse, por edhe nga të gjithë zërat që përfaqësojnë shoqërinë tonë.
Dëshiroj të theksoj që Kuvendi do të vijojë të udhëheqë procesin e integrimit, duke synuar garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit
Përballimi me sukses i sfidave të negociatave kërkon një rol mbikqyrës të shtuar të Kuvendit, përfshi angazhimin aktiv të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian në procesin e negociatave. Këto organe do të luajnë një rol kyç në mbikqyrjen e ecurisë dhe sigurimin e zbatimit efektiv të kushteve të nevojshme për hapjen dhe mbylljen e kapitujve".
Kryetari i Kuvendit tha se ky institucion do të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE për secilin kapitull negociues si përsa i përket përafrimit të legjislacionit ashtu edhe për transparencën dhe informimin e publikut.
"Një aspekt kyç i këtij procesi është përgjegjësia e Kuvendit për të garantuar që Shqipëria të përmbushë kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për secilin kapitull negociues.
Kjo përfshin jo vetëm përafrimin e legjislacionit, por edhe zbatimin e reformave dhe standardeve të nevojshme.
Kuvendi do të vazhdojë të monitorojë nga afër ecurinë e negociatave, në bashkëpunim me grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë jo-politikë, për të garantuar që procesi të mbetet transparent dhe gjithëpërfshirës.
Kuvendi është gjithashtu i përfshirë fort në procesin e negociatave, veçanërisht për Kapitullin 1 “Themeloret”, i pari për të cilin u hapën negociatat dhe i fundit qe do të mbyllet.
Në këtë kontekst, do të doja të përmend që në kuadër të përmbushjes së kritereve të ndërmjetme për Grupkapitullin 1, së fundmi:
- Me nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit, Institucionet e Pavarura po raportojnë në seancë plenare;
- Në Kuvend janë depozituar tre nisma ligjore: Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, Projektligji “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, të cilët do ti nënshtrohen procedurës parlamentare të shqyrtimit dhe miratimit.
Ne besojmë se informimi i publikut në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE është shumë i rëndësishëm. Garantimi i mirë-informimit të qytetarëve jo vetëm forcon legjitimitetin demokratik të procesit, por edhe nxit një mbështetje më të gjerë të shoqërisë.
Duke ruajtur transparencën dhe duke informuar rregullisht publikun në lidhje me statusin e negociatave, sfidat e hasura dhe progresin e arritur, Kuvendi do të luajë një rol thelbësor në krijimin e besimit.
Vemendja e shtuar për komunikim të hapur do të garantojë që publiku të jetë i angazhuar dhe mbështetës ndaj hapave që po ndërmerren drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ndërsa sfidat e negociatave bëhen më komplekse, Kuvendi është i vendosur të forcojë kapacitetet e tij duke krijuar ekspertizë në fushat e politikave të BE-së, një ekspertizë që është thelbësore për udhëheqjen dhe monitorimin efektiv të procesit të negociatave.
Me zgjerimin e ekipit tonë të profesionistëve të kualifkuar, do të forcojmë aftësinë e Kuvendit për të adresuar sfidat e reja, për të marrë vendime të mirëinformuara dhe për të lehtësuar një proces më efikas dhe efektiv të integrimit në BE", deklaroi Peleshi./CNA
Kryeministri Edi Rama shprehu sot një kritikë për të gjith...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ba...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Edicionin e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzua...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot hap...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës në...
Deputeti Saimir Koreshi komentoi sot projektligjin për gju...
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu ngriti sot shqetësimin e ti...
Këtë të martë, në Tiranë do të mbahet sesioni i parë i tak...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, shprehu sot shqetësimin lidhu...
Një grup prej 45 deputetësh të opozitës kanë bërë sot një ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me përballjen ...
Liburn Aliu ka marrë detyrën e tij të re si drejtori i Por...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të martë lidh...
Gazetari Blendi Fevziu tha se Shqipëria nuk e ka hapësirën...
Drejtuesi i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në MC...
Rusia i ka ndjekur me dronë civilët që jetojnë pranë vijës...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një lidhje direkte në...
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arb...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...